10 April Ekspertët vlerësojnë se kërcënimet e liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski paraqesin vepra penale. Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska fton policinë, prokurorinë publike dhe gjykatat të sanksionojnë Gruevskin për organizim të popullit, për shkelje të rendit juridik dhe kushtetues, për sulme të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore dhe bashkëqytetarëve të tyre. Në të kundërt “do të ndizet zjarr”, që rëndë se do të shuhet. Tani është momenti i fundit kur duhet të tregojmë a kemi institucione apo nuk kemi institucione. Nëse nuk kemi institucione, atëherë nuk kemi as shtet dhe në atë rast me të vërtetë…
Author: almakos
10 April Këshilli i etikës në media reagon lidhur me raportimet luftënxitëse të disa mediave të cilat transmetojnë prononcime të personalieve të ndryshme që bëjnë thirrje edhe konfrontime ndëretnike në vend. Sipas tyre raportimet e tilla përkrah situatës aktuale politike ndikojnë negativisht ndaj sigurisë qytetare, interesit publik dhe lirisë së mediave. Këshilli kërkon nga institucionet kompetente të marrin masa në përputhshmëri me ligjet. Është shqetësuese mënyra e informimit në disa media ku vend kryesor zënë informimi i njëanshëm dhe informimi i cili nxitë frikën për përkeqësim të mundshëm të situatës, duke përfshirë këtu edhe thirrjet për mobilizim në shërbim dhe…
10 April Komisioni Evropian pret që të gjithë liderët politikë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë të lejojnë procesin demokratik në vend të zhvillohet, që sipas Brukselit zyrtar përfshin edhe zgjedhjen e spikerit të ri të parlamentit dhe më pas edhe qeveri të re, pa anulim, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç. “Ne jemi të zëshëm pasi që presim që të ndodhë në vend dhe në këtë fazë, ne e ndjekim zhvillimin dhe ngjarjet dhe vazhdimisht flasim se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja aktuale dhe Qeveria duhet të konstituohet pa anulim, të bazuar në…
10 April Avokati i Popullit ka konstatuar se Inspektorati shtetëror i Arsimit funksionon në mënyrë selektive dhe jo profesionale. Një konstatim i tillë vjen pasi zyra e Avokatit të Popullit javë më parë hapi hetim për punën e Inspektoratit të Arsimit të cilët nën arsyetimin se nuk kanë pasur prova, morën vendim që të mos sanksionojnë drejtorët e shkollave të mesme të Prilepit, Ohrit dhe Manastirit, nxënësit e të cilëve gjatë orarit shkollor kishin lënë mësimin për të marrë pjesë në protestën e iniciativës “ Për Maqedoni të Përbashkët” . Gjendja faktike që ne e konstatuam rezulton të jetë se…
Komisioni Evropian pret që gjithë liderët politik dhe institucione në Maqedoni të lejojnë që të zhvillohen proceset demokratike, që sipas Brukselit, nënkupton zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e më pas edhe Qeverinë e re pa humbur kohë. Këtë e theksuar zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq. “Ne jemi duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve dhe në vazhdimësi flasim se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja e tanishme dhe Qeveria duhet të vendosen pa humbje kohë, bazuar në shumicën parlamentare e cila ekziston. E dini se të dytë, Përfaqësuesja e lartë dhe Komisari Hahn kanë thirrur kryetarin që…
Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë ka bërë të ditur se nëpërmjet Ambasadës në Madrid është kërkuar verifikim i informacioneve të publikuara në mediat spanjolle për gjoja arrestimin e konsullit të nderit të Maqedonisë në Barcelonë, Mario Deus, i akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të mitur. “Pas marrjes së informacioneve përkatëse do të shqyrtohen mundësit për marrjen ose mbajtjen e statusit të tij të konsullit të ndertit të R.M-së në Mbretërinë e Spanjës”, kanë informuar nga MPJ. Mario Deus, i cili është shtetas spanjoll, është arrestuar në Afrikën e Jugut nën dyshimin për vrasjen e binjakëve të tij…
Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov tha se deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nuk u intereson as Kushtetuta dhe as Rregullorja, por një fletë e bardhë në të cilën do të shkruhet se amnistohet Nikolla Gruevski për krimet që ka bërë. “Nëse pajtohemi që ta amnistojmë Nikolla Gruevskin gjithçka do të përfundoj, edhe protestat, edhe Platformat, gjithçka. Më me rëndësi është për ju kjo fletë e bardhë dhe nëse unë në të e shkruaj se amnistohet Nikolla Gruevevski për të gjithë krimet që ka bërë”, tha Shilegov. Ai tha se nëse kalohet në pikën e katërt të diskutimit nuk do të thotë se…
Gjykata Supreme ankohet nga Prokuroria Speciale pasi tashmë 4 ditë me radhë nuk i është dhënë një informatë që i duhet për një rast i cili gjendet para kësaj gjykate. Supremja përmes njoftimit me shkrim komenton se kryetari i këtij institucioni gjyqësor më 6 prill ka dorëzuar kërkesë deri tek Prokuroria Speciale por edhe ka zhvilluar disa biseda telefonike me shefin e kabinetit të Speciales pasi informata i duhej me urgjencë, mirëpo deri më sot nuk ka asnjë epilog nga kërkesa. Gjykata Supreme njofton opinionin se Prokuroria Speciale refuzon të veprojë për kërkesën e tyre dhe kështu ndikon vetëm në…
Deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska tha se “kemi shtet të bllokuar, qeveri të bllokuar ku ky ministër i punëve të jashtme nuk na jep të dhëna për zgjedhjen e konsujve te nderit të cilët janë arrestuar për vrasje të dyshimtë”. Nga ana tjetër, Antonio Milloshovski tha në Kuvend po tentohet të shkelet Rregullorja. “Nuk mundet një pikë që ka filluar të mos mbarohet dhe të kalohet në një pikë tjerë sepse dikush ngutet për të ardhur në pushtet. Nuk mund që qytetarët të mashtrohen”, tha Antonio Milloshovski. Deputetët e VMRO-DPMNE-së thanë se çdoherë është punuar me këtë rregullore dhe tani…
LSDM edhe sot kërkon që të kalohet në pikën e 4 të rendit të ditës. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi edhe një herë që në bazë të nenit 78 alinea2 e Rregullores së Kuvendit të ndërpritet diskutimi për pikën e 3 të rendit të ditës dhe të kalohet në pikën e katërt ku duhet të zgjidhet kryetari i kuvendit, pasi atë e kërkojnë shumica e deputetëve në kuvend.Kjo nuk u pranua nga kryesuesi i Kuvendit Trajko Veljanovski i cili i referohet nenit 80 të rregullores alineja 2.
Deputeti Ferid Muhiq në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive në fjalim procedural deklaroi se“Nëse partitë shqiptare do të punonin kundër Maqedonisë atëherë me ata nuk do të negocionte asVMRO dhe as LSDM. Nuk ekziston asnjë bazë për hedhjen e deklaratës së partive shqiptare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ju ftoj në emër të demokracisë të zgjedhim komisionin dhe kryetarin e Kuvendit”. Deputeti Muhiq tha se duhet patjetër të ndërpriten akuzat e deputetëve për kriminel dhe tradhtarë. Ai tha se asnjë parti nuk ka të drejtë të thirret në emër të popullit.
VMRO DPMNE-ja insiston që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që të ndëshkohet siç thonë, struktura mafioze e LSDM-së dhe në të njëjtën kohë të pengohet zbatimi platformave të huaja ku parashikohet Ridefinimi i shtetit, zbatimi i dygjuhësisë, ndryshimi i himnit, stemës e flamurit. Nga kjo parti thonë se populli duhet ti kundërshtojë këto risi të imponuara nga jashtë pasi Maqedonia nuk mund të shndërrohet në shtet binacional dhe duhet të mbetet multinacional. Sipas VMRO DPMNE-së, LSDM-aj e ka pranuar platformën shqiptare për të shpëtuar kriminelët e partisë dhe se qytetarët nuk janë të obliguar që ti paguajnë…

