Kryeministri I Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” nuk ekziston por vetëm se ka “Deklaratë të shqiptarëve nga Maqedonia” me të cilën Tirana zyrtare nuk ka asnjë lidhje. “Nuk ka asnjë ‘Platformë nga Tirana’, por Deklaratë të partive shqiptare të cilët i kemi ndihmuar. Ne kemi pasur takime të ndara me liderët e partive shqiptare dhe kemi marrë shënime gjithçka që është thënë. Ata janë bashkuar në një copë letre”, ka thënë Rama në intervistë në “Report TV”. Sipas tij, e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë thotë Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja.…
Author: almakos
Zëvendës-komandanti i Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, gjeneral-majori Timoti Mek Guaer qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë me ftesë të shefit të SHM të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski. Gjatë vizitës gjeneral-majori Mek Guaer do të takohet me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe me nikoqirin e tij gjeneral-nënkolonelin Veliçkovski. Temë e bisedimeve gjatë vizitës së punës në SHM do të jenë pjesëmarrja e deritanishme në stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta midis ARM-së dhe përfaqësuesve të Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në stërvitje ndërkombëtare të mbështetur…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë debati i 11 i seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar. Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi, ndërsa nga Lëvizja BESA, Zeqirija Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski,…
[embedded content] 10 April Shitet një pjesë e Bit Pazarit. Tregtarët e pjesës së jashtme të Bit Pazarit paralajmërojnë protesta. Ata shprehen të revoltuar nga vendimi i Skopski Pazar për të shitur pjesën ku ata kanë tezga. Kryetari i shoqatës së tregtarëve Ekrem Dolek thotë se nuk ka asgjë kontestuese në shitjen e 500 metër katror të pjesës së tregut, sepse firma posedon listë pronësie dhe me të mund të bëjë çfarë të dëshiron, por se është i befasuar nga kjo situatë. Drejtori i Skopski Pazarit, Sasho Davitkovski për Alsat M tha se përgjigje do të jep nesër. Alsat-M
[embedded content] 10 April Protestat e iniciativës qytetare për “Maqedoni të Përbashkët” kundër gjuhës shqipe hynë në ditën e 43-të. Qytetarët e grumbulluar në duart e tyre mbanin mburoje si simbolikë se ata janë mburoja e Maqedonisë. Ruta e tyre filloi prej para Qeverisë dhe përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë, prej ku organizatorët dhanë mesazhin se nuk do të lejojnë ndarjen e Maqedonisë. Alsat-M
10 April Tërmetet e djeshme në Shkup dhe ato të fundit në Shqipëri dhe kufirin me Greqinë, sipas Observatorit Sizmologjik nuk kanë të bëjnë me tërmetet e vitit të kaluar që në muajin shtator e tronditën kryeqytetin. Kompetentët thonë se bëhet fjalë për aktivitet normal sizmik. Disa tërmete tronditën Maqedoninë këtë fundjavë. Dy të fundit ndodhën mbrëmë në orën 21 dhe 1 pas mesnatës edhe atë në rajonin e Shkupit. Në një minutë kishim dy tërmete që ishin relativisht të dobët me magnitudë Rihteri 2.7 shkallë dhe intensitetin e 4 shkallëve, sipas shkallës makro-sizmike Evropiane. Por çarja është ende aktive…
10 April Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një deklaratë të dhënë para pak çastesh është shprehur tejet pesimist sa i përket zgjidhjes së krizës politike. Ahmeti me këtë rast ka deklaruar se nuk sheh dritë në fund të tunelit. Ndërkohë derisa ka komentuar kërcënimet e Nikolla Gruevskit, Ahmeti është shprehur decid se problemet nuk zgjidhen me kërcënime. Ndërkohë që ka deklaruar se nuk do të tërheq ministrat e tij nga qeveria aktuale, nën arsyetimin se kjo nuk do të kontribuoj në zgjidhjen ngërçit politik.
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar paraqet problem tejet serioz për investitorët e huaj dhe sa më shpejtë duhet të ndërmerren masa për përmirësimin e kësaj situate. Kështu tha kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj në kuadër të Odës Ekonomike, Shtefan Peter. Ai sqaroi se për këtë çështje është realizuar edhe një hulumtim me kompanitë, ku është vërtetuar se ato po përballen me vështirësi në plotësimin e vendeve të punës me të punësuar adekuat. 90 për qind e kompanive, thonë se kjo është problem esencial edhe në të ardhmen. “Ky hulumtim na tregon se përfundimisht ka një kërkesë për…
10 April Ministria e punëve të jashtme po shqyrton opsionin që konsullit të nderit në Barcelonë, Mario Deus t’i merret statusi. MPJ pret konfirmim zyrtar nga ambasada në Madrid, për shkrimet në shtypin spanjoll se konsulli i nderit i Maqedonisë në Barcelonë i ka vrarë dy fëmijët e mitur. Mediat e Spanjës njoftuan se Deus është arrestuar në Afrikën Jugore pasi bashkëshortja e tij i ka gjetur fëmijët e vdekur në vilën familjare afër Kejptaunit. Ndryshe Mario Deus u emërua konsull i nderit i Maqedonisë në Barcelonë në vitin 2012. Alsat-M
Situata aktuale politike, sipas analistëve, tanimë nuk mund të cilësohet si një krizë politike dhe institucionale, por si kaos i pakontrolluar i jetës shoqërore dhe politike. Sipas analistit politik, Branko Gerovski, nuk pritet ndonjë ndryshim spektakular i situatës, të paktën deri pas festës të pashkëve, pasi sipas tij, akoma nuk ka gatishmëri nga pakica parlamentare që seanca konstituive të vazhdojë normalisht. Ndërkaq, as shumica parlamentare, sipas Gerovskit, nuk planifikon ndonjë lloj aksioni për zgjedhje të shpejtë të kryetarit, nëse e njëjta do të ishte jashtë kornizave të të drejtave të rregullores. “Mendoj se LSDM dhe partnerët e koalicionit, respektivisht partitë…
10 April Gjykata Supreme ka caktuar për nesër seancë të përgjithshme ku do të shqyrtohen 17 ankesa për sistemimin e ri në Gjykatën Penale, që e përgatiti ushtruesi i detyrës kryetar, Stojançe Ribarev. Mospajtimet e disa nga gjykatësit në Gjykatën Themelore Shkup vijnë pasi sistemimi i ri është identik me atë të ish u.d kryetares, Tatjana Mihajlova e cila dha dorëheqje pasi Gjykata Supreme i pranoi thuajse të gjitha ankesat e kolegëve të saj. Një pjesë e gjykatësve ende nuk kanë përgjigje për ankesat e para, ndërsa Gjykata më e lartë tani do të merr vendim për 17 ankesa të…
[embedded content] 10 April Një ditë pas deklaratës nxitëse të Gruevskit, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi porositi se kush luan me zjarr do të digjet. Arifi tha se alternativa e vetme për vendin është formimi i shpejtë i institucioneve ndërsa hodhi poshtë plotësisht mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.

