Author: almakos

Kryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se kancelarja gjermane, Angela Merkel, është e shqetësuar për shkak të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA). “Stabiliteti rajonal është me rëndësi kyçe. Nuk kam kritikuar askënd, kam folur për angazhimin tonë, për takimet në Sarajevë nesër”, tha Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë pas takimit me Merkel në Berlin. I pyetur se çfarë mendon Merkel për ndodhitë në Ballkan, Vuçiç tha se “Është e shqetësuar…Ajo sheh tërë pasqyrën e ndodhive. Është një nga lideret e rralla evropiane e cila është shumë e shqetësuar. Gjermania sillet si një…

Lexo më Shumë

Qendra për Sindromin Daun (DSC) sot në Dhomën publike organizon punëtori kreative për miqtë, të cilët dëshirojnë të shoqërohen me persona me Sindromin Daun. Qëllimi i punëtorisë është që përmes shoqërimit të përbashkët me persona me Sindromin Daun, të përpunohen stoli, kartela zbukuruese dhe sende të tjera të estetizuara nën patronazhin e moderatorëve Olika Selivon, Aleksandra Zinovski-Viliq dhe Elizabeta Petkovska. Këto sende pastaj do të eksponohen në stendë në kinotekën e Maqedonisë, më 20 mars dhe do të ofrohen për shitje si pjesë e ngjarjes të cilën e përgatisin për shënimin e 21 Marsit – Ditës botërore të Sindromit Daun.…

Lexo më Shumë

Sot skadon afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve tatimore për të ardhurat e realizuara shtesë gjatë vitit 2016. Që t’ju ndihmohet qytetarëve të cilët duhet të parashtrojnë fletëparaqitje tatimore dhe ta respektojnë afatin, sportelet tatimore të DAP-it sot do të punojnë deri në orën 20:00. Nga DAP-i presin që sivjet të parashtrohen gjithsej 420.000 fletëparaqitje tatimore vjetore. Në konkludim me 13 marsin e vitit 2017 janë parashtruar 362.523 fletëparaqitje tatimore vjetore. Më shumë fletëparaqitje janë dorëzuar në Shkup 144.066, Shtip 62.786, Prilep 49.085, Manastir 45.701, Strumicë  32.868 dhe në Tetovë 27.345 fletëparaqitje tatimore vjetore. Fletëparaqitje tatimore vjetore kanë obligim të parashtrojnë…

Lexo më Shumë

Ish ndërmjetësi veropian për bisedimet ndërmjet partive politike në Maqedoni, Peter Vanhoutte, ka reaguar në lidhje me situatën e fundit në Maqedoni, konkretisht në lidhje me deklaratën e përbashkët të partive shqiptare siç njihet në opinion ‘platforma shqiptare’. Ai në rrjetet sociale ka thënë se dygjuhësia nuk e ndanë Maqedoninë. “Pavarësisht sugjerimit të disa prej liderëve politik dhe partive në Maqedoni, vendi nuk do të ndahet prej pranimit të faktit se ‘të gjithë qytetarët janë të barabartë’. Vendi nuk do të zhduket duke e pranuar një gjuhë të dytë”, kështu u shpreh ish ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedime në Maqedoni, Peter…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë Qendore i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se nëse BDI-ja vërtetë dëshiron zgjidhjen e krizës politike, ta votojë një Qeveri të pakicës dhe të rrijë në opozitë. Me këtë sipas Hoxhës respektohet parimi fituesi me fituesin pasi BDI do të bashkoheshte në opozitë me VMRO-DPMNE-në. “Kur themi se nuk mund t’i besojmë BDI-së për asgjë këtë e vërtetojnë vetëm disa fakte: 1. Po thonë që do ti zbardhin rastet e montuara ndërsa nuk përgjigjen pse nuk i kanë parandaluar të njejtat! 2. Thonë kemi udhëhequr procesin e euro-integrimeve ndërsa Maqedonia…

Lexo më Shumë

Ahmeti pas takimit të pasdites me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, ka thënë qe prioritet i partive aktualisht është strategia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit. Ahmeti ka deklaruar po ashtu, se për këtë është i nevojshëm dialogu mes të gjithave partive. I pyetur për formimin e qeverisë, Ahemti ka deklaruar se më e ngutshme është rivënia në funksion e Kuvendit, më pas kreu i institucionit ligjvënës edhe zyrtarisht të njoftohet presidenti Ivanov për formimin e shumicës parlamentare dhe programin e qeverisë me qëllim të dhënies së mandatit.

Lexo më Shumë

Partitë e shumicës së re parlamentare, LSDM e BDI janë vënë në kërkim të gjetjes finale për zgjidhjen e ngërçit politik. ALSAT mëson se partitë pas takimeve intensive të këtyre ditëve, kanë gjetur një formë për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit. Liderët Ahmeti e Zaev janë takuar së fundmi, pas konsultimeve të grupeve të punës, i iniciuar menjëherë pas njoftimit të djeshëm nga presidenca prej nga thanë se nuk janë tejkaluar ende pengesat për dhënien e mandatit. ALSAT mëson se partitë, para se të marrin këtë veprim, duhet të jenë të gatshme jo vetëm në program, por edhe në…

Lexo më Shumë

Edhe sonte në shumë qytete janë mbajtur protesta kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Protestuesit përsëritën kërkesën e tyre që LSDM-ja të tërhiqet nga platforma shqiptare, që sipas tyre cenon karakterin unitar të shtetit dhe synon ri-definimin, binacionalizimin dhe karbonizimin e Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Biznesmeni shqiptar nga Buteli, Selajdin Aliu ka vendosur që vetë hapën rrugën për në objektin e tij afarist në pamundësi që ketë siç thotë ta bëj përmes autoriteteve lokale të cilat tani pesë vjet zvarrisin problemin e tij. Bëhet fjalë për një kasolle të mbuluar nga mbeturinat dhe kafshët brenda saj në rrugën “Boca Ivanova” e cila sipas tij duhej të largohej por kjo nuk ka ndodhur përkundër shlyerjes nga ana e tij të të gjitha taksave ndaj pushtetit lokal. Aliu edhe njëherë ka përsëritur qëndrimet se pas pronarit të këtij objekti qëndron komuna duke e manipuluar atë edhe me…

Lexo më Shumë

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rëndësi strategjike jo vetëm për Italinë, por edhe për gjithë Evropën, u shpreh sot në Tiranë, ministri italian i Punëve të Jashtme, Angelino Alfano. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të riafirmojë rolin si partner në të gjitha vendet e rajonit, raporton AA. Alfano, ka realizuar sot një vizitë në Shqipëri, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndërsa pas përfundimit të takimit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat. Bushati gjatë fjalës në konferencë u shpreh se me homologun italian kanë diskutuar për procesin e reformave në Shqipëri, perspektivën…

Lexo më Shumë

Komuna e Butelit ka reaguar përmes një komunikate lidhur me kronikën e transmetuat në Alsat më 26.02.2017 për sa i përket rastit me problemin e afaristit shqiptar nga Buteli, Selajdin Aliu. Komuna hedh poshtë pretendimet e afaristit në kronikën e transmetuar për kërkimin e 100 mijë eurove ryshfet për zgjidhjen e problemit me hapjen e rrugës drejt objektit të tij afarist. Në reagimin e komunës thuhet se me këtë kryetarit, Petre Llatinovski, i është prishur imazhi dhe cenuar nderi andaj edhe duhet për këtë të kërkohet falje. Por, Alsat sqaron se lidhur me këtë problematikë janë transmetuar vetëm prononcime të…

Lexo më Shumë

Dygjuhësia nuk përdoret as në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”. Madje, drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Aleksandar Atanasov, në faqen e tij në rrjetin Facebook shihet se ka bërë postime nacionaliste dhe tendencioze kundër dygjuhësisë, edhe atë: “Nuk ka dygjuhësi në Gjevgjeli, Bogdancë, Dojran, Radovish, Novo Sello, Prilep, Kavadar e kështu me radhë. Krenar me liderin. Një është Nikolla Gruevski. VMRO është e përjetshme” “Psikopati Zaev deklaroi: Kemi aspekt pozitiv me platformën e shqiptarëve”. “Maqedonia është e maqedonëve” “ Maqedonas krenar” I kontaktuar nga Televizioni Shenja, Atanasov fillimisht u justifikua se sot nuk ishte i lirë për të dhënë deklaratë rreth…

Lexo më Shumë