Tërmet me një intensitet prej tre gradë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike është ndjerë pasdite në Vallandovë, Strumicë dhe zonën përreth. Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup njoftoi se tërmeti është regjistruar në orën 13:35 me epiqendër që kishte që vjen nga rajoni i Vallandovës, 123 kilometra në juglindje të Shkupit. Tërmeti ka një magnitudë lokale prej 2.9 ballë sipas shkallës Rihter. MARKETING
Author: almakos
GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Shkëlzen Selimi akuzohej për “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në seancën e sotme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, vendosi seklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen K. Selimi. Njoftimi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:…
Nga sonte ulen çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për 1.50 denarë/litër dhe të mazutit M-1 NS për 0.174 denarë/kilogram, ndërsa EURODIZEL (D-E V) do të rritet me 0.50 denarë/litër, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së: Nafta – 70,0 den/l Benzina BS 98 – 76,0 den/l Benzina BS 95 – 74,0 den/l MARKETING
Djersitja e tepërt gjatë verës është një ndjesi e pakëndshme, por për fat të mirë, ajo mund të lehtësohet shumë thjesht me disa pije që ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës optimale të trupit. Gjatë verës, ndihma natyrale për të mbajtur nën kontroll djersitjen mund të vijë në forma të thjeshta siç janë disa pije të freskëta dhe të shijshme. Një rekomandim i shkëlqyer është ngrënia e një lugë fara susami me pak kos çdo mëngjes. Këto përbërës ndihmojnë në uljen e temperaturës së trupit, dhe të gjithë ata që e provuan këtë përzierje raporton se kanë ndier një lehtësim të…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura. Takimi u zhvillua në ambientet e Bankës së Shqipërisë dhe u fokusua në ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke e vlerësuar Spanjën si një partner të rëndësishëm evropian. Guvernatori Sejko i prezantoi Ambasadorit panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot mbajti një konferencë për media, ku deklaroi se për një vit janë hapur procese të rëndësishme në disa sektorë. Ai theksoi se si ministër i Shëndetësisë, është pjesë e kësaj përbërjeje pak më shumë se një muaj, por edhe kjo periudhë ishte e mjaftueshme për t’ia filluar vendosjen e bazave për një qasje sistematike, të bazuar në të dhëna, zgjidhje digjitale dhe menaxhim që sjell rezultate. Ministri gjithashtu thotë se digjitalizimi nuk zëvendëson përgjegjësinë, por është vegël për matje, ndjekje dhe përmirësim të saj. AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË ‘’Portali që kemi, mundësia që…
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kolonjë, ku është gjetur i dekompozuar trupi i një personi pranë stacionit elektrik në fshatin Shtikë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull, por ende nuk është konfirmuar identiteti i tij. Trupi është gjetur rreth orës 15:00. Mësohet se në trupin tij nuk ka dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe mendohet se trupi ka rreth 6 muaj në zonë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të plota të…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetje me disa akuza nga opozitarja LSDM, zbuloi se raundi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor. “LSDM ka retorikën e saj, ka komunikimin e vetë politik. Unë nuk do ta komentoja. Të presim të vijë 19 tetori, në ora 20 do t’i dëgjoni rezultatet dhe gjithçka do të jetë e qartë. Dmth zgjedhjet, raundi i parë do të jetë më 19 tetor? Po, ashtu është nga ajo që e kam marrë si informacion nga Kuvendi. Do të shpallen diku 7-8 gusht, raundi i parë duhet të jetë…
100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA). Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Proda falënderoi Ambasadorin dhe BKA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite dhe theksoi se pajisjet e dhuruara do të përdoren me përgjegjësi të plotë…
Policia Kufitare në Morinë ka goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit në territorin shqiptar. Gjatë një kontrolli të imtësishëm në pikën kufitare, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, pasi në automjetin e tij tip “Benz” u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Automjeti dhe sendet e paligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme ligjore. Njoftimi i policisë: Morinë, Kukës Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në…
Pas lirimit nga masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut. Ai deklaroi se prej 20 muajsh ishte i privuar nga liria nëpërmjet një procesi që e cilësoi politik, i cili sipas tij u “ndot rrugës” dhe që tani përfundoi me lirimin e tij. Dhëndri i Berishës pretendon gjithashtu se gjatë këtij procesi është hetuar nga shteti në pesë breza të ndryshëm. Malltezi njoftoi se do të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e pësuara, i cili pritet të arrijë në rreth 3 milionë lekë. Jamarbër Malltezi: Ishte një farsë politike. Nuk ka…
Policia në Lushnjë ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka hyrë me dhunë në banesën e një 35-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Uniformat blu po vijojnë punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.

