Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri të dielën në orën 19:00, ka bërë të ditur Agjencioni për shërbime audio dhe audiovizuele, pas vendimit të KSHZ-së për rivotim në Tearcë. Në Tearcë do të ketë rivotim në vendvotimin 2011. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore ndalohen të gjitha format e prezantimit të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.
Author: almakos
Organizata sindikale e “Jugohrom Alzar” nga Jegunoci sot do të dorëzojë letër-urgjencë deri te Komisioni shtetëror për vendosje në shkallë të dytë pranë Qeverisë së Maqedonisë me të cilën kërkohet që ai pozitivisht t’u përgjigjet ankesës kundër shkyçjes të paarsyeshme të kombinatit nga puna. Në letrën deri te Komisioni i shkallës së dytë menjëherë do ta shfuqizojë vendimin e marrë nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor për shkyçje të furrave të “Jugohrom Alzar”-it. Në qoftë se komisioni, siç thuhet në kumtesë, nuk shfaq ndjenjë për realitetin nga 1 janari i vitit 2017, 700 të punësuar dhe familjet e…
Qendra për Liri veç më ka vendosur vëzhgues në Komunën e Tearcës, të cilët e vëzhgojnë situatën në këtë komunë para rivotimit në Vendvotimin 2011 të dielën, më 25 dhjetor. Me qëllim të kontribuojnë për forcimin e vetëdijes publike për të drejtën votuese, dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese kundër parregullsive zgjedhore, aktivistët e CIVIL do të hapin stenda informative të projekteve “Përpara!” dhe “Vëzhgojmë” në Tearcë, të premten, më 23 dhjetor, me fillim nga ora 14. Pas vendimit të Gjykatës Administrative për anulimin e votimit në Vendvotimin nr. 2011 në Komunën e Tearcës, në Njësinë e Gjashtë zgjedhore, ekipet…
Prokuroria Themelore në Kumanovë ka ngritur akt akuzë për vrasjen e të riut Almir Aliu, i cili u përplas për vdekje natën e 25 qershorit në afërsi të shtëpisë së tij në Kumanovë. Kundër drejtuesit të makinës Boban Iliq nga Kumanova është ngritur akt akuzë për veprën penale vrasje. Sipas hetimit, Iliq është fjalosur me babain e Almirit. Më pas ai me makinë ka përplasur Almirin i cili humbi jetën në spital si pasoj e lëndimeve të marra.
Organizata joqeveritare “Civil” edhe në të kaluarën me shumë kujdes i ka monitoruar zgjedhjet, dhe të njejtën do e bëjë edhe tani sidomos në rivotimin në Tearcë më 25 dhjetor. Kështu u shpreh kryetari i “Civil”, Xhabir Deralla, në emisionin ‘Arena në TV Shenja. “Gjithashtu ne në Tearcë do të jemi aktiv si vëzhgues, do të kemi kujdes tekstualisht në çdo hap të strukturave politike, që qytetarët të dielën të votojnë lirshëm. Porosia ime deri te të gjithë është, kur të ndalen prapa kutisë së votimit, le ta dijnë se janë vetëm me laps në dorë dhe të jenë të…
Rivotimi në Tearcë të Tetovës dhe mundësia për ndryshim të rezultatit përfundimtar nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, janë tema e emisionit të sontshëm ‘Arena’. Kryetari i OJQ “Civil”, Xhabir Deralla, tha se parregullsi zgjedhore nuk janë vërejtur vetëm në Tearcë por në gjithë territorin e Maqedonisë, të cilët janë si rezultat i korrupsionit të lartë politik në vend. “Megjithatë shohim një sinjal shumë interesant në gjithë Maqedoninë, përmes të cilit një pjesë e trupit vetues megjithatë janë të vendosur, merr guximin të dalë në votime në numër më të madh në krahasim prej viteve të kaluara dhe të kontribojë. Don…
Vrasja e ambasadorit rus në Ankara ishte një ndodhi e jashtëzakonshme dhe sigurisht që kishte për qëllim përkeqësimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë. Kështu u shpreh profesori universitar, Ali Pajaziti, në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja, i cili ka vlerësuar lartë veprimet e dy presidenteve pas kësaj ngjarjeje. “Deklaratat e presidentit Putin dhe presidentit Erdogan, në këtë drejtim kanë pasur impakt të jashtëzakonshëm në zbritjen e topit poshtë, pra menduan me koka të ftohta e jo me koka të nxehta sikur që është zakon në ujërat politike, dhe me këtë rast i kontribuuan edhe paqes rajonale, edhe paqes evropiane,…
Lëvizja Besa i ka paraqitur tre kushtet e sajë për bashkëpunim me subjektet politike pa plotësimin e të cilave as nuk do të nisë bisedimet. Kryetar i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, pas takimit me ambasadorin holandez Vuter Plomp tha se BESA do të koalicionojë vetëm me parti të cilat nuk kanë persona të inkriminuar, që do të pranojnë Ridefinimin dhe me kusht që gjithë marrëveshja për formimin e Qeverisë të jetë publike për qytetarët. I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë ndonjë ftesë nga Ali Ahmeti për takim, Kasami tha se nuk ka një ftesë të tillë por edhe nëse…
Kjo është Komuna e Tearcës, e cila më 25 dhjetor do të shkojë në rivotim. Ndërkaq, kjo është shkolla ku ndodhet vendvotimi 2011, e që për momentin është në qendër të vëmendjes për shkak se nga ky vendvotim do të vendoset fati i Qeverisë së re. Për banorët e Tearcës, paraqet kënaqësi të veçantë fakti që vota e tyre tanimë ka peshë më të madhe se asnjëherë më parë. Ata thonë se partitë të cilat synojnë votën e tyre, duhet të kenë parasysh problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky vend, duke numëruar këtu mungesën e ujit, kanalizimit, si…
Maqedonia zë vendin e pestë në botë për numrin e vdekjeve që vijnë si pasojë e ajrit të ndotur. Shifrat alarmante publikohet nga ekspertë dhe institucione të fushës, të cilët konstatojnë se ajri i ndotur vlerësohet si faktor kryesor i vdekjes në 25 për qind të vdekjeve që vijnë nga sulmet në zemër dhe në tru dhe tek 4.6 për qind e pacientëve që vdesin për shkak të kancerit në mushkëritë e bardha. Sipas një studimi të Bankës Botërore, në Maqedoni 1.110 njerëz vdesin si pasojë e ndotjes së ajrit. “Nuk ka vend të sigurt në Shkup. Ndoshta ka pak…
Komisioni Evropian dënon ashpër çdo retorikë nxitëse dhe të rrezikshme, përfshirë këtu edhe targetimin e përfaqësuesve e të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup. Këtë e ka deklaruar sot zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, e cila ka thënë se retorika e tillë largon edhe më shumë vendin nga rruga euroatlantike, të cilën e duan dhe meritojnë qytetarët e këtij vendi. “Ne presim që Qeveria e re të përkushtohet në zgjidhjen e sundimit sistematik të së drejtës, gjithashtu edhe të reformave urgjente prioritare dhe të vazhdojë implementimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të kaluara politike. Ne do t’i mbështesim autoritetet në këtë drejtim”, ka…
VMRO-DPMNE-ja sot në konferencë për shtyp kërkoi, siç theksoi anëtari i partisë Dragan Danev, që institucionet më të mos i tolerojnë manipulimet e liderëve të LSDM-së Zoran Zaev i cili, siç u theksua, e ka gënjyer gjykatën vetëm për ta anuluar seancën gjyqësore. Danev tha se Zaev e ka gënjyer gjykatën “pa iu trembur syri” vetëm që edhe njëherë ta anulojë seancën gjyqësore dhe ta zvarritë lëndën për blerje që e ka kërkuar nga biznesmeni i Strumicës. Në seancën e njëjtë, shtoi ai, fillimisht kërkoi përjashtim të prokurorit dhe, siç tha, sërish me gënjeshtra se është zhvilluar procedurë kundër tij.…

