Author: almakos

09 April Gjyqi për Grupin e Kumanovës i cili ngarkohet për veprën e terrorizmit do të vazhdojë pas 10 ditësh me dëshminë e Beg Bajrës. Pasi të dëgjohen dëshmitë e të gjithë të akuzuarve në sallën e gjyqit në cilësinë e dëshmitarit pritet të ulen edhe politikanë e ekspertë të ndryshëm. Në mesin e dëshmitarëve të cilët do të propozohen nga pala mbrojtëse janë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, ndërmjetësuesit e OSBE-së, ish ministra e Brendshme Gordana Jankullova, ish kreu i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov si dhe ish ministri Mitko…

Lexo më Shumë

Nipi ka tentuar ta plaçkitë gjyshen dhe gjyshin derisa kanë fjetur pardje mbrëma në shtëpinë e tyre në Shtip, me ç’rast e ka lënduar gjyshen duke e goditur dy herë në kokë. Siç informon sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt, dje rreth orës 00:30 në Shtip, vjedhësi e ka thyer xhamin e derës së hyrjes nga shtëpia pronë e S.M (77) dhe P.M (74) ka hyrë brenda dhe ka mbuluar kokën dhe fytyrën. “Ka hyrë në dhomën ku ka fjetur gjyshja dhe gjyshi, të cilët janë zgjuar pasi e kanë dëgjuar trokitjen dhe thyerjen e xhamit,…

Lexo më Shumë

09 April Profesori Jove Kekenovski vlerëson se lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me retorikën e tij kërcënuese dëshiron që të vazhdojë ta keqpërdor popullatën për të shpëtuar lëkurën e tij. Sipas Kekenovskit me kalimin e kohës do të bie intensiteti i tensioneve edhe pse Gruevski i ndihmuar nga Ivanovi do të vazhdojnë të blejnë kohë me qëllim që zyrtarët e lartë të partisë së tyre të mos përgjigjen përpara drejtësisë dhe të mund të kënaqen me paratë e vjedhura nga qytetarët. Kekenovski, presidenti Ivanov deklaroi se edhe nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit, ai nuk do ta japë mandatin derisa Zaev…

Lexo më Shumë

13 vjeçari Artin Idrizi nga fshati Pallaticë nuk u mbijetoi plagëve të marra nga të shtënat me armë. Një grindje që ndodhi para dy ditësh në oborrin e shkollës “Fan Noli” në këtë fshat të Komunës së Zhelinës, e që kulmoi me të shtëna me armë zjarri, sot mori edhe epilogun më tragjik të mundshëm. Dyshimet janë një 17 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj Artinit, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë sot rreth orës 10:00. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Bashkësia lokale e këtij fshati, të cilët njoftuan se 13 vjeçari…

Lexo më Shumë

Raporti më i ri i Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor thotë se gati dy e treta e të rinjve në Maqedoni janë analfabet funksional. Nga 70 vende të botës të paraqitura në këtë raport, Maqedonia gjendet në pozitën e 68 para Kosovës dhe Republikës Domenikane. Rezultate të ngjashme shfaqi edhe testimi ndërkombëtar PISA, ku Maqedonia ishte në vendin e 67-të, duke lënë pas vetëm Kosovën, Algjerinë dhe Republikës Domenikane. Krahasuar këto rezultate të testimit që u mbajt dy vite më parë, raporti i Bankës Botërore tregon se Maqedonia ka shënuar rënie. Këto të dhëna, tregojnë se reformat në…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër në disa periudha të caktuara të ditës do të jenë komunat Ilinden, Aerodrom dhe Qendër. Ndëprerja e energjisë elektrike është për shksk të ndërhyrjeve teknike, kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni. Nga ora 10 e deri në orën 13 pa energji elektrike do të jetë objekti për prodhimin e kërpurdhave në fshatin Ajvatovc, në komunln e Ilindenit, nga ora 08:30 deri në orën 09:30 kullat numër 6 dhe 8 në rrugën “Rudi Çajavac” në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 08,30 e deri në orën 11 një pjesë e rrugës “Sharski oderedi” me numër 1.8,…

Lexo më Shumë

Një tërmet është ndier mëngjesin e sotëm në ora 07:39 minuta në Prilep të Maqedonisë, me një intensitet mes tre dhe katër ballë sipas shkallës Makrosizmike Evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA). Epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, 110 kilometra nga Shkupi, me intensitet prej 3.9 ballë ballë sipas shkallës së Rihterit, kumtoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin Matematiko-Natyror në Shkup.

Lexo më Shumë

09 April LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që VMRO-DPMNE të pranojë, siç theksojnë, se është opozitë dhe të mundësojë transfer të qetë të pushtetit. “Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk mund t’i mbajë peng qytetarët e Maqedonisë dhe nuk guxon të nxisë dhunë mbi shumicën e qytetarëve dhe shumicës parlamentare”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Krahas vullnetit të qartë të shprehur të shumicës së qytetarëve për ndryshime edhe e tërë bashkësia ndërkombëtare bën thirrje në respektimin e parimeve demokratike, të arsyes së shëndoshë dhe transfer të qetë të pushtetit.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese përsëriti se dalja nga kriza politike e këtij shteti janë zgjedhjet e reja parlamentare sepse vlerësojnë që vetëm kështu qytetarët qartë dhe pa hamendje do të mund të prononcohen rreth platformës së Tiranës. “Vetëm kështu qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk do të ndjehen të mashtruar”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kjo parti. Sipas VMRO-DPMNE-së, populli i ka lexuar gënjeshtrat e LSDM-së dhe nuk u lejoi të shkelin interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare. Partitë shqiptare, theksojnë nga VMRO-DPMNE, kanë konfirmuar se ka platformë, ndërsa kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka për obligim…

Lexo më Shumë

Politikat serbe që po zbatohen në Luginën e Preshevës, aktualisht i kanë lënë rreth 4 mijë shqiptar pa shtetësi apo qytetarë të “askujt”. Situata në Luginën e Preshevës është tensionuar mjaft shumë dhe rrezikon të shpërbehet, për shkak të dëbimeve masive të shqiptarëve nga ajo pjesë nga ana e Serbisë. I përndjekuri politik dhe tani ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare Fatmir Arifi, thotë se Serbia, përmes strategjisë së saj po shkatërron gjithçka shqiptare.

Lexo më Shumë

Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën. Autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet. Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse.

Lexo më Shumë