Kërkesat për paraburgim nga ana e Prokurorisë Speciale Publike për të dyshuarit e rastit “Trust” tani më janë shpërndarë tek gjykatësit për procedurë paraprake, ndërsa sot ata do të merren në pyetje. Në lëndën “Trust”, janë të dyshuar tre persona fizik tre juridik, mes tyre edhe drejtuesit e firmës “Transmet”, “Sileks”, dhe “Vato” për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it. Sipas PSP-së, ELEM u ka mundësuar konzorciumit të këtyre tre firmave të realizojnë profit prej 17 milionë euro.
Author: almakos
Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë, të cilët protestojnë me bllokadë në komunikacion hekurudhor tani më dy javë me radhë, u takuan me u.d drejtorin e HM Transport Igor Korunoski, por ende nuk është arritur marrëveshje për ndërprerje të protestës. Sipas Korunoskit, kontaktet me të punësuarit do të vazhdojnë dhe kërkohet zgjidhje që gjatë ditës të fillohet me punë. “Sërish është ofruar zgjidhja që u prezantua dje, menjëherë të paguhet pjesa e parë e pagës së janarit dhe sigurimi shëndetësor dhe të fillojë me grumbullimin e mjeteve për pjesën e dytë. Të punësuarit kërkojnë informacion dhe garanci për pjesën e…
Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq sot deklaroi se në fabrikën ushtarake në Kraguijevc ka pasur dy shpërthime, e jo një, siç ishte kumtuar fillimisht. Lajmin fillestar mbrëmë e kumtoi shërbimi për shtyp i Minsitrisë serbe të Mbrojtjes, cituar nga TASS. Shpërthimi i parë ka ndodhur në orët e pasdites në objektin “A28”, ku është kryer çmontimi i municionit, pas çka zjarri e ka përfshirë këtë por edhe objektin fqinj “A 27”. Ekipet zjarrfikëse, policia dhe punëtorët në fabrikë menjëherë kanë filluar ta shuajnë zjarrin, por 25 minuta pas shpërthimit të parë ka pasur edhe shpërthim të dytë. Në shpërthimin…
01 March Kërkesat për paraburgim për të dyshuarit e rastit “Trust” veçmë janë shpërndarë tek gjykatësit në procedure paraprake dhe sot pritet të paraqiten para gjykatësit hetues.
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, nesër do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në kuadër të mini-turnesë së saj nëpër shtetet ballkanike. Në prag të vizitës, përfaqësuesja e BE-së, deklaroi se kjo mini-turne e saj nëpër shtetet ballkanike është me qëllim të sigurohet “pakthyeshmëria e procesit të integrimit të këtyre vendeve në Union”. “Për Bashkimin Evropian, puna me vendet e Ballkanit Perëndimor, rajon i cili është në zemrën e Evropës, është prioritet kyç. Punoj që të shoh se çdo ditë e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor lëviz përpara në rrugën e reformave,…
Asociacioni i gazetarëve të Maqedonisë (AGM) e dënoi sulmin e mbrëmshëm ndaj ekipit të gazetarëve të A1 on kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme ta pastrojë rastin. Nga AGM theksojnë se ekipi i tyre juridik u qëndron në dispozicion të punësuarve në mediave dhe të sulmuarve në këtë incident, si dhe për mbrojtje juridike për të gjithë dhunën paraprake ndaj punonjësve medial. “AGM u bën thirrje anëtarëve të saj dhe të gjithë ekipeve të gazetarëve për respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së RM-së. AGM u bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe të gjithë ekipet mediale për profesionalizëm…
01 March Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, të cilat më shumë do të jenë prezent në pjesët lindore. Gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa rreth mesditës dhe pasditës mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, por më të mëdha do të jenë në pjesët perëndimore të vendit ku pritet të bien rreth 16 litra në metër katror. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit edhe erë e fuqishme juglindore, në orët e mbrëmjes dhe natës do ta ndryshojë drejtimin në verior. Temperatura…
01 March Në orët e hershme të mëngjesit është kapluar nga zjarri çerdhja “8 prilli” e cila gjendet në lagjen e Shuto Orizares. Në vendngjarje kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve dhe të policisë.
Çerdhja “8 prilli” në Komunën e Shuto Orizares është djegur tërësisht ndërsa ekipet e zjarrëfikësve ende jan në terren dhe po luftojnë me flakët. Kryetari i Komunes, Elvis Bajram, deklaroi për TV SHENJA se ky është një problem i madh për këtë Komunë. Ai tha se nuk e din arsyen nga se u shkaktua zjarri por se thuhet se mund të jetë hedhur diçka në kazanet e lëndës djegëse për ngrohje. Mbi 150 fëmijë kanë ngelur pa çerdhe. Kryetari Bajram thotë se në këtë çerdhe kanë qëndruar edhe fëmijët e pastrehë ndërsa nuk kanë paguar para për edukim në të…
Është përfshirë nga flakët Çerdhja “8 shtatori” e cila gjendet në Shto Orizarë. TV SHENJA mëson se se rasti ka ndodhur rreth orës 1 e 20 minuta pas mesnate. Në vendngjarje kanë ardhur ekipe të shumta të zjarrfikësve dhe të policisë. Ende nuk dihet nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme apo ka ndodhur vetëvetiu nga ndonjë arsye krejt të panjohur. /SHENJA/ [embedded content]
Mjeku Aleksandar Çaparovski pas kontrollit të bërë ka thënë se gazetarët kanë përjetuar një goditje të lehtë në tru. “Lëndime më serioze dhe më të rënda të brendshme nuk ka. Është rekomanduar mbikëqyrje dhe pushim për shkak se bëhet fjalë për lëndim në kokë”, ka thënë mjeku Çaparovski, duke shtuar se gazetarët sonte do të qëndrojnë në spital. Përndryshe kujtojmë se gazetarët e A1on Vlladimir Zhelçevski dhe Aleksandër Todevski u sulmuan gjatë protestës së sotme. MPB ka njoftuar se ka ndalur disa persona të cilët dyshohen se janë autorët e sulmit.
Një skandal financiar që kap vlerën e 2 milionë eurove është zbuluar nga policia italiane në Peruxhia, ndërsa janë lëshuar 13 urdhër-arreste, 7 prej të cilëve janë ekzekutuar. Operacioni kompleks i koduar “Ocean”, u koordinua edhe nga policia e Peskaras, Ankonas dhe Romës. Organizata kriminale është përfshirë në një sërë aferash, si mashtrim komercial si dhe në marrjen e kredive, hipotekat etj. Dëmi i përgjithshëm deri më tani kap shifrën e 2 milionë eurove. Hetimet nisën në nëntor të vitit 2015, pas një ankese për një biznes që merrej me shpërndarjen e ushqimeve. Mediat italiane shkruajnë se pastrimi i parave është kryer…

