Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin
e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
“Alfabeti, gjuha dhe shkrim-leximi janë shumë më shumë se vetëm mjet komunikimi, ato janë vlerë në vete, mbrojtës i traditës dhe identitetit kombëtar. Në nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit, u
kodifikua alfabeti shqip dhe kjo kishte ndikim të rëndësishëm mbi ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe mbi unitetin ndër shqiptarët”, thotë Xhaferi në urimin.
Republika e Maqedonisë, shton Xhaferi, është vend në të cilin kultivohen dhe respektohen dallimet dhe me kultivimin e pasurisë gjuhësore dhe kulturore të të gjithë qytetarëve, ne kontribuojmë kah ruajtja e vlerave të përbashkëta të përhershme dhe ky është investim për një ardhmëri më të mirë të gjeneratave tona të reja.
Data 29.10.2026
Aktuale
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite
- Zëri i Arlinda Zekajt: Incizimet që tronditën opinionin publik
- VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake
- Skandali i neglizhencës policore në rastin e Arlinda Zekajt
- Aldo Merkoçi në Këshillin Bashkiak: Ku është akti i transferimit të Veliajt? Dyshime për presion politik
- Reforma e ligjit për pasurinë: Gërvalla thekson se askush nuk është mbi ligjin


