Author: almakos

Ndërmarrja aksionare “Skopski Pazar” është përgjigjur në lidhje me paqartësitë që dje u shfaqën tek një pjesë e shitësve, duke thënë se atë pjesë të Bit Pazarit e ka shitur që nga muaji korrik i vitit 2015. Nga ana tjetër, tregtarët për këtë shitje kanë kuptuar disa ditë më parë, kur edhe kanë filluar aktivitetet ndërtimore tek tezgat e tyre. “Në interes të informimit të saktë të opinionit, theksojmë se në vitin 2015, me vendim të Këshillit Drejtues të Shoqatës Aksionare numër 02-304/71 të datës 02.07.2015, është realizuar shitja e një prone me sipërfaqe të përgjithshme prej 501 M2, për…

Lexo më Shumë

12 April Deklarata e partive shqiptare dhe protestat kundër zyrtarizmit të shqipes ishin dy temat ku u fokusuan më së tepërmi deputetët në replikat dhe procedurat në seancën konstituive të Kuvendit. Pavarësisht bllokimit të Kuvendit, LSDM-ja edhe një herë paralajmëroi se ka plan për kapërcimin e situatës aktuale. “Zotëri Veljanovski, ju punoni në kundërshtim me misionin tuaj si kryesues i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ju punoni kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë, prandaj ju lutem, ose orë më parë dorëhiquni, ose ne do ta gjejmë ilaçin për këtë”, tha Aleksandar Kiracovski, LSDM. Deputetët e VMRO DPMNE-së edhe një herë…

Lexo më Shumë

12 April Një udhëtar është plagosur si pasojë e një aksidenti ku në autobus i NQP Shkup u përplas me një veturë. Aksidenti ndodhi në orët e pasdites në afërsi të fabrikës “OHIS”. Udhëtari i lënduar është transportuar me automjetin e Ndihmës Urgjente Mjekësore. Nga NQP Shkup thanë se rasti është paraqitur në MPB për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Qytetarët në Maqedoni më 11 dhjetor votuan për dy koncepte, një që i përçan qytetarët duke kërkuar Maqedoni të përbashkët, dhe koncepti tjetër është që kërkon Maqedoni të bashkuar dhe multietnike. Kështu deklaroi gazetari Branko Gerovski në emisionin debativ Arena. Ai tha se koncepti që e ofron VMRO-DPMNE përçan maqedonasit dhe fyen shqiptarët. Por këto qëndrime u kundërshtuan ashpër nga analisti Sotir Kostov. “I kuptuar si shtet në të cilin do të ketë Maqedonas të bekuar dhe shqiptarët e mallkuar, kërkoj falje që e përsëris këtë termin,  por kjo këngë këndohet çdo natë në mitingje” , ka deklaruar analisti Branko…

Lexo më Shumë

Data 12 prill tashmë 5 vite është sinonim i tragjedisë në Liqenin e Smillkovës, ku pesë shkupjanë, në festën fetare ortodokse “E enjtja e madhe”, u vranë derisa peshkonin në liqen. Kjo vrasje u shndërrua në krimin më të përfolur në vend gjatë gjithë kësaj kohe. Vrasja pasoi me një aksion të ashpër policor, i cili u zhvillua më 1 maj të vitit 2012 me emrin e koduar “Monstra”. 800 forca speciale të policisë  bastisën dhjetëra shtëpi shqiptarësh dhe  arrestuan 20 shqiptarë, mes të cilëve  edhe një grua të moshës 65 vjeçare, si dhe shumë gra shqiptare. E për këtë…

Lexo më Shumë

Sot një vjet ndodhi falja masive e politikanëve të dyshuar nga Prokuroria Speciale. Presidenti Gjorge Ivanov fali gjithsej 56 persona, disa prej tyre edhe për më shumë vepra penale. Në këtë grup hynin edhe persona të dyshuar në procedurë hetimore ose edhe parahetimore, por kishte edhe raste të personave që fare nuk ishin as të dyshur dhe Ivanov i kishte futur në listën e abolimit. Madje e falur ishte edhe vetë prokurorja Fatime Fetai dhe dy prokurorë të tjerë të Prokurorisë Speciale ndaj të cilëve ishte ngritur procedurë në Prokurorinë e Marko Zvrlevskit për gjoja presion ose kërcënim gjatë marrjes…

Lexo më Shumë

48% e të punësuarve mediatik vlerësojnë se kanë mjaftueshëm njohuri lidhur me të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale, ndërkaq 11.5% e tyre, janë përgjigjur “Nuk e di”. Këto janë rezultatet e hulumtimit me titull “Ndërgjegjësimi i medias dhe praktika e së drejtës së mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes së lirë deri tek informatat në Republikën e Maqedonisë”.  Sipas këtij hulumtimi më shumë se gjysma e të anketuarve, respektivisht 73,6% vlerësojnë se numri amë mund të konsiderohet si e dhënë e veçantë personale dhe e ndjeshme  për të cilën duhet shkallë më e lartë e mbrojtjes. Ndërkaq…

Lexo më Shumë

12 April Gjykata Supreme në seancën e sotme nuk vendosi nëse  prokurori publik Marko Zvërlevski ka të drejtë të kërkojë rishqyrtim të paraburgimit për Sead Koçan, i dyshuar nga prokuroria Speciale. Sipas informatave, seanca dhe debati do të vazhdojë ditët në vijim. Nëse supremja në fund vendos se Zvërlevski ka të drejtë të kërkojë rishqyrtimin e paraburgimit të Koçanit, atëherë hapet mundësia të rishqyrtohet paraburgimi  pronarit të Transmet. Alsat-M

Lexo më Shumë

12 April Qytetarë të shumtë përdorin biçikletën si mjet transporti për të arritur në një vend të caktuar. Mirëpo, shumë prej tyre ankohen se lëvizja me biçikletë është e vështirë për shkak të mungesës së rrugëve të posaçme dhe trotuareve të bllokuara nga makinat. Por, qytetarë të tjerë thonë se mund të lëvizin lirshëm me biçikleta nëpër disa komuna të caktuara si ajo e Karposhit, Gazi Babës, Qendër dhe disa pjesë të Kisella Vodës. Komunat shqiptare nga ana tjetër nuk kanë ndërtuar fare infrastrukturë për biçikleta dhe vijojnë të mbeten të shurdhëta ndaj kërkesave të qytetarëve.  Duhet me pas po…

Lexo më Shumë

[embedded content] 12 April Një vit nga protestat e Revolucionit laraman, kur mijëra qytetarë u ngritën kundër vendimit të presidentit Ivanov për të falë 56 politikanë. Dejan Llutovski, një nga protestuesit thotë se protesta dymuajshe solli shpresë se edhe në Maqedoni populli mund t’i arrijë ndryshimet që dëshiron t’i sheh  Revolucioni Laraman, sado i rëndësishme që ishte, ishte protestë e thjeshtë, në të cilën kërkohej respektimi i ligjeve dhe rregullave në kuadër të shoqërisë sonë. Mendoj se ishte pjesërisht i suksesshëm pasi iu dha motiv dhe besim njerëzve se derisa dëshirohet mund të arrihet diçka, mund të bëhen ndryshime të…

Lexo më Shumë

Për masakrën në Liqenin e Smillkovës gjashtë persona u dënuan me burg të përjetshëm. Avokatët edhe më tej janë të bindur se rasti Monstra është i montuar dhe se të dënuarit janë të pafajshëm. Prokuroria Speciale tashmë ka hapur procedurë parahetimore për rastin në fjalë. Avokati Naser Raufi vlerëson se “Monstra” do të merrte një kahe tjetër nëse Kuvendi do t’i votonte ndryshimet në ligjin për dëshmitarë të mbrojtur. Një gjë të tille e kërkoi personalisht edhe Katica Janeva. Prokurorja Speciale rreth një muaj më parë edhe njëherë porositi se, nëse vetë do ti mbronte dëshmitarët, shumë raste me interes…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski ka thënë sot se zgjidhje të krizës politike mund të ketë vetëm nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, është e qartë se LSDM nuk po ndërmerr hapa në drejtim të stabilizimit të Maqedonisë. Ai tha se VMRO-DPMNE nuk do ta paguaj faturën që e ka marrë LSDM. “Ne si parti edhe në periudhën e kaluar kemi dëshmuar se dëshirojmë që dëshirojmë të gjendet zgjidhje nëpërmjet dialogut mes partive politike. Do të ju rikujtoj, së pari kemi ofruar LSDM-së në rast se heq dorë nga platformë e Tiranës, VMRO është e gatshme të lejojë LSDM-në të jetë…

Lexo më Shumë