Biznesmeni Sead Kocan u parqit në gjykatën Shkupi 1, për gjykimin ‘Trust’ ku ai ëhstë I akuzuari I parë, Aktuale.mk. Në këtë rast janë të akuzuar edhe dy persona fizikë dhe tre juridik, në mesin e tyre drejtuesit e ndërmarjeve Transmet, Sileks dhe Vato nga Studenicani për pjesëmarrje në një tender në Elem.
Author: Adijat
Ministria për shoqëri informatike dhe administratë sot në Shkup organizoi debat për Projek-ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele. Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, fajëson qeverinë se përmes zbatimit të gjobave për raportim joetik të mediave dëshiron të fus cenzurë, veprim i cili është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Selmani shpjegoi se qeveria praktikisht synon të zgjasë duart në përmbajtjet mediatike dhe kështu të luajë rolin e kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës dhe të ju thotë gazetarëve se çfarë është informim etik dhe joetik. „Ju jeni në kundërshtim me pikëpamjet tuaja, nga njëra anë ju thoni që mbështetni vetë-rregullimin në…
Shqipëria nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë lidhur me rastin e Kumanovës, megjithatë autoritet shqiptare kërkojnë që procesi të jetë transparent dhe në përputhje me standartet europiane, raporton Almakos. “Shpresoj se të gjitha autoritet e maqedonisë, në mënyrë të veçantë ato gjyësore do të jenë të interesuar për të demostruar standarte evropiane, përderisa anëtarësimi në NATO dhe BE është qëllim i përcaktuar i Maqedonisë”- tha presidenbti Meta. Për dallim nga rasti i Kumanovës për të cilin presidenti Meta ishte më i përmbajtur duke e quajtur çështje të brendshme të Maqedonisë, për rastin e Edmond Temelkos shfaqi…
Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, sot gjatë qëndrimit në Shkup ka deklaruar se ligji për gjuhën shqipe nuk është prioritet i qeverisë maqedone dhe ai nuk është kusht për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Bashkimit evropian për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë. Megjithatë, Han theksoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që ligji të miratohet sa më shpejtë të jetë e mundur me kusht që të jetë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias. “Tani është e rëndësishme që qeveria dhe faktorët tjerë të vendit të jenë të fokusuar në ligjet dhe kushtet, të cilat janë…
Ndryshimet e Ligjit për tatim personal të fitimit në mënyrë negative do të reflektojnë mbi bujqit, ndërsa një pjesë e zgjidhjeve të parapara posaçërisht do të godasin prodhuesit më të vegjël dhe më të varfër, konsideron Federata kombëtare e fermerëve (FKF). Ndryshimet, reagon FKF, janë bërë shumë shpejtë, pa debat publik, transparent dhe pa u informuar dhe konsultuar palët e involvuara, duke përfshirë edhe shoqatat e bujqve. “Mund të bëheshin ndryshime bashkërisht të cilat do të jenë në interes të të gjithëve. Janë shumë të rëndësishëm bashkëpunimi, ekzistimi i dialogut dhe debatit publik të cilat për këto ndryshime ligjore mungonin”,…
Sot pas mesditës në lagjen Vardarska të Tetovës afër xhamisë së Rinisë ka ndodhur një vetërasje. Sipas informatave jozyrtare Sokol I. rreth moshës 25 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë. Ende nuk ka informata për motivet e këtij rasti të rëndë.
Pragu i informimit dhe alarmimit për ndotjen e ajrit me grimcat PM10 do të ulet prej pesë në dy. Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ky si projekt tashmë po përgatitet, ndërsa sektori joqeveritar reagon se bëhet fjalë për prag të lartë të koncetrimeve dhe se duhet të ndiqen praktikat në vendet evropiane dhe ato të organizatës botërore të shëndetësisë. Sipas propozimit të Ministrisë, në vend të informimit të deritanishëm për ndotjen e ajrit me grimcat PM10 prej pesë ditëve ulet në dy ditë, por me koncentrime të matura mbi 100 mikrogramë. Pragu për alarmim me propozimin e…
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për ndërtimin e qendrës për zhvillim të hershëm të fëmijëve në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në fshatin e Kumanovës, Çerkez. Qendra do të locohet në një pjesë të shkollës. e cila do të adaptohet për atë dedikim dhe do të përfshijë 60 fëmijë të moshës parashkollore. Sipas Dimitrievskit, kjo është mundësi e mirë që të përfshihen fëmijët e moshës prej tre deri gjashtë vjeç në arsimin parashkollor, duke e pasur parasysh kapacitetin e tejkaluar të kopshteve të fëmijëve në Kumanovë. “Së…
Avokati i Popullit me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve dërgoi kumtesë në të cilën theksohet se të gjithë duhet të punojmë në zhvillimin e vetëdijes për tolerancë te fëmijët dhe eliminimin e të gjitha llojeve të dhunës. “Rëndësi vendimtare për gjeneratat e ardhshme është të krijohet ambient për bashkëjetesë, respektim të diversiteteve me qëllim të krijimit të një shoqërie në të cilën çdo fëmijë do ta dijë se dialogu, e jo dhuna, është bazë për zgjidhjen e cilitdo problem. Jemi të vetëdijshëm se që të ketë zhvillim harmonik të personalitetit të secilit fëmijë, duhet të krijojmë…
Presidenti Ilir Mera është pyetur nga gazetaret rreth, qëndrimit te tij për rastin “Lagjja e Trimave” META tha se nuk mund të përzihet ne çështjet e brendshme te Maqedonisë, por se shpresoj sedo ku proces do te vazhdoje me tej me transparence maksimale dhe te tregohet nivel evropian ne drejtim të kryhet rasti. META gjithashtu foli edhe për rastin e Edmond Temelkos, duke thënë se gjendja tij shëndetësore është seriozisht e rende kështu, Shqipëria interesohet për ketë rast sepse Temelko është zyrtar dhe shtetas I Shqipërisë, por qe posedon edhe nënshtetësinë e Maqedonisë. Evi Shkopi Almakos.com
Me nderime ushtarake dhe me intonimin e himnit të dyja vendeve rreth orës 09:45 minuta presidenti i Shqiperise, Ilir Meta, mberriti në ” Vilën Vodno” ku u prit nga homologu i tij Gjorgje Ivanov me ceremoni shtetërore. Dy presidentet do të kenë takim tek-a-tek dhe reth orës 11:30 minuta do te kenë edhe konferencen e përbashket per media ku edhe do të përgjigjen në pyeyjet e gazetareve. Interes të madhë kishte në mediat ne Maqedoni për këtë takim, por jo edhe nga mediat në shqiperi. Ilir Meta pritet të qëndroj dy ditë në Maqedoni. Presidenti i Shqipërisë duhet që të…
Ligji për gjuhën shqipe do të jetë sërish në qendër të vëmendjes duke filluar nga dita e hënë. Pas votimit të leximit të parë, ku VMRO-DPMNE-ja votoi kundër, ky propozim ligj më datë 22 nëntor do të jetë në Komisionin Kuvendor për Çështje Evropiane, por megjithatë partitë deri të hënën mund të bëjnë propozimin e amendamenteve. Nga VMRO-DPMNE këmbëngulin në qëndrimin e tyre se ky propozim-ligj është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë andaj thonë se për të ndryshuar pjesët që bien ndesh me kushtetutën do të përdorin mundësinë e propozimit të amendamenteve. “Ligji për dygjuhësi është tërsisht…

