Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, mijëra familje kaluan në territorin e Maqedonisë si refugjatë. Me mbarimin e konfliktit të armatosur, shumë prej këtyre familjeve u kthyen në vendin e tyre, por kishte edhe nga ata që për shkak të mungesës së dokumenteve ose skepticizmit për të ardhmen e tyre në Kosovë, qëndruan në Maqedoni.
Sot në Maqedoni jetojnë 317 persona që kanë ardhur si refugjatë në vitin 1999 dhe që mund të riatdhesohen. Një pjesë e tyre kanë vendosur të jetojnë në Maqedoni dhe tanimë janë integruar në shoqëri. Shumica i përkasin komunitetit romë apo ashkalinj.
Zyra në Shkup e Komisariatit të Lartë për refugjatët pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe homologët e tyre në shtetet fqinje, inkurajojnë kthimin e atyre pak familjeve të mbetura si refugjate në Maqedoni.
Data 29.10.2026
Aktuale
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite
- Zëri i Arlinda Zekajt: Incizimet që tronditën opinionin publik
- VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake
- Skandali i neglizhencës policore në rastin e Arlinda Zekajt
- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik
- Reforma e ligjit për pasurinë: Gërvalla thekson se askush nuk është mbi ligjin


