
Një grua 57 vjçeare humbi jetën si pasojë e një zjarri që kaploi ndërtesën ku banonin më shumë se 10 familje në komunën Kisela Voda të Shkupit.
“Zjarri është aktivizuar në ambientet ku ishte rregulluar një vend për fjetje të një personi në bodrum. Zjarri është aktivizuar prej një ngrohëse. Gruaja që ka qenë në bodrum nuk ka mundur të shpëton dhe për fat të keq është asfiksuar”, thonë nga zyra e zjarrfikësve të kësaj komune.