02 March Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në seancën e djeshme e riafirmoi pozitën dhe qëndrimin e partisë “se në rastin konkret, çmimi është më i vogël që të kënaqë dëshirën e LSDM-së e cila dëshiron të marrë pushtetin edhe krahas humbjes të cilën e përjetoi në zgjedhjet e fundit”. VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë qeverinë e tyre të ardhshme, vetëm nëse heqin dorë nga shantazhet dhe tërësisht e hedhin poshtë platformën nga Tirana, bënë të ditur nga kjo parti. Sipas VMRO-DPMNE-së, realizimi i platformës nga Tirana do të thotë ridefinim i plotë i Republikës së Maqedonisë, shndërrimi i saj nga shteti multietnik…
Author: almakos
Pas deklaratave të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, se platforma e partive shqiptare përbën rrezik serioz për të ardhmen e Maqedonisë, ka reaguar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qasjen e Ivanovit e ka vlerësuar si armiqësore dhe antishqiptare. “Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti. Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni…
VMRO-DPMNE do ta mbështesë qeverinë e ardhshme vetëm nëse LSDM plotësisht e refuzon platformën shqiptare, siç e quajnë nga partia e e Gruevskit “platformën nga Tirana”. Sipas VMRO-DPMNE-së, realizimi i platformës së përbashkët të partive shqiptare do të nënkuptonte ridefinim të tërësishëm të shtetit, shndërrimin nga multietnik në shtet binacional që në fazat më të vonshme do të federalizohet, kantonizohet dhe do të ndahet. “VMRO-DPMNE nuk do të lejojë realizimin e një skenari të tillë i cili është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale, dhe do të qëndrojë në anën e popullit i cili në zgjedhje nuk votoi për…
02 March Pas vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDMsë, Zoran Zaev, ka reaguar edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti. Ahmeti thotë se deklarata e përbashkët e partive shqiptare, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk ishte cenim për shtetin maqedonas e as nuk ishte bërë për ndarje ndëretnike. Në profilin e tij në “Facebook” Ahmeti shkruan se partitë shqiptare nuk janë fajtore për krizën e shkaktuar në Maqedoni dhe ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që të ruajnë gjakftohtësinë.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar atë që po ndodh në Shkup pas refuzimit të Presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov që t’ia japë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev edhe atë për shkak të platformës shqiptare, që për Ivanovin e cenon karakterin unitar të shtetit. “Në perpjekjet e tyre për t’i dhënë vendit qeverinë pas zgjedhjeve të përgjithshme, forcat politike shqiptare, në interesin më të mirë të shqiptarëve por në të vërtetë të të gjithë qytetarëve dhe vet Maqedonisë, parqiten bashkarisht një seri kërkesash, ndër të cilat përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e…
02 March Seancë e Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal do të mbahet sot në Qeveri. Me sancën e 18-të të Këshillit do të udhëheqë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski. Në rend dite të seancës, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e Pushtetit Lokal, Shiret Elezi, është vërtetimi i propozim vendimeve për financimin e projekteve për zhvillim të rajoneve planore, për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore dhe për zhvillim të fshatrave.
02 March Moti në Maqedoni do jetë kryesisht me diell dhe më i freskët me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell dhe më i freskët me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 15 gradë Celsius.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sot pasdite do të arrijë në Republikën e Maqedonisë në kuadër të miniturneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Siç informojnë nga Komisioni Evropian, në Maqedoni ajo do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë, si dhe me studentët që marrin pjesë në programin “Erazmus”. “Për Bashkimin Evropian, puna me vendet e Ballkanit Perëndimor, rajon që është në zemër të Evropës, është prioritet kyç. Punoj për ta parë secilin nga partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor se si…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e fundit politike në Maqedoni, ku presidenti Ivanov refuzoi të mandatojë krijimin e qeverisë nga ana e Zoran Zaev. “Përcolla me shqetësim qëndrimet e Ivanovit, për mosmandatimin e qeverisë së re dhe mund të them se ky qëndrim është një akt diskriminimi etnik”, u shpreh Basha. Gjithashtu në reagim, lideri i opozitës konfirmoi mbështetjen e tij për platformën shqiptare dhe i bëri thirrje partive shqiptare në Maqedoni, që të veprojnë të bashkuara. “Rruga e integrimit të Maqedonisë cenohet rëndë nga akte të tilla diskriminuese. Parimi i dygjuhësisë e emancipon Maqedoninë…
Pas vendimit të Presidentit, Gjorgje Ivanov, kanë reaguar edhe nga Asociacioni “Civil” të cilët vlerësojnë se Ivanov edhe kësaj here e shkeli Kushtetutën. Gjorgje Ivanov, njeriu i cili erdhi në pushtet përmes mashtrimit zgjedhor, të organizuar nga partia në largim nga pushteti dhe i cili, sipas ekspertëve relevantë juridikë, e shkeli Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë disa herë deri tani, sot edhe një herë e bëri të njëjtën. Në adresimin e tij të shkurtë para publikut, pa lënë hapësirë për pyetje, Ivanovi performoi edhe një akrobaci politike, sa të pakuptimtë dhe komike,po aq edhe të rrezikshme! Ivanovi me asnjë fjalë…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritikuar vendimin e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov për mos dhënien e mandatit Zoran Zaevit të LSDM-së për krijimin e qeverisë së re. Ivanov nuk i dha mandatin për shkak të asaj që kryetari maqedonas e ka quajtur platformë shqiptare, të hartuar, sipas tij, në një shtet të huaj, Shqipëria. Sipas Ymerit, vendimi i Ivanovit tregon shtypjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Ai e ka quajtur shovinist këtë vendim të Ivanovit. “Platforma nuk është se kërkon kushedi se çka, përveçse arritjen dhe realizimin e të drejtave minimale të shqiptarëve që jetojnë në këtë…
Asnjë aktivitet nga organet partiake të BDI-së rreth vendimit të Ivanovit. Ekipi i televizionit Shenja i cili qëndroi në Reçicë të Vogël nuk vërejti asnjë aktivitet qoftë të Kryesisë Qendrore të partisë ose organeve të tjera partiake. Nga ana tjetër, zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani, dha deklaratë vetëm për media të caktuara, ku tha se për BDI-në është më me rëndësi që situata të mbetet e qetë dhe të mos ketë tensione. Për shkak të refuzimit të Bujar Osmanit që të prononcohet në shqip për televizionin Shenja, u sjellim deklaratën e tij në gjuhën maqedonase. [embedded content]BUJAR OSMANI _01.03.2017…

