Author: almakos

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se duhet qëndruar të qetë dhe të veprohetr me mëndje të ftohtë. “Kjo që ndodhi sot duket e hidhur por nga nesër do të hapen perspektivat”, tha Zaev. Ai shtoi se ekspertët edo t’i shqyrtojnë të gjithë mundësitë që të pengojnë këtë grusht shtet. Ai tha se ende nuk kanë marrë vendim për hapat e ardhshme, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Pasiqë presidenti i shteti Gjorge Ivanov refuzoi që të jep mandatin liderit të opzitës Zoran Zaev, ky i fundit për në orën 18:30 ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për shtyp. Në këtë konferëencë pritet të shihet se cilat janë hapat e ardhme që do t’i ndërmerr lideri i opozitës Zaev.

Lexo më Shumë

Presidenti i shteti Gjorge Ivanov, në një konferencë për shtyp tha se pas zgjedhjeve u befasuam nga një platformë nga një shtet tjetër me të cilën platformë nuk bisedohet. Ivanov tha se ai nuk ja jep mandatin Zaevit. “Ajo është e përgatitur nga një shtet tjetër, dhe me ndërmjetësim të një shtetit tjetër. Përmbajtja e saj është jashtë Kushtetutës së Maqedonisë. Me këtë Platformë Maqedonia është e kërcënuar, ndërsa unitariteti dhe pavarësia është vënën në rrezik. Për shkak kësaj platforme shteti po humb unitaritetin e saj”, ka thënë Ivanov, përcjell SHENJA. Për të ardhmen dhe karakterin e shtetit nuk mund…

Lexo më Shumë

Partitë politike në vend kanë dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarëve. LSDM-ja ka akuzuar se sulmi vjen si rezultat i provokimeve të VMRO – DPMNE-së. Nga kjo parti i kanë nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE që në mënyrë urgjente të ndërpresin provokimet dhe sjelljet jocivilizuese, e cila sipas tyre, ka kulmuar me rrahjen e punëtorëve medial. “Thirrjet për linçim, gjuha e urrejtjes, incidentet e orkestruara në të cilën ka gurëzim dhe thyerje të objekteve, tentimet për shqetësim të familjeve në shtëpitë e tyre duhet të ndërpriten menjëherë. Kjo mënyrë të cilën e ka zgjedhur regjimi në largim, të vuajnë njerëz…

Lexo më Shumë

[embedded content] 01 March Edhe pse në Dibër ka një repart gjinekologjik, një pjesë e madhe e grave shtatzëna për të lindur shkojnë në Strugë dhe ai numër në vitin 2016 ishte 125. Siç njoftoi Alsat M kohët e fundit, një nga arsyet për këtë është se në gjinekologjinë e Dibrës ka vetëm një gjinekolog. “Alsat u përpoq të marrë përgjigje nga drejtuesit e spitalit të Dibrës, cila është gjendja e vërtetë këtu në repartin gjinekologjik. Por, as drejtori i spitalit Baki Halili, e as shefi i departamentit të gjinekologjisë, Asim Imeroski nuk ishin të gatshëm të flasin para kamerave…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënoi ashpër rrahjen e ekipit të portalit “A1On” në protestat e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe gishtin për këtë sulm e drejtoi kah VMRO DPMNE-ja dhe Nikolla Gruevski. Naser Selmani sot takoi ministrin e brendshëm Agim Nuhiu të cilit iu ankuan për sulmin dhe kërkuan zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe kapjen e autorëve. Selmani tha se i është ankuar Nuhiut për një sërë rastesh të sulmeve ndaj gazetarëve që edhe sot e kësaj dite nuk janë zbardhur.  “Kur ju në kontinuitet për 6 vjet teksa jeni kryeministër toleroni dhunën ndaj gazetarëve, bile edhe…

Lexo më Shumë

Vetëm për disa orë, flakët e zjarrit e shkatërruan tërësisht çerdhen “8 Marsi” në Komunën e Shuto Orizarës. Zjarri është vërejtur nga banorët disa minuta pas mesnate dhe i kanë lajmëruar njësitë e zjarrfikësve. TV SHENJA ka arritur në vendin e ngjarjes disa minuta pasi çerdhja ka filluar të digjet dhe ka dhënë edhe pamjet ekskluzive. Në biseda me banorët dhe me zjarrëfikësit na thanë se nuk e dinë arsyen pse është shkaktuar zjarri, por edhe se flakët për një kohë të shkurtër e kanë përfshirë të gjithë objektin. “Kur dola pashë zjarr në dy vende, filloj shpejtë, një në…

Lexo më Shumë

Kryesia Qendrore e LR-PDSH-së do të vendos nëse ky subjekt do të jetë pjesë e Qeverisë apo jo. Kështu tha anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Reforma në PDSH, Bekim Tateshi, në emisionin “Arena” në të cilën ka shtuar se këto ditë pritet që Kryesia Qendrore të mbajë mbledhjen dhe të diskutoj për këtë çështje. Duke folur për realizmin e Platformës Shqiptare, në veçanti për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, ai tha se realizimi i përdorimit të saj në të gjithë territorin është e rëndë për t’u aprovuar, sepse gjithë këto kërkojnë ndryshime Kushtetuese, që bëhen me 2/3 e…

Lexo më Shumë

10 persona me aftësi të kufizuara kanë fituar sot karroca elektronike nga agjencia shtetërore turke TIKA, në një projekt të realizuar me shoqatën SHPRESA. Përgjegjësi i agjencisë TIKA për Ballkanin, Mahmut Çevik, tha se ndjehet krenarë që ka mundësinë të realizojë këtë projekt tejet domethënës. Në fokus të të gjitha projekteve të TIKA-s, tha ai, është shërbimi ndaj njerëzve, pa marrë parasysh përkatësi etnike apo fetare, apo nëse bëhet fjalë për persona me nevoja të veçanta. Parimi ynë, theksoi Çevik, është që të jemi të sinqertë dhe të afërt me të gjithë. “Dua të nënvizoj që ky projekt i realizuar…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pasdite ka realizuar takim me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në selinë e partisë në “Bihaçka”, njofton TV24, pwrcjell “SHENJA”. Takimi pason pasi që Zaev ka dorëzuar nënshkrimet presidentit Gjorge Ivanov, i cili në orën 16:30 pritet të mbajë konferencë për shtyp, ku do të tregoj nëse do të dorëzoj mandatin Zaevit, ose jo. BDI gjatë ditës ka njoftuar se ende nuk ka vendim zyrtarë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë apo do të përkrah Qeveri të pakicës. [embedded content]

Lexo më Shumë

01 March Gjykata Penale nesër do të vendos lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim kundër dy personave, të cilët dyshohen në rastin e fundit të kësaj Prokurorie të koduar me emrin “Trust”. Nuk dihet se kur të dyshuarit do të paraqiten para gjykatësit në procedurë paraprake, edhe pse bëhet fjalë për masë urgjente që u kërkua dje nga Specialja. Jozyrtarisht, pranë Prokurorisë Speciale deri në këtë moment nuk ka arritur ndonjë ftesë nga gjykata. Një nga problemet e mundshme për ngecjen e procedurës është fakti se prej sot hynë në fuqi orari i ri në Gjykatën Penale Shkup,…

Lexo më Shumë