Investuesit e interesuar potencial për Feni Industri, të shoqëruar nga
përfaqësues nga tre bankat kreditore më të mëdha, prej nesër do të kryejnë kontroll fillestar në gjendjen e kombinatit me qëllim që të propozojnë plan për riorganizim në kohë adekuate.
Për këtë drejtuesi i përkohshëm i falimentuar, Mirosllav Anastasievski tanimë e ka informuar pronarin e tanishëm Kuniko, ndërsa pajtueshmëri parimore kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Fenit në takimin e sotëm me bankierët.
Për kombinatin ka tre investues të interesuar serioz, ndërsa paraqiten edhe të rinj. Bankierët nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe kompania bullgare Enekod të japë ofertë në qoftë se nuk i përmbushin kushtet e kërkuara. Nga investuesit potencial në Feni kërkojnë të kenë të paktën 20 milionë euro për financim të procedurës falimentuese, për mjete qarkulluese dhe për shlyerje të detyrimeve minimale ndaj bankave, si dhe detyrimeve ndaj kreditorëve.
Përfaqësuesit nga bankat shpresojnë se nuk do të kenë probleme gjatë kontrollit, por presin që pronari i tanishëm sërish përmes procedurave juridike të përpiqet ta zvarrisë procedurën e falimentimit për kombinatin e metalurgjisë. Thonë se procedura e falimentimit mund të evitohej në
qoftë se Kuniko kishte qëllim që t’i shesë aksionet e Fenit siç fillimisht ka njoftuar me ç’rast investuesi i ri duhej t’i paguaj borxhet prej 60 milionë euro plus një euro, por shtojnë se një qëllim i këtillë nuk ekziston, ndërsa Enekod nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Enekod madje nuk ka dëshirë ose fuqi financiare që ta ngrit koncentratin në vlerë prej 62.000 euro, që është nevojshme për punën e Fenit, që tanimë një kohë është i deponuar në Portin e Selanikut dhe për të cilin paguajnë qëndrim nga 1.200 euro në ditë.
Feni Industri SHA Kavadar ka borxhe prej rreth 60 milionë eurosh prej të cilave 40 milionë u ka borxh Bankës Komerciale SHA Shkup, Stopanska bankës SHA Shkup dhe Sillk roud banka SHA Shkup, ndërsa të tjerat disa kreditorëve të tjerë më të vegjël. Për shkak të borxhit tre bankat kreditore më të mëdha ngritën procedurë falimentimi për kombinatin, ndërsa gjykata kompetente në Veles e emëroi Mirosllav Anastasievskin nga Gostivari për drejtues të përkohshëm falimentues. Seanca e parë gjyqësore për falimentimin që duhej të mbahet më 13 nëntor në Gjykatën Themelore Veles pronari i tanishëm i Fenit e anuloi me kërkesë për përjashtim të gjykatës. Gjykata Supreme e refuzoi kërkesën dhe për më 29 nëntor është caktuar seancë e re gjyqësore në Veles.
Data 29.10.2026
Aktuale
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite
- Zëri i Arlinda Zekajt: Incizimet që tronditën opinionin publik
- VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake
- Skandali i neglizhencës policore në rastin e Arlinda Zekajt
- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik
- Reforma e ligjit për pasurinë: Gërvalla thekson se askush nuk është mbi ligjin


