Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e mban seancën e 21-të.
Deputetët e miratuan plotësimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe ndryshimet buxhetore, ndërsa për pikat e tjera në rend dite do të vendosin në vazhdimin e caktimit të seancës të caktuar për në orën 15.
Para miratimit të rendit të ditës në vërejtje procedurale Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE sërish kërkoi heqje të flamurit evropian nga Propozim-ligji për përdorim të gjuhëve dhe mbajtje të debatit publik për ligjin. Më vonë kërkoi që propozim-vendimi për debatin publik, i cili është dërguar tek
kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të vendoset në votim, por u hodh poshtë.
Në vazhdimin e pasdites Kuvendi do të prononcohet për vendimin e dërgimit të një pjesëtari të ARMsë në operacionin paqësor “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, për Propozim ligjin për masat restriktive në lexim të parë, për propozim-ligjin për kryerje të Buxhetit të RM-së për vitin 2018 me procedurë të shkurtuar, si dhe ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për njohje të përbashkët dhe zëvendësim i lejeve të qarkullimit dhe të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për heqjen e ndërsjellë të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.
Data 29.10.2026
Aktuale
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite
- Zëri i Arlinda Zekajt: Incizimet që tronditën opinionin publik
- VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake
- Skandali i neglizhencës policore në rastin e Arlinda Zekajt
- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik
- Reforma e ligjit për pasurinë: Gërvalla thekson se askush nuk është mbi ligjin


