Debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin kulturor të
Republikës së Maqedonisë për vitin 2018-2022 do të mbahet sot në Ohër në kuadër të debateve për çështjen që shoqata civile “Jadro” dhe Ministria e Kulturës e organizojnë në disa qytete në vend.
Qëllimi i debateve që realizohen me mbështetje të Fondacionit “Shoqëri e hapur – Maqedoni, sektorit civil dhe vetëqeverisjes lokale është decentralizimi i debatit për strategjinë në kulturë për periudhën e
ardhshme pesëvjeçare, me përfshirjen e të gjithë aktorëve, nga skena e pavarur dhe institucionet.
Në debate marrin pjesë përfaqësues nga organizata partnere “Jadro”, vetëqeverisja lokale dhe institucionet nacionale të kulturës, partnerët lokalë dhe sektori civil, përfaqësues të Grupit punues për strategji dhe të Këshillit për kulturë, si dhe artistë të pavarur dhe punonjës të kulturës.
Ministria e Kulturës, debatet nëpër qytete për projekt-strategjinë përveç me “Jadro”, i zbaton edhe me shoqatën civile “Kult-Tranzen” të mbështetur me Projektin për pjesëmarrje civile të USAID-it.
Debati publik intensiv me të gjitha palët e cenueshme do të zhvillohet deri në miratimin përfundimtar të strategjisë të paraparë për në fund të këtij viti.
Data 29.10.2026
Aktuale
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite
- Zëri i Arlinda Zekajt: Incizimet që tronditën opinionin publik
- VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake
- Skandali i neglizhencës policore në rastin e Arlinda Zekajt
- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik
- Reforma e ligjit për pasurinë: Gërvalla thekson se askush nuk është mbi ligjin


