Author: almakos

01 March Pas vendimit të presidentit Ivanov i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i eurokomisarit Johanes Han i cili tha se Komisioni Evropian tashmë disa herë ka përsëritur se të gjithë liderët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin, duhet patjetër ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në shoqëritë demokratike duhet patjetër të pranohet shumica parlamentare  edhe nëse dikujt kjo nuk i pëlqen. Han ka thënë se pret që të gjithë liderët politik dhe institucionet ta lejojnë që procesi demokratik në interes të qytetarëve të shkojë deri në fund

Lexo më Shumë

01 March Vendimi i presidentit, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin Zoran Zaevit vetëm sa e thellon edhe më shumë krizën, thonë nga BDI-ja. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se ky vendim i presidentet do të jetë me pasaoja katastrofale. “BDI i dënon i dënon tentativat që Platforma e partive shqiptare të kualifikohet si platformë nga një shtet i huaj. Kjo dhe kriza e vazhdueshme politike do i shkaktojë vendit pasoja katastrofale”, deklaroi Osmani në emër të partisë së tij.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, arriti për vizitë në Mal të Zi. Mogherini në seancë të posaçme të Kuvendit të Malit të Zi iu drejtua deputetëve malazezë në seancën, në të cilën ishin të pranishëm vetëm përfaqësues të partisë në pushtet, raporton AA. Vizita e Mogherinit në Mal të Zi vjen në momentin e krizës politike në këtë vend, përmes bojkotimit të Parlamentit nga ana e tërë opozitës. Edhe seance e sotme e Kuvendit, në të cilën foli Mogherini kaloi pa praninë e opozitës, e…

Lexo më Shumë

Eksperti juridik, Naser Zyberi, ka deklaruar se presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, me vendimin e tij për refuzim të dorëzimit të mandatit liderit të LSDM-së, ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës. Sipas tij, dorëzimi i mandatit nuk është çështje vullneti e Ivanovit, por Kushtetuta obligon atë që të dorëzojë mandatin. Zyberi ka shtuar se nuk ka rrugëdalje kushtetuese në këtë rast, për arsye se në kushtetutë nuk është paraparë se mund të ketë një president i cili do të bëjë një shkelje të rëndë të kushtetutës. [embedded content]BISEDE NASER _01.03.2017 by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim Johanes Hahn në rrjetin social twitter ka komentuar vendimin e presidentin Gjorge Ivanov. “Në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni: Të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ka shkruar Hahn në rrjetin social twitter.

Lexo më Shumë

Ka reaguar gjithashtu edhe Aleanca për shqiptarët. Në reagimin e tyre, Aleanca për Shqiptarët thonë se “fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe ti shërbejë interesave të gjëra për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës. Përmes kësaj Komunikatë ju drejtohemi në mënyrë të drejtpërdrejt juve, kushtimisht thënë ‘President’ dhe të gjithë atyre të llojit të juaj”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët. “Deklarata e partive shqiptare”,…

Lexo më Shumë

Në fshatin Timjanik në qytetin e Negotinës në pjesën qendrore të Maqedonisë, u realizua ceremonia e dorëzimit të fidaneve në kuadër të “Projektit për zhvillimin e pemtarisë në Maqedoni”. Me këtë rast, Çevik u takua me fshatarët dhe dha informacione në lidhje me projektin. Ai vuri në pah se projektet që i kanë realizuar në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë në kuadër të aktiviteteve në Maqedoni kanë domethënie të veçantë. “Kemi filluar me program për zhvillimin e bujqësisë në mënyrë që ta rrisim standardin e jetesës së familjeve në rajone rurale, bashkatdhetarëve dhe shoqërive të tjera dhe për të siguruar…

Lexo më Shumë

“Presidenti Gjoge Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së” thuhet në reagimin e lëvizjes BESA. Kjo parti i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i fton  që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit…

Lexo më Shumë

Pas paraqitjes së presidentit Gjorgji Ivanov i cili njoftoi se nuk do t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, në BDI mbizotëron heshtje, njofton SHENJA. Në selinë e kësaj partie në Tetovë nuk kanë ardhur as funksionarët dhe as kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti edhe pse jo zyrtarisht pritej që Ahmeti të mbledh kryesinë për të shqyrtuar vendimin e Ivanovit dhe hapat e mëtejmë të kësaj partie. Nga BDI nuk ka as ndonjë njoftim nëse sonte do të komentojnë ose jo deklaratën dhe vendimin e kreut të shtetit. Ekipet e disa mediave vazhdojnë të qëndrojnë para selisë së…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Në reagimin e saj thuhet se fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe ti shërbejë interesave të gjëra për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës. “Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar.  Deklarata e partive shqiptare në radhë të parë parasheh parandalimin…

Lexo më Shumë

Menjeherë pas vendimit të Ivanovit ka reaguar kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili e quajti vendimin grushtet. Ai krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit. Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheq këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin.

Lexo më Shumë