Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhejs Bejli, ka ripësiritur edhe njëherë qëndrimin e tij se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për të mos i dhënë madantin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, nuk ka qenë i drejtë. “Disa herë kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov. Ne mendojmë se nuk ishte vendim i mirë dhe shpresojmë se do ta rishqyrtojë. Mendoj se është e rëndësishme që institucionet demokratike të funksionojnë dhe vlerësoj se pikërisht këtu qëndron edhe zgjidhja e krizës”, ka deklaruar ambasadorin Bejli gjatë një projekti të organizuar nga USAID, raporton SHENJA.
Author: almakos
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot është takur me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni Millan Jazbec. Në takim siç thuhet në komunikatën e LSDM-së, përcjell SHENJA, është biseduar lidhur me formimin e Qeverisë së re. Zaev ka informuar ambasadorin slloven se kanë publikuar Programin e Qeverisë së re e cila sipas tij do të ketë fokusin në zgjidhjen e çështjeve sociale, ekonomike, sundimin e drejtësisë. “Do ta heqim çdo pengesë për arsyetim nga Gjorge Ivanov rreth dhënies së mandatit. Në këtë drejtim vlerësoj se në periudhën e ardhshme në Kuvend duhet të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit i cili…
Drejtori i Gjimnazit shtetëror “Mirçe Acev” në Prilep ështrë filmuar nga nxënësit duke folur kundër gjuhës shqipe dhe rrezikut eventual që sipas tij sjell aplikimi i dygjuhësisë. Mirëpo gjatë bisedës një nga nxënëset e ndërpret fjalimin e tij duke thënë se nuk është në rregull që në një institucion edukativo-arsimor të mbahen ligjërata politike, shkruan SHENJA. Ja fotografia e drejtorit Kire Nikollovski:
Histeria që ka përfshirë disa qarqe maqedonase kundër gjuhës shqipe, nuk ka anashkaluar as shkollat. Drejtori i një shkolle me nxënës maqedonas është filmuar duke u mbajtur ligjëratë paralajmëruese nxënësve në shkollë për rrezikun nga gjuha shqipe, shkruan Gazeta Lajm. “Nëse ndodh aplikimi i gjuhës shqipe, nëse ndodh vendosja e simboleve shqiptare në monedha, nëse ndryshon himni, flamuri…”, dëgjohet duke folur drejtori, deri sa nuk ndërpritet nga një nxënëse, e cila i thotë: “Drejtor, a nuk është turp të mbani fjalime politike në shkolla?”. Ndryshe, kjo histeri është e theksuar te kuadro të emëruara nga koalicioni qeveritar VMRO-BDI, që len…
Sot në orën 13:30 priten të takohen drejtuesit e LSDM-së dhe të Lëvizjes BESA. Sipas informacioneve në takim pritet të diskutohet mundësia për të thirru seancën konstitutive të Kuvendit. Gjatë mbrëmjes së djeshme, lideri social demokrat Zoran Zaev realizuar takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
VMRO-DPMNE, sot përmes kumtesës e akuzoi Zoran Zaevin se “midis platformës së Tiranës dhe interesave shtetërore dhe nacionale të popullit të tij ka zgjedhur platformë, e cila”, siç theksojnë, “do të thotë përzierje e drejtpërdrejt në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë”. Sipas partisë, Zaev dhe LSDM vetëm për të ardhur në pushtet, janë të gatshëm për dygjuhësi në mbarë shtetin, emblema dygjuhësore të ushtrisë dhe policisë, bankënota dhe kartëmonedha dygjuhëshe, si dhe shpalljen e popullit të vet si popull gjenocid. Njëherësh, porosisin, se LSDM dhe Zaev nuk guxojnë më të ikin dhe të fshihen me gënjeshtra dhe manipulime…
15 March Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski ka dhënë betimin para Këshillit gjyqësor se funksionin shef i gjykatës më të lartë do ta kryej pa presione dhe në pajtim me ligjin dhe kushtetutën.Ai nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen sërish të bisedoj përmes telefonit me politikanë, ministra apo deputetë, sepse sipas tij funksioni i tij kërkon një gjë të tillë. Vangellovski edhe njëherë ka theksuar se nuk ka asgjë kontestuese në bisedën e tij të publikuar në bombat e opozitës, ku me ministrin e atëhershëm për Transport dhe lidhje Mile Janakievski bisedon për rastin Global. Vangellovski nuk frikësohet…
Prokuroria Speciale Publike sot duhet të publikoj Raportin e saj të dytë gjashtë mujor. Duke pasur parasysh faktin se ende nuk është konstituuar Kuvendi, PSP, sipas praktikës, raportin duhet ta dorëzoj tek Këshilli i Prokurorëve Publik. Vitin e kaluar, prokurorja speciale Katica Janeva ka arsyetuar Raportin në Kuvend dhe është përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Megjithatë, PSP ka obligim ligjor për ta dorëzuar Raportin, por jo dhe ta arsyetoj. /SHENJA/
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov do të qëndroj për vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit, kanë bërë të ditur nga Kabineti i tij, përcjell SHENJA. Ai do të merr pjesë në Forumin e 5 Global në Baku, ndërsa do të drejtohet në sesionin e presidentëve me temë “E Ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqia dhe interesat”. Gjatë takimit, shtojnë nga kabineti i tij, Ivanov do të zhvilloj takim edhe me presidentin e Azerbajxhanit, Illham Alijev, ndërsa do të realizoj edhe takime tjera. Mes temave tjera që do të diskutohet janë edhe: e ardhmja e Evropës, marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimit,…
15 March Fjala federalizëm sipas ish ndërmjetësuesit të Marrëveshjes së Përzhinos për Maqedoninë paraqet fjalë e ndaluar, kjo ngaqë federalizmi paraqet një nga sistemet i cili ka privilegjuar vetëm njërin nga etnitë që jetojnë në një shtet shumetnik si Maqedonia duke mënjanuar nga ana tjetër etnitë me një përbërje të arsyeshme që edhe ato të jenë pjesë e strukturës qendrore udhëheqëse në Maqedoni, kështu duke ju marrë e drejta e përdorimit të gjuhës amtare, me arsyetimin se ato janë pjesë e pakicave. Shkrimi i plotë i ndërmjetësuesit të Marrëveshjes së Përzhinos, Van Hojten: Po, në Maqedoni është e ndaluar të…
Sot skadon afati për paraqitjen e të ardhurave tatimore për të ardhurat shtesë gjatë vitit 2016. Pet t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët duhet të parashtrojnë fletëparaqitje tatimore dhe për respektimin e afatit, sportelet tatimore të DAP-it sot do të punojnë deri në orën 20:00. Nga DAP-i presin që sivjet të parashtrohen gjithsej 420.000 fletëparaqitje tatimore vjetore. Në konkludim me 13 marsin e vitit 2017 janë parashtruar 362.523 fletëparaqitje tatimore vjetore. Më shumë fletëparaqitje janë dorëzuar në Shkup 144.066, Shtip 62.786, Prilep 49.085, Manastir 45.701, Strumicë 32.868 dhe në Tetovë 27.345. Fletëparaqitje tatimore vjetore kanë obligim të parashtrojnë të…
Një bombë e përpunuar në dorë ka shpërthyer sot në mëngjes në librarinë e zëvendës kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Greqi “Demokracia e Re”, Adonis Grigorijades, kumtojnë mediat greke. Një person i panjohur ka telefonuar në redaksinë e stacionit të internetit grek për të thënë se është vendosur një mjet shpërthyes në librarinë në bulevardin “Kifisija” në Athinë dhe ka paralajmëruar se alarmi nuk është i rremë. Rajoni u bllokua nga ana e policisë, e cila e pengoi edhe lëvizjen nëpër bulevard. Pak më vonë bomba ka shpërthyer, ndërsa gjatë hetimit janë gjetur tre mjete të improvizuara…

