Vjedhjet e shpeshtuara kanë vënë në rrezikik sigurinë dhe funksionimin normal të trafikut hekurudhor. Nga ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura Shkup, informuan se për shkak të vjedhjeve të shpeshtuara të pjesëve të rëndësishme të sistemit për siguri dhe sinjalizimit në vend kalimet rrugore është rrezikuar funksionimi normal i trafikut hekurudhor. “Kështu duke filluar prej datës 12.04.201, NP Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura përkohësisht ka ndërprerë punën e rregullt në vend kalimet rrugore në linjën hekurudhore Gjorçe Petrov- Kërçovë, përfshirë këtu të gjitha vend kalimet rrugore që gravitojnë në këtë pjesë të hekurudhës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Hekurudhave të…
Author: almakos
Nëpunësit doganorë nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë sekuestruar 114 kilogramë lëndë narkotike në automjetin transportues me gjysmërimorkio me targa të huaja të drejtuar nga një shtetas bullgar në dalje të Republikës së Maqedonisë. Drejtoria doganore e RM-së informoi se i dyshuari kur ka arritur në vendkalimin kufitar Bogorodicë nëpunësve doganorë u ka thënë se nuk ka asgjë për të paraqitur dhe se automjetin e ka të zbrazët. Meqë nëpunësit doganorë kanë dyshuar në deklaratën e tij, automobilin e kanë selektuar për kontroll. Gjatë kontrollit të automobilit në dërrasat anësore të gjysmërimorkios, nëpunësit e doganës kanë vërejtur se janë të mbushura…
Pas rangimit si universiteti më i mirë në kategorinë e mësimdhënies dhe arsimit sipas listës së Shangait për vitin akademik 2015/2016, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është pranuar si anëtar në Asociacionin Evropian të Universiteteve (European University Assocation – EUA). Ky asociacion paraqet organizimin më serioz të universiteteve në kontinentin e Evropës me ndikim global në lëminë e arsimit të lartë. EUA përfaqëson mbi 850 universitete nga 47 shtete të ndryshme. Anëtarësimi i UNB-së në këtë institucion vjen pas një pune të suksesshme dhe dobiprurëse dhjetëvjeçare për arsimin e lartë dhe shoqërinë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin e…
LSDM-ja përmes një njoftimi thekson se të gjithë janë të detyruar që të mundësojnë transferim paqësor të pushtetit dhe se shumë shpejt qytetarët do të kenë Qeveri sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve. Në njoftim citohet se Qeveria e re do të kujdeset për nevojat reale të qytetarëve dhe për interesat shtetërore. “Punonjësit do të kenë rritje të pagë minimale të 12 mijë denarëve në vitin e parë, ndërsa ajo do të rritet deri në 16 mijë denarë në fund të mandatit të qeverisë së re reformuese. Paga mesatare do të rritet deri në 500 euro. Do të ulen shpenzimet e…
Në mungesë të njërit nga ekspertët e ekipit mjeko-ligjor është anuluar seanca gjyqësore për rastin e vogëlushit Almir Aliu e cila ishte paraparë të vazhdojë sot. Mësohet jo zyrtarisht se seanca e radhës është caktuar për më datë 4 maj. Vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu humbi jetën pak ditë pasi u shtyp me makinë nga ana e Boban Ilic në natën e 25 qershorit të vitit të kaluar. Në bankën e të akuzuarve qendrojnë 4 persona, Boban Iliç i akuzuar për vrasje dhe 3 të tjerë të akuzuar për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliu. Jo zyrtarisht incidentit…
Një motoçiklist është lënduar rëndë në një prej gjithsej 13 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tetë më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së kaluar policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të një numri më të madh shkeljesh te 33 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tre shoferë nuk u kanë lënë përparësi kalimi kalimtarëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, 12 shoferë gjatë drejtimit të automjetit motorik nuk e kanë shfrytëzuar rripin…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të shkurtra të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 24 gradë. Deri të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa kushte për reshje të dobëta të shiut do të ketë pasdite vetëm në rajonet malore. Të shtunën pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë vranësira të shtuara dhe në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme…
Shtëpia e Bardhë tha se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar. “Jemi shumë të shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Mal të Zi dhe me raportet e besueshme se Rusia ka mbështetur një përpjekje për sulm ndaj qeverisë në ditën e zgjedhjeve”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Prokuroria speciale në Mal të Zi ka thënë se një grup i “nacionalistëve rusë” ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, për ta sjellë një parti opozitare në pushtet. Moska…
Sigmar Gabriel, ministër gjerman i Punëve të Jashtme ka arritur për vizitë zyrtare në Serbi. Atje ai është me kryeministrin e ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Alesandar Vuçiq e Ivica Daçiq, transmeton Koha.net. Para ardhjes në Beograd, shefi i diplomacisë gjermane ia ka dhënë një intervistë portalit serb “blic”. Gabriel, duke folur për gjasat e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe a është sfida më e madhe e saj Kosova në këtë rrugë, ka thënë:
Presidenti i Republikës së Hungarisë Janos Ader u takua sot në Zagreb me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq. Ata biseduan për politikat e migracionit dhe ranë dakord se e ashtuquajtura ‘rruga ballkanike’ duhet të mbetet e mbyllur, ndërsa kanë biseduar edhe rreth çështjetve të pazgjidhura midis dy vendeve si çështjet kufitare dhe INA-MOL, raporton AA. Grabar-Kitaroviq konstatoi se marrëdhëniet kroato-hungareze në vitet e fundit janë ngarkuar me çështje të hapura, edhe pse, siç tha, Hungaria ka ndihmuar Kroacinë që nga pavarësia e saj, në luftën e saj dhe anëtarësimin në BE dhe NATO. Ajo theksoi se çështjet e hapura kanë të…
[embedded content] 12 April Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski edhe një herë duke përdorur protestën e qytetarëve tha se populli nuk do të lejojë që në kurriz të tyre LSDM-ja të paguajë borxhet. Gruevski edhe një herë i ofroi LSDM-së të gjithë deputetët e tij, për të formuar Qeverinë. Alsat-M
12 April Në ditën e 45 të protestës, Iniciativa për Maqedoni të përbashkët ka dalë me kërkesa të reja. Ata, njëjtë sikurse edhe VMRO DPMNE-ja po kërkojnë zgjedhje të reja. Sipas tyre, mundësia e vetme për të vlerësuar platformën e përbashkët të partive shqiptare janë zgjedhjet e reja. Ata porositën shumicën e re në Kuvend që të mos tentojnë gjatë festave të bëj siç thonë ata grushtet. Protestat do të vazhdojnë të martën. Alsat-M

