Në ditët e nxehta të verës, gjithmonë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë të jetë e mundur. Në fakt, e dini sa është temperatura ideale? Ka shumë teori për temperaturën ideale, por është lagështira e ajrit ajo që ka rëndësi. Një nga përfitimet kryesore të një kondicioneri të mirë është se ai krijon një ambient të rehatshëm duke ndihmuar në ruajtjen e një temperature optimale brenda. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se si ta menaxhojmë këtë pajisje gjatë ditëve të nxehta, për të shmangur ndjesinë e pakëndshme dhe problemet shëndetësore që mund të lindin nga…
Author: almakos
Pas lëkundjes së fortë në Bashkinë e Fierit, ku kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve vendorë për shkak të zaptimit të hapësirave publike, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës, ku po zhvillon një tjetër takim me drejtuesit lokalë dhe deputetët e qarkut. Ky është ndalesa e radhës në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike në qytetet bregdetare dhe jo vetëm, një fushatë që Rama e ka cilësuar si thelbësore për rregullin urban dhe përmirësimin e jetës publike. Më herët gjatë ditës, kryeministri kritikoi ashpër administratën e Fierit për tolerimin e zaptimeve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia…
Vera sjell me vete nxehtësinë, diellin dhe humorin e mirë, por edhe nevojën për të pirë më shumë ujë. Ndërsa temperatura rritet, trupi humbet më shumë lëngje përmes djersës, sidomos nëse jeni aktiv ose kaloni shumë kohë jashtë. Hidratimi i duhur nuk është vetëm një zakon i mirë, por thelbësor për shëndetin. Ai mban temperaturën e trupit të qëndrueshme, parandalon dhimbjet e kokës dhe marramendjen, dhe ju ndihmon të shijoni pushimet në maksimum. Sa gota ujë duhet të pini në ditë? Ekspertët rekomandojnë rreth 8 gota ujë në ditë, por kjo sasi ndryshon në varësi të nevojave tuaja. Në verë,…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur një vizitë zyrtare tre-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, e para e këtij niveli nga një lider i BE-së që pas Brexit, me synimin për të rifreskuar marrëdhëniet mes Londrës dhe Brukselit. Në një mesazh të publikuar në platformën X, Macron tha se “Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi përballë sfidave globale.” Ai theksoi fushat kryesore ku palët do të përqendrojnë bashkëpunimin: siguria, mbrojtja, energjia bërthamore, hapësira, inovacioni, inteligjenca artificiale, migracioni dhe kultura. Sipas Macron, objektivi është një bashkëpunim i prekshëm, efektiv dhe i përhershëm. Presidenti francez përshëndeti gjithashtu…
Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civlle me Planin e aksionit 2025-2028 është miratuar sot në mbledhje qeveritare. Pas një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe thellësisht konsultativ me organizatat e shoqërisë civile, institucionet shtetërore dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sot në Qeveri u miratua dokumenti strategjik që do të udhëheqë politikat shtetërore për forcimin e sektorit civil në katër vitet e ardhshme. Strategjia 2025–2028 fokusohet në dy fusha prioritare: krijimin e një mjedisi të favorshëm për funksionimin dhe zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe forcimin e partneritetit ndërmjet organizatave qytetare dhe institucioneve publike.Ky…
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e së hënës në bashkinë e Fierit, në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike në qytetet kryesore të vendit. Në hyrje të godinës së bashkisë, Rama është parë i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila mban edhe postin e drejtuese politike të PS për qarkun Fier.
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka folur për zgjedhjet lokale. Ai tha se partitë e koalicionit qeveritar do të bashkëpunojnë, ndërsa theksoi se ende nuk kanë vendosur për emrat e kandidatëve për kryetar komunash. “Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”. “Sa…
Një zjarr masiv në zonën Le Pennes-Mirabeau, pranë qytetit të Marsejës, ka detyruar pezullimin e plotë të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence. Sipas administratës së aeroportit, të gjitha nisjet dhe mbërritjet janë ndalur që nga mesdita, ndërsa një pjesë e fluturimeve janë devijuar drejt aeroporteve të Nicës, Nîmes dhe qyteteve të tjera përreth. Autoritetet lokale kanë theksuar se po e monitorojnë situatën nga afër, ndërkohë që ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por tym i dendur dhe përhapje e shpejtë e zjarrit kanë krijuar rrezik…
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te situata në Theth, ku janë larguar disa struktura të paligjshme që ai i cilësoi si “plagë mjedisore”. Ai bëri të ditur se strukturat shtetërore po punojnë për pastrimin e plotë të zonës, ndërsa paralajmëroi masa edhe ndaj organeve të drejtësisë. “Vazhdojmë të pastrojmë plagën e tmerrshme që iu hap Thethit. Ministria e Drejtësisë po përgatit dokumentacionin për t’i kërkuar KLP-së hetim për prokuroren, por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës,” deklaroi Rama gjatë një komunikimi në rrjetet sociale. Kryeministri akuzoi prokuroren që ka trajtuar çështjen për mungesë veprimi, duke theksuar se “ka…
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar një sipërfaqe prej 276.5 hektarësh tokë në fshatin Hasturkas, Libofshë, e përfituar në mënyrë të paligjshme përmes dokumenteve të falsifikuara. Sipas njoftimit zyrtar, pasuria e paluajtshme e llojit “kullotë” dhe “pyll” ishte kaluar në pronësi të një shtetasi me inicialet T.Zh., përmes një kërkese dhe vendimi të datës 26 shtator 1999 të ish-Komunës Libofshë, si dhe një vërtetimi të lëshuar më 10 tetor 1999 nga Komisioni i Verifikimit të Pronësisë. Nga hetimet e Prokurorisë është vërtetuar se këto dokumente janë të falsifikuara, pasi në to mungojnë shkrimet dhe nënshkrimet e anëtarëve të komisionit, fakt i…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Veliaj kishte kërkuar ndryshimin e masës, me pretendimin se nuk ekzistojnë më kushtet për të qëndruar në qeli, por trupa gjykuese vendosi ta refuzojë kërkesën. Edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit, përpjekjet e Veliajt për të siguruar lirinë janë rrëzuar njëra pas tjetrës. Kryebashkiaku ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet nga SPAK për një sërë akuzash të rënda, përfshirë korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në dosjen hetimore janë të përfshirë edhe familjarë…
Gazeta Insajderi merr vesh që në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prokurorisë, tashmë ka arritur raporti fillestar i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27 vjeçari para se të prangosej nga policët, tashmë të suspenduar e nën masën e ndalimit, vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja. Në raportin fillestar ende nuk është specifikuar nëse ndrydhja ka shkaktuar sulmin në zemër, apo asfiksion (pengim të rrugëve të frymëmarrjes), por një zgjerim i raportit pritet të bëhet ditëve në vazhdim. Ditëve në vazhdim, IML…

