Author: almakos

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për dukuri të shiut kryesisht në rajonet jugore malore. Do të fryejë erë mesatare veriore e cila përgjatë vardarit kohë pas kohe do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zerio deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 16 deri 23 gradë. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të lëvizë prej 5 deri 21 gradë. Deri të shtunën do të mbajë mot me diell, pasdite me rritje të vranësirave dhe me kushte…

Lexo më Shumë

Gjykatësit suprem refuzuan kërkesën e Katica Janevës për ta hequr nga trupi gjykues Jovo Vangellovskin. Pas këtij vendimi, Vangellovski do të jetë njëri prej gjykatësve që do të vendosin nëse Sead Koçan do të shkojë ose jo në paraburgim. Edhe pse në fund të marsit, Janeva kërkoi largimin e Vangellovskit për shkak të lidhshmërive me “bombat” e publikuara të opozitës, një kerkesë e tillë u refuza dhe Vangellovski do të mbetet në pozicionin e tij. Gjykatësit suprem refuzuan edhe ankesën e Lidija Nedellkovës e cila ankohej që e kanë larguar nga këshilli penal, edhe pse me sistemimin elektronik ajo duhej…

Lexo më Shumë

Një pjesë e shitësve të Bit Pazarit janë përballur me një problem të papritur, kur kanë kuptuar se një pjesë e Bit Pazarit tanimë nuk është pronë e ndërmarrjes aksionare “Skopski Pazar”. Për realizimin e kësaj shitjeje, nuk janë konsultuar fare shitësit, të cilët thonë se ata edhe vetë mund ta kishin blerë këtë pronë, në të cilën punojnë me dekada të tëra. Nga ndërmarrja aksionare “Skopski Pazar”, na udhëzuan që t’u drejtohemi në formë të shkruar, por akoma nuk kemi marrë përgjigje për pyetjet tona. Këtë ndërmarrje e pyetëm se kur e kanë bërë shitjen e një pjese të…

Lexo më Shumë

11 April Në ditën e 44, nisma “Për Maqedoni të Përbashkët” ka protestuar kundër Platformës siç e quajnë të Tiranës dhe kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë. Organizatorët e protestave paralajmëruan se nuk do të heqin dorë dhe do të vijojnë protestat deri në momentin kur partitë politike do të përjashtojnë platformën. Gjuetarët dhe bujqit sot ishin në krye të protestës duke kërkuar maturi dhe durim në këto momente siç i quajtën të vështira për Maqedoninë.  Ata paralajmëruan se nëse është e nevojshme do të mblidhen me mijëra vetë në mbrojtje të shtetit.

Lexo më Shumë

11 April Edhe në ditën e 11-të nga vazhdimi i seancës konstituive, deputetët u sollën në labirintin e njëjtë të debatit. LSDM-ja ftoi në kapërcimin e pikës për formimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime duke synuar që debati të kalojë në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. VMRO-DPMNE-ja pretendon se kjo nuk është praktikë e institucionit ligjvënës dhe u shprehën të bindur se LSDM-ja do të vazhdojë të mbetet në opozitë. Aleanca për shqiptarët ndërkohë deklaroi se deputetët e VMRO-DPMNE-së dhunojnë vullnetin e shumicës së re.  Z. Veljanovski, në vend që të numëroni statistika dhe minutazh se sa…

Lexo më Shumë

11 April Misioni i UNESCO-s filloi t’i kontrollojë projektet e Qeverisë me të cilët parashikohet të ndërtohen objekte në rajonin e Ohrit, ndërsa për të njëjtët që në qershor të vitit të kaluar janë bërë vërejtje serioze nga kjo organizatë ndërkombëtare. Sipas ekspertëve, për shkak të projekteve qeveritare Ohri mund të gjendet në listën e zezë të zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESCO-s që është vetëm një hap për të humbur këtë status. Planet e diskutueshme janë ndërtimi i rrugës deri te Shën Naumi që do të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica, të tri zonat për zhvillimin e turizmit…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdojnë të shprehin shqetësimin në lidhje me krizën politike në Maqedoni duke i bërë thirrje liderëve politik që të kthejnë vendin në vijat e proceseve demokratike. Së fundmi, zyrtarja për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim e Komisionit Evropian, Gjenoveva Ruiz Kallavera, në një intervistë për European Ëestern Balkans, ka thënë se BE ka qenë shumë e qartë në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe është përsitur disa herë se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve. “Jam thellë e shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Komisari Han…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka vendosur ende nëse do t’i tërheq ministrat të cilët bëjnë pjesë në Qeverinë VMRO-BDI. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Nevzat Bejta, një gjë të tillë e ka diskutuar Kryesia Qendrore, megjithatë dorëheqjet e ministrave nuk kanë se ku të dorëzohen, për shkak të mosfunksionimit të institucionit ligjvënës. “Është diskutuar për dorëheqjet e ministrave të BDI-së, por meqenëse ministrat i zgjedh Kuvendi, ndërkaq Kuvendi nuk është duke funksionuar, ata nuk kanë se kujt të ja japin dorëheqjet, dhe nuk ka kush t’i pranojë ato.”, ka deklaruar për TV SHENJA, Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së. Ndërkaq,…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Kristine Althauzer, ka deklaruar sot se situata politike e krijon kornizën e gjithë shtetit. Kështu që, kriza e cila po zgjat shumë, siç ka thënë ajo, ka dëmtuar dukshëm ekonominë e vendit. Althauzer ka theksuar se politikanët posedojnë gjitha instrumente për ta zgjidhur atë, por se nevojitet vullnet politik për të ndodhur ajo. “Instrumente për zgjidhjen e krizës janë në tavolinë. Nevojitet vullnet politik që ajo të zgjidhet. Kuvendi të jetë operativ, të organizohet vet, të zgjidhet kryetar dhe pastaj të formohet edhe Qeveria e cila do të mund të veproj ai është rendi, është…

Lexo më Shumë

11 April Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë ankesat e 17 gjykatësve nga Gjykata Penale të cilët kontestonin sistemimin e ri të tyre. Ushtruesi i ri i detyrës, kryetar i Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev e përgatiti sistemimin e gjykatësve dhe në pozicione kyçe vendosi gjykatës, të cilët janë pjesë e bisedave të përgjuara ose për të cilët Prokuroria Speciale kërkon që të vërtetohet veprimi joprofesional. Paraprakisht, Gjykata Supreme pranoi 7 ankesa të gjykatësve të Penales dhe ata u ankuan për sistematizimin e përgatitur nga kryetarja e atëhershme Tatjana Mihajllova.

Lexo më Shumë

Gjevgjelia është një qytet me rreth 16 mijë banorë dhe ka paraqitje të pazakontë. Tanimë një kohë të gjatë ajo ka dygjuhësinë e vet jozyrtare.Në hyrje të qytetit ju presin tabela të shumëllojshme të shenjave, bilborde, reklama në maqedonisht dhe greqisht. “Unë jam një nga ata që e flasin shumë greqishten”.Kur shkoni në dyqan nuk të përgjigjen në maqedonisht por në greqisht.“Gjevgjelia është në kufi me Greqinë. Dëgjuam se në fundjavë e vizitojnë nga 4 deri 6 mijë grekë në ditë.“Kjo më shumë vjen në shprehje të enjten. Atëherë nëse nuk janë ata, gjysma e mallrave në treg do të…

Lexo më Shumë

[embedded content] Deputetët e shumicës parlamentare duhet të jenë më të guximshëm në konstituimin e shumicës së re parlamentare, thotë nënkryetari i BDI-së, Izet Mexheti. Në një intervistë për programin 200 në Alsat, Mexhiti thotë se BDI-ja ka mbyllur kapitullin me VMRO-në e cila sipas tij do ta ketë të vështirë të gjej koalicion tek shqiptarët nëse vazhdon me retorikën nxitëse në raportet ndëretnike. Alsat- M

Lexo më Shumë