Author: almakos

Unë nuk jam terrorist, unë kam edukim ushtarak dhe kulturë shqiptari, e cila më mëson që ta luftoj terrorizmin. Kështu ka deklaruar para trupit gjykues Genc Sefaj, njëri nga të akuzuarit për rastin  e Kumanovës. Sefaj deklaroi se më 26 prill është njoftuar nga Mirsad Ndrecajt se i është bërë ftesë nga Maqedonia që të mobilizojë një njësi, i cila do të dilte me një deklaratë publike me kërkesa për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.  “Qëllimi ka qenë të dalim publikisht me kumtesë në emër të UÇK-së. Kemi dashur të organizojmë dalje publike me kërkesa të qarta,…

Lexo më Shumë

Këtë javë LSDM realizon konsultime me partitë shqiptare për përmbylljen e seancës konstituive të Kuvendit, formimin e trupave parlamentar si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Sot kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka takuar një delegacion të Lëvizjes Besa, kryetarin e kësaj partie, Bilall Kasami, nënkryetarin Zeqirja Ibrahimi dhe kryetarin e RDK-së, Fadil Zendeli.“Takimi ishte në drejtim të konsultimeve për debllokimin e institucioneve me qëllim që Maqedonia të kthehet në procesin e integrimeve dhe vazhdimin e punës së institucioneve”, ka thënë Kasami. Në një kumtesë me shkrim të lëshuar pas takimit, nga Lëvizja Besa njoftuan se kjo parti…

Lexo më Shumë

15 March Prokuroria Speciale Publike publikoi raportin e punës së saj gjashtë mujore. Sipas këtij raporti deri më tani janë analizuar 45% e bisedave të përgjuara. Nga 15 shtatori 2016 deri 15 mars 2017, PSP ka iniciuar hetime ndaj 50 personave si të dyshuar për vepra penale. Brenda kësaj periudhe PSP ka hapur 12 raste të reja. Në raportin e PSP thuhet se edhe gjatë kësaj periudhe specialja ka hasur në vështirësi gjatë bashkëpunimit me institucionet vendase. Në konstatimet e raportit të PSP thuhet se ekipi i Janevas pret bashkëpunim dhe normalizim të punës me institucionet. Raporti i PSP është…

Lexo më Shumë

15 March Më shumë se dy orë avokati i Sead Koçan i sqaroi gjykatës së Apelit përse duhet ta shfuqizoj paraburgimin për klientin e tij. Avokati Nikola Dodovski i cili përfaqëson të dyshuarin e parë në rastin “Trust”, në masën e paraburgimit sheh prapavijën e tentimit për ta heshtur televizionin Nova që është pronë e Koçanit. Avokati i tij edhe sot pohoi se Koçan është në udhëtim zyrtar, ndërsa në Gjykatën e Apelit prezantoi edhe fletë- udhëtimi. Avokati thotë se Koçani nuk është duke ikur, ndërsa shpallja e fletë- arrestit ndërkombëtarë pa aktgjykim fuqiplotë për paraburgim, paraqet precedencë juridike. Nga…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike ka publikuar sot raportin e tretë për aktivitetet e kësaj prokurorie, raporton SHENJA. Nga kjo prokurori thonë se në kuadër të  raportit të tretë, në periudhën prej 15 shtatorit të vitit 2016 deri më 15 mars të këtij viti zhvillohen hetime kundër 50 personave. Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave, kundër të cilëve zhvillohen procedura hetimore nga themelimin i kësaj prokurorie është 112. Në raport thuhet se, edhe përkundër asaj që Kushtetuta garanton liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, me përgjimet e paligjshme të mijëra personave në vend në periudhën prej vitit 2008 deri më 2015,…

Lexo më Shumë

Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë është institucion shkencor ndërsa foltorja e saj nuk guxon të keqpërdoret për shfryrje të ndjenjave personale të dikujt. Kështu u shpreh akademiku Abdylmenaf Bexheti pasi një ditë më parë kolegu i tij maqedonas Mitko Maxhunkov shfrytëzoi Kuvendin vjetor të ASHAM-it për të sulmuar ashpër platformën e partive shqiptare, të cilën e cilësoi si dokument të rrezikshëm dhe projekt për, siç tha krijimin e Shqipërisë së Madhe.  Në këto situata Akademia e Shkencave duhet të jetë institucion racional shkencor, më qetësues dhe i bazuar gjithmonë në bazë të fakteve shkencore, jo në bazë të…

Lexo më Shumë

Edhe pse vetëm një herë shkuan në punë, deputetët e përbërjes së re parlamentare më shumë se dy muaj marrin rregullisht pagën në vlerë prej më tepër se 1 mijë euro. Për qendrën për gazetari hulumtuese SCOOP, nuk është e moralshme dhe etike që deputetët të marrin rrogë pasi nuk e arsyetojnë me punë në Kuvend. Sipas përfaqësuesit të kësaj qendre, Goran Lefkov deputetët përderisa nuk shkojnë në punë, rrogën e tyre duhet ta kthejnë te buxheti i shtetit.  Sikur të kishin guxim deputetët duheshte ose ti japin rrogat e tyre për qëllime humanitare ose ti kthenin te buxheti i…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov ka thënë se përskaj krizë në të cilën gjendet shteti, Ivanov me urdhër të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka vendosur ta thellojë atë krizë duke shkuar në Azerbajxhan. Sipas tij, Ivanov ka dëshmuar se kërcënim për Maqedoninë janë personalisht aid he Gruevski. Shilegov ka shtuar se me këtë veprim ai ka dëshmuar se është i gatshëm ta mbaj peng tërë shtetin.

Lexo më Shumë

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Sllovenisë, Milan Jazbec. “Me këtë rast Kryetari Kasami e njoftoi Ambasadorin  me aktivitetet e Lëvizjes BESA, si dhe bisedoj lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, dhe shqyrtimin e mundësive për dalje nga kriza politike. Ai po ashtu ripohoi se për BESËN është e rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve. Përveç kësaj, Kryetari Kasami, ritheksoi se për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së demokratizimit të…

Lexo më Shumë

Deputeti i lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk ekziston një letër e hapur nga Lëvizja BESA, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa pretendimet e tilla ai i quan si shpifje. “Letër të hapur nga Lëvizja BESA drejtuar kryeministrit Rama nuk ekziston.Ekziston një parti politike në Maqedoni që merret me shpifje, paguan një lajm në një televizion dhe pastaj thirret në lajmin që e ka shpifur vet.Si i thonë kësaj gjendje nuk e di as vetë…. por që ka nevojë për shërim, nuk dyshoj aspak”, ka shkruar Gashi në facebook.

Lexo më Shumë

Ka vazhduar edhe sot gjykimi për rastin “Kumanova”, me çratsë para gjykatësit hetues dëshminë e ka dhënë edhe Genc Sefa, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor dhe nuk është terrorist. Sefa madje ka thënë se grupi paraprakisht, para se të ndodhin zhvillimet me 9 dhe 10 maj kishin përgatitur një deklaratë të detajuar për të drejtat e shqiptarëve dhe për moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërkohë avokatja Artene Ademi deklaroi sot se djemtë që akuzohen nuk janë terrorist por se janë kundër terrorizmit. Sipas saj djemtë kanë ardhur në Kumanovë për të bërë trysni tek…

Lexo më Shumë