Author: almakos

Avokati i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Ledio Braho, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Fierit, e cila vendosi lirimin me kusht të klientit të tij, pas mbi nëntë muajsh qëndrimi në burg. Në një deklaratë për mediat, Braho konfirmoi se gjykata pranoi kërkesën e Salianjit duke u bazuar në dokumentacionin dhe qëndrimet pozitive të institucioneve përkatëse. “Gjykata e Fierit, pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të Provës, si dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kërkesën e depozituar, vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht”, u shpreh Braho. Ndërkohë, pas përfundimit të seancës,…

Lexo më Shumë

Aktive janë gjithsej shtatë zjarre në ambient të hapur, një është lokalizuar dhe një është nën kontroll, ndërsa 23 janë shuar, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Aktive janë zjarret janë në Komunën e Prilepit – f. Beshishtë (zjarr në pyll të përzier), Komuna Makedonski Brod – midis fshatit Creshnevë dhe fshatit Slatin (pyll dhe shkurre), Komuna Çashkës – nën “Sollunska glava”, midis “Burimet e Babunës” dhe “Babina dupka” (aktualisht nuk ka flakë aktive, vetëm tym në pjesën shkëmbore), Komunën e Çuçer Sandevës – midis fshatit Bllace dhe fshatit Çuçer (pyll i përzier dhe bimësi e ulët), Komunën e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili po vuante një dënim me 1 vit burg për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Vendimi u mor nga trupa gjykuese pas dakordësisë së dhënë nga prokurori i çështjes, si dhe në bazë të raporteve pozitive të paraqitura nga Shërbimi i Provës dhe Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024, në lidhje me denoncimin që kishte bërë ndaj Geron Xhafës, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Me vendimin e sotëm të Gjykatës…

Lexo më Shumë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka ngritur shqetësimin për nivelin e ulët të kreditimit në sektorin bujqësor, gjatë një tryeze diskutimi të organizuar për nxitjen e financimit në këtë fushë jetike për ekonominë e vendit. Sejko theksoi se, ndonëse bujqësia siguron rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe punëson afro një të tretën e popullsisë, ajo përfiton më pak se 2% të totalit të kredisë në ekonomi. “Kjo është një mangësi që duhet korrigjuar sa më parë, nëse synojmë zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori jetik për Shqipërinë”, deklaroi Guvernatori. Ai bëri të ditur se Banka e…

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Në një kohë kur qytetet shqiptare përballen me probleme të theksuara në menaxhimin e hapësirave publike, diskutohet gjithnjë e më shpesh për dobësinë e autonomisë vendore dhe mangësitë në zbatimin e reformës territoriale. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, eksperti i çështjeve dhe qeverisjes vendore, Agron Haxhimali, flet hapur për sfidat reale që përjetojnë bashkitë në Shqipëri, për kontrollin e territorit, për ndërhyrjet nga qeveria qendrore dhe për nevojën urgjente për rishikimin e prioriteteve në reformën territoriale. Eksperti thekson se hapësira publike në Shqipëri është e rrezikuar nga zaptimet, keqpërdorimi dhe mungesa e mbrojtjes ligjore efektive në një…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 06:57 në magjistralen Suharekë – Shtime, në Qafë të Duhlës, shpërnjon Reporteri.net. Një motoçikletë, me në bord një çift shtetas maqedonas, u përplas pas një incidenti fatkeq, kur një endacak iu doli përpara, duke shkaktuar që drejtuesi i motorit të humbasë kontrollin. Ky aksident ka ringjallur një shqetësim dhe diskutime lidhur me sigurinë në rrugë, sidomos për udhëtarët dhe përdoruesit e motoçikletave, këtë sezon turistik. Pasagjerja, D.M., e lindur në 1985, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi, A.S., i lindur në 1979, ka mbetur i lënduar dhe…

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, rreth dy muaj pasi ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në muajin maj. I riu, me inicialet A. N., akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi më datë 14 maj 2025 ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin me inicialet F. R. Pas veprimeve hetimore dhe operative, policia bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e tij, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar ndaj 17-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni policor i koduar…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se në konkursin e fundit në Ministrinë e Mbrojtjes nga nga 26 punësime të reja, 25 janë maqedonas dhe vetëm një është shqiptar. Nga BDI thonë se kjo është dëshmi e qartë e një politike të organizuar për përjashtimin e shqiptarëve nga jeta institucionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një plani të strukturuar, i hartuar nga partitë maqedonase dhe oligarkia politike që në vitin 2022, i cili po zbatohet në mënyrë sistematike nga kjo qeveri. Qëllimi është i qartë:…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme, më 8 korrik, pritet të zhvillohet seanca gjyqësore që do të shqyrtojë kërkesën për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Gjatë seancës së mëparshme të mbajtur më 23 qershor, avokati i tij mbrojtës, Ledio Braho, bëri me dije se Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier kishte dorëzuar një raport pozitiv për sjelljen dhe qëndrimin e Salianjit gjatë vuajtjes së dënimit. Në vijim të procedurës, gjykata njoftoi Shërbimin e Provës që të hartojë dhe dorëzojë raportin përkatës mbi mundësinë e lirimit me kusht, duke i lënë afat deri në seancën e sotme.…

Lexo më Shumë

Nëpunës policor nga SPB Shkup dje në territorin e Gjorçe Petrov kanë privuar nga liria D.N. (57) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se rreth orës 21:40 i ka vënë flakën barit të thatë në lëndinën në rr.Stevo Cërvenkovski në Gjorçe Petrov. Siç kumtoi MPB-ja, D.N është vërejtur nga një qytetar, i cili e ka raportuar këtë në SPB Shkup, ndërsa nëpunësit policor menjëherë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe autori i krimit është privuar nga liria. Pas dokumentimit të rastit, kundër D.N. do të ngritet kallëzim përkatës penal. MARKETING

Lexo më Shumë

Me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, krijohen edhe kolona të gjata në pikat kufitare gjatë sezonit veror. Por, në orët e paradites të së martës, situata paraqitet e qetë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Kjo qetësi manifestohet edhe në faktin se autoritetet kanë marrë masa të ngutshme për të përmirësuar fluksin e kalimeve dhe për të ofruar një përvojë pozitive për ata që rikthehen në atdhe. Pikat kufitare, që shpeshherë ishin të mbingarkuara, tani po arrijnë të balancojnë fluksin dhe kërkesat e shumta të qytetarëve dhe vizitorëve. Pritjet për të hyrë në Kosovë, por edhe në dalje të saj,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për lirimin nga masa e sigurisë “arrest në burg”. Seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 12:00 në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi dhe anëtarë gjyqtarët Medi Bici dhe Sokol Binaj. Veliaj u arrestua më 10 shkurt nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK. Më 17 qershor, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës me garanci pasurore,…

Lexo më Shumë