Author: almakos

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili pritet të vizitojë vendin tonë të premten, ka shprehur shqetesimin për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje Hercegovinës. Gjatë vizitës në Sarajevë McCain tha se shumica në Kongresin amerikan e mbështet zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit e cila dha fund luftës në Bosnje më 1995. “Jam i shqetësuar për situatën këtu, përfshirë edhe ndërhyrjen ruse. Mesazhi im është në emër të presidentit dhe të një shumice të kolegëve të mi, si republikanë, ashtu edhe demokratë. Ne mbështesim Bosnje dhe Hercegovinën. Duam të shohim vazhdimin e…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Hari Llokvenec sot në foltoren e Kuvendit ka thënë se në vitin 2012-të, VMRO-DPMNE nuk ka lejuar ata që të jenë opozitë ndërsa tani nuk i lejojnë që të jenë në pushtet, “’Mburoja’, gjegjësisht ‘Shtit’ është gazetë në gjuhën shqipe që e boton ARM-ja, redaktor është Jolevski, a e dininë këtë votuesit tuaj?”, ka pyetur Lokvenec. Ai ka kërkuar nga kryesuesi me Kuvendin, Trajko Veljanovski që të respektoj Rregulloren dhe të lejoj që të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Lexo më Shumë

Qeveria ka marrë vendim që të krijohet një grup pune i cili do të shqyrtojë opsionet ligjore të cilat do të bëjnë të mundur që të vazhdohen kompetencat e komunave dhe këshilltarëve komunal. Ligjërisht kompetencat e tyre përfundojnë më 14 maj si pasojë e mos shpalljes së zgjedhjeve lokale në kohë. Në këtë grup pune marrin pjesë ministria e pushtetit lokal, ajo e Drejtësisë, dhe përfaqësues të BNJVL-së. Aktualisht palët nuk bënë të ditur se cilat janë opsionet që shqyrtojnë por deklaruan se zgjidhja do të prezantohet brenda një afati të shkurtër kohor. Në bazë të konkluzionit që dje u…

Lexo më Shumë

Emisioni “Rruga drejt…” vazhdon drejt por politika jo. Ajo sikur ka humbur rrugën e saj, po shkon drejt një qorrsokaku, saqë nuk i dihet caku. Në vend që të ofrojnë zgjidhje liderët politikë konstatojnë gjendjen, ndërsa njëri prej tyre, ai i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se “nuk sheh dritë në fund të tunelit”. E sigurt është që momentalisht ndodhemi në tunel. Protestat e shoqatave joqeveritare që mbështesin VMRO-DPMNE-në vazhdojnë, Dilema kryesore politike vazhdon të mbetet çfarë do të ndodh, kur do zgjidhet kriza politike? Për të diskutuar për këto tema të ftuar të gazetares Arta Tahiri janë: Muhamed Halili,…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Britanisë në Maqedoni, Çarls Garet ka apeluar që përgjegjësit për funksionimin e Kuvendit duhet të kenë kujdes për funksionimin e tij, sepse Parlamenti është bërthama e Demokracisë. “Parlamenti është bërthama e demokracisë së Maqedonisë. Ndodhitë e tashme në Parlamentin e Maqedonisë, bëjnë kundërshërbim për zhvillimin e demokracisë, ata e korruptojnë kredibilitetin e institucionit në Maqedoni dhe jashtë. Demokracia nuk vjen shpejtë, as udhëtimi nuk ka fund, demokracitë duhet vazhdimisht të gjejnë mënyra si të forcohen. Britania është përkrahën shumëvjeçar i Maqedonisë”, ka deklaruar ambasadori Gareth. Ai tha se “në dy dekadat e kaluara partneritet, punuam me Maqedoninë ta…

Lexo më Shumë

NPQ Shkup informon se pas testimit të suksesshëm të sistemit, nga sot në funksion do të vendoset edhe pagesa me celular për parapaguesit nga operatori VIP. Me këtë kompletohet mundësia që të gjithë qytetarët të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e ndërmarrjes publike, dhe kështu mundësohet pagesë më e lehtë e biletave dhe për ata të cilët shfrytëzojnë më transportin publik.

Lexo më Shumë

I dyshuari për vjedhje, dyzetvjeçari me iniciale B.S. i punësuar në bankën NLB që pardje i ka vjedhur rreth 3 milionë euro, ende nuk i ka treguar policisë se ku gjenden paratë,Ai ka marrë padi penale nga MPB për vjedhje, ndërkaq i është shqiptuar edhe masë paraburgimi prej 30 ditëve. Ai është arrestuar rreth dy orë pas vjedhjes, edhe është marrë në pyetje, ai nuk ka dashur të tregojë se ku janë paratë. Ende nuk është e qartë se si ka arritur që pa e vërejtur askush të del me qese të madhe me para nga banka. Pas vjedhjes, drejtori…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ngelet në qëndrimin se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza politike në të cilën, sipas tyre e ka futur Maqedoninë LSDM janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare. Nga partia thonë se ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nuk ndalojnë, ndërsa LSDM dhe lideri i partisë Zoran Zaev heshtin dhe nuk i dënojnë. “Sipas tij popullata që jeton në Maqedoni është e përbërë nga shqiptarë dhe maqedonas. Ai është i njëjti Edi Rama i cili na quan sllavo-maqedonas dhe i cili ka grumbulluar liderët e partive shqiptare rreth platformës së Tiranës. Shoqëria kriminele LSD dhe krimineli Zoran…

Lexo më Shumë

12 April Sot në orët e hershme të mëngjesit persona të panjohur në zyret e avokates Natasha Janevska kanë ngjitur një letër me njoftimin për bombë në Gjykatën e Tetovës. Edhe përkundër këtij kërcënimi të punësuarit në Gjykatë nuk kanë braktisur godinën e gjykatës por kanë vazhduar punën e tyre. Ndërkohë Policia ka dalë në teren dhe punon në zbardhjen e rastit. Raportohet se alarmi ka rezultuar i rrejshëm.

Lexo më Shumë

LSDM paralajmëron se shumica në Kuvend do të futet me më tepër vendosshmëri në përzgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe qeverinë e re reformuese dhe siç thonë, obligimin për të siguruar të mirat për të gjithë në ekonomi, shoqëri, në Maqedoninë unitare. “Do të ketë ndryshime dhe qeveri të re reformuese. Kjo do të ndodh shumë shpejtë në bazë të Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë, e cila është demokraci parlamentare. Ekziston shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe ata kanë të drejtë dhe obligim që të zgjedhin kryetarin e ri të kuvendit dhe qeverinë e re”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Liqenin e Smillkovës, ku pesë shkupjanë, në Të enjten e madhe u vranë derisa peshkonin në liqen. Viktimat ishin katër djem të moshës prej 18 deri në 21 vjeç nga lagjja e Shkupit Radishan, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45 vjeçari Borçe Stevskovski nga fshati Cresheva. Vrasja ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” dënim të përjetshëm me burg i është shqiptuar Alil Demirit, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e 12-të të seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Edhe vazhdimi i djeshëm u zhvilluar me vërejtje procedurale, replika dhe kundëreplika. Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në gjendje të rëndë politike, pothuajse të gjithë qytetarët janë në rrugë, kërkojnë përjashtimin e platformës së Tiranës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM, nga ana tjetër, përsëri kërkoi që të kalohet në pikën e katërt për, përzgjedhjen e spikerit kuvendor. Konform marrëveshjes, në…

Lexo më Shumë