Mjekësia tradicionale kineze dhe analiza e veçorive fizike zbulojnë lidhjet mes formës së hundës dhe karakterit të brendshëm. Kështu, analizimi i ngjyrës së syve, duarve, këmbëve, si dhe grupit të gjakut janë disa mënyra që janë përdorur deri tani për identifikimin e personalitetit. Forma e hundës ju vjen në ndihmë për të ditur më shumë rreth karakterit të dikujt që keni pranë. Forma e hundës, e cila shpesh injorohet, mund të tregojë shumë për personalitetin dhe sjelljet e individëve, duke sjellë një dritë të re mbi mënyrën se si i perceptojmë ata. Hunda e madhe: Personat me një hundë paksa…
Author: almakos
Edhe pse ligji për heqjen dorë ose ndalimin e TikTok është zyrtarisht në fuqi që nga janari, aplikacioni e ka ndërprerë shërbimin në SHBA vetëm për një ditë. Tani, The Information raporton se një marrëveshje për një shitje që përmbush kërkesat e ligjit është afër dhe do të vijë me një version të ri, të veçantë të aplikacionit, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë, çdo marrëveshje do të ketë nevojë për miratimin e qeverisë kineze, e cila është ende duke “u grindur” me administratën Trump për tarifat. Ky faktor mund të jetë një pengesë potenciale që ndalon lëshimin e aplikacionit të…
Maqedonia, e cila i mbijetoi luftërave ballkanike të viteve 90-të të shekullit të kaluar pa dhunë masive dhe në të cilën jetojnë njerëz të ndryshëm dhe grupe të ndryshme etnike dhe fetare që arritën të ndërtojnë një shoqëri paqësore, dikur ishte lidere në rajon kur, 20 vjet më parë, e filloi procesin e anëtarësimit në BE së bashku me Slloveninë, tha eurodeputeti austriak Tomas Vajc në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian gjatë një debati mbi raportin e tij për vendin për vitin 2023 dhe 2024 sonte. “Ku është Sllovenia sot dhe çfarë i ndodhi Maqedonisë së Veriut? Epo, kishte…
Kryetari i përkushtuar i komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, pas një karriere 25 vjeçare, nuk do të jetë më kandidat për postin e kryetarit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lajmi u konfirmua nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook, ku ai gjithashtu zyrtarizoi kandidaturën e Besnik Osmanit për të pasuar Berishën. “Nga një fitues tek tjetri. Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani”, shkroi Abdixhiku, duke theksuar kështu një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e komunës. “Me mirënjohje të thellë, falënderojmë Burim Berishën – njeriun që për 25 vjet, me 5 mandate…
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e së martës në emisionin “Log.” në News24 se dosja “Babale”, për të cilën u dënua me burg Ervin Salianji, nuk është hetuar siç duhet, dhe se e gjithë ngjarja është trajtuar në mënyrë të njëanshme. Sipas saj, nëse hetimi do të kishte qenë i plotë dhe pa ndikime, Salianji nuk do të kishte përfunduar në burg. “Nëse kjo histori do të ishte hetuar siç duhej, jo vetëm si politikan, por si qytetar, Salianji nuk duhej të shkonte fare në burg,” – tha Lala. Ajo ngriti dyshime të forta për mënyrën se si është menaxhuar…
Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar informacionin dhe i ka ngarkuar të gjithë anëtarët e institucioneve që aktualisht marrin pjesë në Komitetin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, përmes një qasje të koordinuar, që së bashku të paraqesin një amendament me qëllim tërheqjen e Projektvendimit të Komitetit që propozon që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e thesareve natyrore dhe kulturore botërore në rrezik. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në konferencën e sotme për shtyp, duke njoftuar vendimin e qeverisë, theksoi se “publiku duhet ta dijë të vërtetën se ky vendim është pasojë e drejtpërdrejtë e…
Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi këtë të martë ngjarjen e ndodhur më 15 qershor, ku një 30-vjeçar nga fshati Bylysh i bashkisë Memaliaj rezulton i zhdukur. Nga dëshmitë e deritanishme dhe të dhënat hetimore për këtë ngjarje, policia tashmë ka dyshime të forta se zhdukja e Eraldo Muçit, mesditën e 15 Qershorit, ka lidhje me motivin e hakmarrjes. Kjo për shkak të njohjes së tij me Aleksandër Sadikaj dhe besnikërisë që kishte ndaj Sanços dhe familjes së tij. Ndërsa, një tjetër pistë mund të jetë edhe ajo e ndonjë borxhi të mundshëm që Eraldo Muçi, mund t’u kishte personave të tjerë.…
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, përgatitur dhe drejtuar nga gazetarja Klodjana Lala, solli këtë të martë detaje të reja nga zhdukja e Eraldo Muçit, nga fshati Bylysh i Bashkisë së Memaliajt, i njohur si miku i “Sanços”, më 15 qershor.Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit. “Unë me djalin tim, Eraldon, për herë të fundit kam folur më 15 Qershor. Ai doli në mëngjes dhe atë ditë shkoi në Memaliaj. Aty ai…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, është takuar sot me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë Joani, për të diskutuar mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit institucional. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Gonxhja e cilësoi takimin si një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë, ku të dy palët ndanë ide për përditësimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë tek trashëgimia kulturore, monumentet historike, si dhe çështje të natyrës humane e sociale. “Midis fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet…
Kallëzim penal është ngritur kundër drejtorit të një shkolle fillore në Likovë i cili dyshohet se ka arritur një marrëveshje për punësim pa shpallur konkurs publik dhe pa siguruar paraprakisht fondet financiare nga Ministria e Financave. Me këtë veprim, siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, ai e ka dëmtuar Buxhetin e shtetit për 577.550 denarë. “SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër G.G. (51) nga fshati Likovë, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Gjatë vitit 2024, i paraqituri, si drejtor i një shkolle fillore…
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë policëve që u arrestuan mbrëmë nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia”, lidhur me rastin e tragjikes vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan. Ky rast, që ka tronditur opinionin publik, nxjerr në pah shqetësimet lidhur me përgjegjësinë e institucionetve të rendit. Lajmi për këtë procedurë është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila shpjegoi se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është bërë pas një hetimi të shpejtë për ngjarjen. Ajo tha se është e rëndësishme që të sigurohet një hetim i plotë dhe i paanshëm…
Bashkia Shkodër ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku kapiteni i anijes turistike, Arben Anamali, humbi jetën teksa tentoi të shpëtonte dy turistë që po rrezikonin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës. Në një mesazh ngushëllimi për familjen, institucioni vendor e cilëson aktin e tij si një shembull heroizmi dhe humanizmi, duke theksuar se Arbeni ka qenë një njeri i përkushtuar në shërbim të vizitorëve. “Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin,”…

