Author: almakos

Dy ditë para zgjedhjeve, Lista zgjedhore është e përfshirë në një kaos të parregullsive. Kështu vlerësojnë nga Organizata joqeveritare “Civil”. Xhabir Deralla, deklaroi se KSHZ patjetër duhet ta fokusojë përgjegjësinë tek individë dhe grupe të cilët janë përgjegjës për kaosin e shkaktuar në Listën zgjedhore. Civil kërkon nga të gjithë aktorët, që në mënyrë kategorike të garantojnë zgjedhje të ndershme dhe në atmosferë të qetë dhe demokratike pa dhunë. “Maqedonia i pret këto zgjedhje kritike për Maqedoninë, në kohë kritike për Maqedoninë me havari të pltoë të Listës zgjedhore dhe me të gjitha kryqëzimet në terren dhe ato softuerike  ne…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov u bëri thirrje qytetarëve qëmë 11 dhjetor të dalin ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe obligimin e tyre civil. Ai tha se qytetarët duhet të votojnë sipas bindjes së tyre dhe opsionit për të cilën ata besojnë se është zgjedhja më e mirë për Maqedoninë. Të gjithë atyreqë janë të përfshirë në procesin zgjedhor, presidenti Ivanov u bën thirrje të tregojnë nivel të denjë të kulturës politike dhe ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. “Në atmosferë demokratike, siç i ngjan një vendi demokratik, pres më 11 dhjetor njëzëri të përshëndetet dhe…

Lexo më Shumë

Afrim Gashi nga koalicioni “Rilindje me BESË”, para banorëve të Çairit tha se shpërndarja e votës bëhet vetëm nëse votohet BDI-ja, ngase vota për ta është votë për Gruevskin. “Në vitin 2013 kur 150 mijë shqiptarë e votuan këtë subjekt ai pa asnjë hezitim shkoi atë kuti me 153 mijë vota dhe shpresa të shqiptarëve ja dërgoi Nikolla Gruevskit që ai pastaj ta bëj ‘Lagjen e Trimave’, ‘Monstrën’, rrahjen fëmijëve, gjithë këto fatkeqësi për shqiptarët.”, deklaroi Afrim Gashi. Ai poashtu pyeti se deri ku shqiptarët do të jetojnë në lagje të getoizuara, siç është Dizhoni, Gazi Baba, Serava, pa ujësjellës,…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA, dega e Lubotenit ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së Ali Ahmetit i cili ju ka bërë apel banorëve të Lubotenit që të falin të këqijat që ju kanë ndodhur, duke aluduar në masakrën e Johan Tarçullovskit. Falja sipas Ahmetit duhet të bëhet për hirë të viktimave që siç tha ai, kanë vdekur në rrethana të vështira. Nga Lëvizja BESA- Luboten thonë se do të ishte mirë së pari një herë të tregohet se çka duhet falur dhe duhet të pranohet faji. Ja dhe reagimi i tyre i plotë: Për kërkimfaljen e Ali Ahmetit në Luboten !…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale publike sot në ueb faqen e saj publikoi se është rritur numri i kërkesave për numrat telefonike të ndjekura në mënyrë të paligjshme dhe se deri sot kanë arritur 81 kërkesa për gjithsej 245 numra telefoni. “Çdo ditë rritet numri i kërkesave të cilat qytetarët i drejtojnë deri te kjo Prokurori Publike dhe kanë të bëjnë me numrat telefonike të ndjekura në mënyrë të paligjshme. Deri sot kanë arritur gjithsej 81 kërkesa me të cilat qytetarët interesohen nëse numrat e tyre të telefonit ishin lëndë e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Kërkesat kanë të bëjnë për gjithsej 245…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale publike sot në ueb faqen e saj publikoi se është rritur numri i kërkesave për numrat telefonike të ndjekura në mënyrë të paligjshme dhe se deri sot kanë arritur 81 kërkesa për gjithsej 245 numra telefoni. “Çdo ditë rritet numri i kërkesave të cilat qytetarët i drejtojnë deri te kjo Prokurori Publike dhe kanë të bëjnë me numrat telefonike të ndjekura në mënyrë të paligjshme. Deri sot kanë arritur gjithsej 81 kërkesa me të cilat qytetarët interesohen nëse numrat e tyre të telefonit ishin lëndë e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Kërkesat kanë të bëjnë për gjithsej 245…

Lexo më Shumë

Një grua 57 vjçeare humbi jetën si pasojë e një zjarri që kaploi ndërtesën ku banonin më shumë se 10 familje në komunën Kisela Voda të Shkupit. “Zjarri është aktivizuar në ambientet ku ishte rregulluar një vend për fjetje të një personi në bodrum. Zjarri është aktivizuar prej një ngrohëse. Gruaja që ka qenë në bodrum nuk ka mundur të shpëton dhe për fat të keq është asfiksuar”, thonë nga zyra e zjarrfikësve të kësaj komune.

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Shkup dhe Berovë. Sipas matjeve të DPHM në Shkup – Petrovec dhe Berovë janë regjistruar -8 gradë, -6 në Demir Kapi, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë, -5 në Dibër, Strumicë, Prilep, Kriva Pallankë, Manastir dhe Shkup Zajçev Rid, -4 në Vinicë dhe, -3 në Lazaropole, -2 në Pretor, Ohër, Gjevgjeli, Mavrovë, Pozharanë dhe Topollçan, -1 në Gjurishte dhe 0 në Krushevë. Këtë mëngjes moti është i kthjellët, kryesisht i qetë dhe i ftohtë, me mjegull të dobët në disa lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell, ndërsa nga fundi i ditës me mjegull…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, nga fundi i ditës me vranësira të vogla mesatare. Paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull të dobët. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në zero. ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 15 gradë Celsius. Në Shkup kryesisht mot me diell, nga fundi i ditës me mjegull deri në vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë. Në ditët në vijim, moti do të jetë me diell me temperatura…

Lexo më Shumë

Lideri i BESËS, Bilall Kasami tha se është i habitur dhe nuk di se si ta definon faktin që një ministër aktual publikisht para policisë ka sulmuar një funksionarë të lartë të Lëvizjes BESA në fshatin Nikushtak të Likovës. “Sulmi para drejtorit të një institucioni shtetëror nga funksionarë të lartë të BDI-së nga familjarë të  funksionarëve të kësaj strukture në Çair, ku kanë qenë të implikuar edhe persona jashtë Maqedonisë, nuk di si ta definoj ndryshe, edhe atë që ndodhi me rastin e demolimit, të shtabit në komunën e Tearcës, vetëm se si një panik që e ka kapur partinë…

Lexo më Shumë

Duke folur mbi akuzat për përdorimin e fesë islame nga ana e koalicionit “Rilindje me BESË, Bilall Kasami tha se këto akuza kanë pasur efektin e kundërt, ngase tani më oferta e tyre është dëgjuar edhe në ato vende ku nuk kanë mundur të arrin për momentin, madje sipas tij tentimet për ta diskredituar BESËN në qarqet diplomatike ata vetëm se e kanë bartur mesazhin e Besës dhe interesimin e korit diplomatik për ofertën e tyre politike. “Ne jemi shumë të qetë sa i përket gjithë këtyre akuzave sepse ne e dimë dhe shqiptarët e Maqedonisë, atyre që ju drejtohemi…

Lexo më Shumë

“Nuk mund të ketë drejtësi parciale. Ajo është o për të gjithë, o nuk është drejtësi”. Kështu u shpreh Bilall Kasami duke shtuar se këtij shteti i duhet një drejtësi e cila nuk do të jetë selektive, drejtësi e cila do të mbështet vërtet mbi parimin e të drejtës universale të çdo qytetari të këtij vendi. “Ne garantojmë se në mandatin e ardhshëm do të ndodh Ridefinimi i sistemit gjyqësor por edhe sistemit juridik në përgjithësi, të gjithë sferave të gjyqësorit, që nga gjykata bazë e deri në gjykatën kushtetuese që këta të jenë në shërbim të qytetarit, e jo…

Lexo më Shumë