Gjykata e Posaçme ka vendosur heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e zëvendësuar atë me garanci pasurore. Malltezi është marrë i pandehur në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Partizani”, dhe u arrestua fillimisht më 22 tetor 2023 me kërkesë të SPAK. Më pas, Apeli i GJKKO vendosi më 21 nëntor 2023 që ai të mbahej në arrest shtëpie. Pas vendimit të fundit, Malltezi deklaroi për mediat se:“U hoq masa e arrestit me garanci pasurore. Ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, një urdhër…
Author: almakos
Qytetarët që udhëtojnë brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm nuk janë përballur me pritje të gjata në pikat kufitare të vendit. Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, të publikuara në orën 08:10, tregojnë se në asnjë pikë kufitare nuk ka kolona të automjeteve apo pritje të gjata. Kjo është një lajm inkurajues për ata që planifikojnë të udhëtojnë, veçanërisht në periudhën e verës, ku fluksi i qytetarëve dhe turistëve përmes kufijve është tradicionalisht më i lartë. Sipas raportit, koha e pritjes në hyrje dhe dalje në të gjitha pikat…
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se BDI nuk duhet të akuzojë se gjoja Maqedonia e Veriut është zhytur në “botë serbe”. Nga VLEN thonë se “BDI që për vite të tëra mbylli sytë ndaj projekteve destabilizuese të Serbisë në rajon, duke u bërë vegël e tyre në kurriz të shqiptarëve dhe qytetarëve të këtij vendi”. “Është partia, funksionarët kryesor e të cilës tentuan me çdo kusht të rikthejnë në vend Gruevskin e ta lirojnë Mijallkovin. Pyesim publikisht: A harruan që pikërisht ish funksionarët e BDI-së ishin të parët që e përqafuan me entuziazëm nismën “Open Balkan”, projektin…
Një tjetër shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga, si rezultat i bashkëpunimit mes strukturës FAST Albania dhe autoriteteve ligjzbatuese të Kroacisë dhe Italisë. I arrestuari është Arjan Toçi, 23 vjeç, banues në Peshkopi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e L’Aquilas, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, në kuadër të një organizate kriminale. Operacioni i ndalimit u krye në territorin kroat, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale përmes rrjetit ENFAST, një strukturë bashkëpunimi e vendeve të Bashkimit Europian për lokalizimin dhe…
Për momentin në vendin tonë ka 12 zjarre në qiell të hapur, prej të cilëve katër janë aktivë, një është lokalizuar, ndërsa shtatë janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Aktive janë zjarret në Komunën Prilep: fshati Beshishtë, ku është kapluar pyll i përzier, në Komunën Makedonski Brod në fshatin Creshnevë ku po digjet pylli me lisa dhe shkurre. Në Komunën Çashkë, ndërmjet burimeve të Babunës, vetëm tym në pjesën tokësore (zjarr pyjor). Në Komunën e Çuçer Sandevës: midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer, është djegur një pyll i përzier dhe bimësi e ulët. Dy helikopterë policie, një helikopter…
Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tri sipërfaqe toke pranë autostradës TEG–Tiranë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve dhe një pikë karburanti në afërsi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit Nr. 1 dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë në kohë për shuarjen e flakëve dhe për të identifikuar autorin e dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u arrestua shtetasi J. S., banues në fshatin Mjull Bathore. Njoftimi i policisë: Tiranë Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve në zonë dhe 1 karburant në afërsi,…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kriza politike në Kosovë ka mbërthyer vendin mes dy opsioneve, formimit të institucioneve të reja ose shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këtë situatë, partitë politike dhe analistët kanë qëndrime të kundërta për mënyrën e rrugëdaljes nga bllokada. Në koalicionin LVV-Guxo-Alternativa insistojnë në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, mirëpo thonë se nëse vazhdohet situata aktuale, edhe zgjedhjet mund të shihen si zgjidhje. Kjo situatë pasqyron një krizë të thellë institucional, e cila po pengon zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës. Dy partitë e tjera, PDK dhe LDK, thonë se…
Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e Bashkimit Europian, por ndërkohë vendi ka peshën më të lartë të bujqësisë në të gjithë Europën. Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se sektori i “bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve” kontribuoi me 17.9% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqipërisë në vitin 2024. Kjo peshë është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1.7%, por dhe më shumë se dyfishi krahasuar me shtetet e rajonit. Në vend të dytë është Kosova, ku bujqësia…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 112.4 lekë dhe do shitet me 113.9 lekë.
Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se sonte ata kanë hapur shtabin zgjedhor në Strugë, shkruan SHENJA. Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në një postim në rrjetin social facebook shkroi se sonte Struga u zgjua për ndryshim dhe se foli qartë. “Në zemër të qytetit tonë të bukur, u hap me madhështi shtabi për zgjedhjet lokale, vendi ku nis organizimi për ndryshimin që e kemi pritur gjatë. Qindra struganë të mbledhur, energji e jashtëzakonshme, besim i palëkundur, ky është urimi më i mirë drejt fitores që na pret! Shef i shtabit do jetë Albrim Hoxha, një djalë i përkushtuar, i guximshëm, me vizion…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Gryk-Çajë, Kukës. Burime bëjnë me dije se një makinë për arsye ende të panjohura ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i vrarë një 65-vjeçar, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. “Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njoftojnë blutë e Kukësit. Njoftimi i policisë Kukës / Informacion paraprak Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet…

