10 April
Tërmetet e djeshme në Shkup dhe ato të fundit në Shqipëri dhe kufirin me Greqinë, sipas Observatorit Sizmologjik nuk kanë të bëjnë me tërmetet e vitit të kaluar që në muajin shtator e tronditën kryeqytetin. Kompetentët thonë se bëhet fjalë për aktivitet normal sizmik. Disa tërmete tronditën Maqedoninë këtë fundjavë. Dy të fundit ndodhën mbrëmë në orën 21 dhe 1 pas mesnatës edhe atë në rajonin e Shkupit.
Në një minutë kishim dy tërmete që ishin relativisht të dobët me magnitudë Rihteri 2.7 shkallë dhe intensitetin e 4 shkallëve, sipas shkallës makro-sizmike Evropiane. Por çarja është ende aktive dhe prodhon si tërmete të dobëta ashtu edhe të forta, megjithatë, periudha e përsëritjes së një tërmeti me magnitudë 5 ballë, siç ishte shtatorin e kaluar, është 100 vjet – tha Dragana Çernih – Observatori sizmologjik i FSHM.
Alsat-M

