Lindita Rroshkodoli, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Në Shënjestër” thotë se djali i saj Elisi nuk ishte i përfshirë në aktivitete që kishin të bënte me lëndët narkotike. Ajo vazhdon të besojë se vrasja e djalit të saj, ka lidhje me plagosjen që ai bëri në Belgjikë. “Nuk kishte lidhje. Këta janë vrasës me pagesë. Këta të jugut vijnë në veri, këta të veriut vijnë në jug. Unë pyes shokët. Ore i njihni? Po jo moj më thonë. Në Durrës që u kapën dy vetë, ai Plaku, ata janë marrë me drogë, por jo Elisi, as nuk i njihte. Janë…
Author: almakos
Emisioni ‘Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit, i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Shkodër më 30 gusht të vitit 2024. Dëshmia më interesante e marrë nga grupi hetues është ajo e personit të fundit me të cilin Elisi piu kafe i njëjti i cili nëna e tij thotë se ishte i pranishëm me të birin në momentin kur disa ditë më parë i humbën celësat e banesës ii cili rezulton të ishte edhe shok fëmijërie me Elisin. “Ditën e ngjarjes kemi qenë te lokali. Rreth 10 minuta…
Vrasja e Elisit e cila u krye nga persona të maskuar të cilët iu afruan me një makinë dhe qëlluan me breshëri plumbash. Makinë Benz C Class ngjyrë gri të cilën më pas ata dyshohet se e çmontuan në bazën e tyre në përpjekje për të humbur gjurmët. Ku tashmë grupi hetues kishte dyshime të arsyeshme se Voltan Xhani ishte organizatori dhe financuesi i atentatit ndaj Rroshkodolit. Rroshkodoli që thuhej se njihej edhe për miqësinë me grupin e Bajrave në Shkodër. Ku dyshimet më të forta të grupi hetues janë se vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër më datë 30…
Këshilli i Prokurorëve Publikë mbajti sot seancën e 28-të, në të cilën vendosi të ndërpresë funksionin e kryetares së Këshillit, Dushica Dimitrieska, për shkak të skadimit të mandatit të saj më 1 tetor të këtij viti, ndërsa përzgjedhjen e kryetarit të e ka shtyrë derisa zgjasin zgjedhjet lokale, kështu që deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, Këshillin e Prokurorëve Publikë ta drejtojë zëvendëskryetari i Këshillit, Bashkim Besimi. Në pikën “Të ndryshme”, Prokurori i Përgjithshëm Shtetëror, Ljupço Kocevski, u ndal te problemet me të cilat përballet Prokuroria Publike, duke theksuar mungesën e prokurorëve dhe shërbyesve civilë, si dhe burimet e…
Një sinjalizim për të shtëna me armë zjarri është marrë nga policia e Tiranës gjatë padites së sotme. Fillimisht u raportua se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ku dyshohej se të shtënat mund të jenë kryer nga një automjet në lëvizje. Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet përkatëse, besohet se një person ka parkuar makinën keq dhe më pas i kanë dëmtuar xhamin e automjetit. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.
Mbyllja e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës në vitin 1948 shkaktoi ndarje të dhimbshme për shumë familje shqiptare, duke lënë pas histori tragjike si ajo e Hanife Myzyrajt. Ajo, sot 82 vjeçare, përjetoi një ndarje të thellë nga nëna e saj, një histori që përmbledh dhimbjen e shumë të tjerëve që u ndanë nga të dashurit e tyre për dekada me radhë. Në qershor të vitit 1948, Hanifja, vetëm pesë vjeçare, u nis me gjyshin e saj për të vizituar dajallarët në Shqipëri. Ajo e ndjeu mallin për ta dhe vendosi të qëndronte atje për disa ditë. Por pas dhjetë…
Një sinjalizim për të shtëna me armë zjarri ka mbërritur në policinë e Tiranës ditën e sotme. Raportohet se ka dyshime se të shtënat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje në afërsi të Liqenit Artificial të Tiranës, ndërsa sinjalizimi ende po verifikohet nga autoritetet përkatëse. Sakaq, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka ngitur sot sërish shqetësime për trendet negative demografike në vend dhe ka porositur qytetarët që të krijojnë familje me më shumë fëmijë. Mickoski tha se recesioni demografik zgjat më shumë se 70 vjet, me çka ndau të dhëna alarmuese sipas të cilave, në vitin 1950 në Maqedoni ka pasur mbi 50.000 foshnja, ndërsa në vitin 2024 kemi vetëm rreth 16.000 foshnja. Kjo rënie, sipas tij ka dy arsye kryesore: emigrimi i të rinjve dhe ulja e natalitetit dhe e fertilitetit. Ai më tej shtoi se, edhe pse sipas regjistrimit të fundit ka mbi 1.8 milionë, numri…
Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike. Gjyqi u zhvillua me procedura të zakonshme dhe SPAK kishte nisur hetimet për çështjen që nga viti 2022. Xholi gjithashtu është përjashtuar nga administrata dhe funksionet publike për 5 vitet e ardhshme. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendimi i plotë i GJKKO-së: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit…
“Mjaft punuam për gjevrek dhe ujë”, “Duam paga si pagat tuaja”, “A nuk ju vjen turp”. Këto dhe shumë pankarta të tjera mbanin në duar të punësuarit e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, dhe SHPK-të “Florakom” dhe “Luna”, në protestat e ditës së sotme, ku kërkuan që tu paguhet paga e pa paguar e muajit gusht. Kryetari i sindikatës së të punësuarve të hotelerisë, turizmit, ekonomisë komunale-banesore, artizanateve dhe shoqëritë mbrojtëse të RMV-së Stojançe Kashikovski tha se në protestat e ditës së djeshme hasën në vesh të shurdhër prandaj sot kanë vazhduar me protestën. STOJANÇE KASHIKOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË HOTELERISË…
SPAK dërgon për gjykim për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën së Posaçme të Shkallës së Parë procedimit penal Nr. 15 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Rrok Gegaj – i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar ga neni 244, paragrafi dytë i Kodit Penal. Zyra Islamaj – e akuzar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga tërësia e…
Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se një nga projektet kryesore të programit të tij është modernizimi i shërbimeve komunale të pastrimit përmes vendosjes së kontejnerëve nëntokësorë.Sipas tij, ky projekt kapital, i quajtur “Çair pa mbeturina në rrugë”, parashikon zëvendësimin e të gjithë kontejnerëve ekzistues me një sistem modern dhe efikas, me buxhet prej 120 milionë denarësh dhe afat zbatimi prej 36 muajsh.“Kjo do të bëjë eliminim të ndotjes, fund të erërave të pakëndshme falë sistemit hermetikisht të mbyllur, kapacitet shumë më të madh grumbullimi (një kontejner nëntokësor zëvendëson 5–6 standardë) dhe parandalim të…

