Në Konferencën kushtuar inkuadrimit të vendeve nga Ballkani
Perëndimor në Bashkimin Evropian në Parlamentin Evropian në Bruksel sot dhe nesër marrin pjesë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të Artan Grubit, Nikolla Poposkit dhe Fadil Zendelit.
Në Konferencë, siç theksohet në kumtesën e Komisionit për Çështje Evropiane, theks i posaçëm u vendos në interesimin e fortë të Bashkimit Evropian ndaj stabilizimit të rasteve të kontinentit evropian, me çka ishte potencuar se stabilizimi i tillë nuk do të arrihet derisa vendet nga Ballkani Perëndimor nuk bëhen pjesë e Unionit.
Nga ana e deputetëve në Parlamentin Evropian ishte dërguar porosi se zgjerimi i Unionit do të vazhdojë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në pajtim me nivelin e realizimit dhe plotësimit të kritereve të domosdoshme kanë perspektivë të qartë në periudhën e ardhshme të përfshihen në këtë
familje.
Deputetët kishin pjesëmarrje aktive gjatë të gjitha sesioneve në Konferencë.
Në konferencë Grubi informoi për rrjedhën e procesit reformues në Maqedoni, për përkushtimin e shumicës së re për t’i përforcuar detyrat e dhëna nga Brukseli gjithnjë me qëllim që deri në fund të vitit të marrin rekomandimin e pa kusht për fillimin e bisedimeve , e madje edhe datë konkrete për fillimin e tyre.
Deputeti Poposki dërgoi apel tek përfaqësuesit e Unionit për prani më të madhe të tyre dhe vizibilitet në Republikën e Maqedonisë, si dhe për bashkëpunim më të madh të të gjitha vendeve të rajonit në pikëpamje të agjendës evropiane.
“Suksesi i integrimit varet nga mundësia për kontroll më të madh të Qeverisë nga Kuvendi”, tha Poposki.
Fjalim në sesionin mbajti edhe deputeti Zendeli kushtuar shfrytëzimit të instrumentit IPA -2.
“Fondet IPA janë pjesë dhe tendencë e Unionit për arritje të standardeve evropiane në interes të qytetarëve të vendit tonë dhe se me ndihmën e tillë financiare Republika e Maqedonisë ka gjasa ta modernizojë dhe përparojë shoqërinë”, theksoi Zendeli.
Konferenca paraqet mundësi të jashtëzakonshme për takime dhe mbledhje të deputetëve me kolegët e parlamenteve kombëtare, me kolegët e Parlamentit Evropian si dhe me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian dhe agjencitë e ndryshme të pranishme në Konferencë.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind
- (VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës
- (VIDEO) Shtrenjtimi i derivateve – Qytetarët të revoltuar, kërkojnë masa lehtësuese
- Kina paraqet propozimet mbi zgjidhjen e çështjes palestineze
- Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup


