Author: almakos

“Strukturat ekonomike dhe punësimi si prezantues të zhvillimit ekonomik” – 2008, “Ekonomia për juristë-2011, “Mikroekonomia”-2014 , “Makroekonomia”-2015 dhe “Hyrje në ekonomi” -2016, janë pesë tituj universitar që ka sjellë së fundmi profesori Petrit Pollozhani. Në promovimin e këtyre titujve që u mbajt sot, Prof. Musa Limani nga Universiteti Prishtinës tha se Pollozhani është racional, kritik, parimor, koshient dhe modest për punën e tij, që e bëjnë të jetë një personalitet shume i madh si njeri , e shumë i lartë si punëtor shkencor.  Ndërsa, profesoresha Merale Fetahi – Vehapi  thase puna shumëvjeqare e autorit si profesorë dhe ligjërues në fakultetin…

Lexo më Shumë

Komuniteti rom në mbarë botën sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Bëhet fjalë për një kremtim të historisë rome, traditave dhe kulturës, por njëkohësisht shërben për të bërë thirrje për përfshirjen e tyre sociale. Burimet historike thonë se kjo përkatësi etnike ka emigruar nga nënkontinenti indian, ndërsa në Ballkan dhe Evropën Qendrore kanë mbërritur rreth shekujve 13-14, mirëpo ardhja e tyre nuk u prit mirë. Popullsia rome është e shpërndarë në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Sipas disa studiuesve vendi me popullsi më të mëdha rome në Evropë është Rumania me rreth 2 milion romë. Ndërkohë, në Republikën e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Pas deklaratave të djeshme të kreut të VMRO, Nikolla Gruevski dhe presidentit Gjorgje Ivanov, të cilët edhe njëherë kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër platformës shqiptare dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe, ka reaguar Lëvizja Besa. Zëdhënësi I kësaj partie, Orhan Murtezani, tha se VMRO DPMNE po e shfrytëzon platformën shqiptare si pretekst për të zhvilluar agjenda antishqiptare. “Nëse edhe pas gjithë atyre sqarimeve në lidhje me hartimin e deklaratë së përbashkët të partive politike shqiptare të Maqedonisë. Gruevski dhe kompania e tij, ende vazhdojnë të insistojnë në përmendjen e Tiranës. Madje, edhe kërcënohen në emër të kësaj teze. Kjo I…

Lexo më Shumë

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale. Burime partiake njoftojnë se në pjesën dërmuese të partive, kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e kandidatëve me të cilët do të pretendojnë të udhëheqin komunat në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Në këtë fazë partitë e veçanërisht ato që deri më tani kanë qenë në pushtet kanë filluar të bëjnë hulumtime dhe analiza të të gjitha figurave lokale partiake. Fillimisht secila degë ka dërguar emra nëpër shtabet qendrore partiake ku më pas organet më të larta drejtuese kanë filluar të analizojnë mundësitë e secilit kandidat për të fituar.Por këto përgatitje po bëhen…

Lexo më Shumë

[embedded content] 08 April Në kopshtet për fëmijë në Strugë, situata është alarmante. Për shkak të pensionimit të një pjese të personelit ose të pushimit të lindjes ka mungesë të punonjësve, si dhe ndodh që mos ketë kush të kujdeset për fëmijët. Nga drejtoria thonë se kanë nevojë për tre edukatore të reja dhe dy kujdestare shqiptare, si dhe dy edukatore dhe një kujdestare maqedonase. Gjithashtu kanë nevojë edhe për një pedagog. Në shtator të vitit të kaluar janë dërguar kërkesa për punësime të reja, por tani për tani nuk ka përgjigje pozitive. Kopshti po përballet edhe me mungesën e…

Lexo më Shumë

Vizitorët dhe të punësuarit në qendrën tregtare Delta City në Podgoricë të Malit të Zi, u evakuan sot pas alarmit se në qendrën tregtare është vendosur një bombë. Alarmi për bombë u kumtua përmes një njoftimi publik, raporton Anadolu Agency (AA). Në momentin e alarmit për bombë, në qendrën tregtare ishin qindra njerëz, ndërsa aty ishte planifikuar festivali i shëndetit.

Lexo më Shumë

[embedded content] 08 April Duke komentuar nga aspekti Kushtetues zhvillimet në skenën politike, profesori Bajram Pollozhani vlerëson se partitë duhet të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve dhe të gjejnë mirëkuptimin për zhbllokimin e Kuvendit. Në një intervistë për Alsat, Pollozhani konsideron se kjo çfarë ndodhë në Kuvend po nënçmon qytetarët e Maqedonisë dhe vullnetin e tyre. Meqenëse vlerëson se Qeveria aktuale nuk mund të organizojë zgjedhje të reja parlamentare, Pollozhani zgjidhjen e krizës e sheh përmes tërheqjes së ministrave të BDI-së nga ekzekutivi. Adrian Kerimi

Lexo më Shumë

[embedded content] 08 April Shtëpitë botuese shqiptare, pjesëmarrëse në Panaritin e librit në Shkup shprehen të pakënaqura me interesimin dhe fluksin e lexuesve shqiptarë. Disa prej tyre thonë se një gjë e tillë ka të bëjë me kulturën e të lexuarit, një pjesë tjetër fajin ia lënë internetit i cili sipas tyre ka lënë në hije librat ndërkaq disa të tjerë thonë se ndikim në këtë gjendja ka kriza ekonomike. “Nuk është në nivelin e duhur por mirë është. Janë shumë faktorë, është edhe çështja e kulturës së të lexuarit. Shtëpia botuese Albas merret kryesisht me botimin e librave për…

Lexo më Shumë

[embedded content] 08 April Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov e betonuan krizën politike. Deklarata e presidentit të shtetit se nuk do ta japë mandatin edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari si dhe thirrja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që populli të përgatitet për rezistencë më afatgjate, janë paralajmërim se nuk do të ketë dalje të shpejtë dhe të thjeshtë nga rrejti politik në të cilin është ngatërruar shteti. Katër partitë tjera parlamentare e dënojnë këtë retorikë të Gruevskit dhe Ivanovit. Megjithatë nga LSDM-ja thonë se nuk duan që ta faktorizojnë Gruevskin dhe Ivanovin me komente shtesë mbi qëndrimet e tyre. Nikolla…

Lexo më Shumë

08 April VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në për bllokimin e debatit në Kuvend. Sipas tyre, kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen nga “platforma e Tiranës”. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev thotë se kjo situatë mund të shkaktojë revoltë shtesë te populli dhe kërkojnë nga socialdemokratët përsëri të shkojnë në zgjedhje për të sqaruar situatën. Ne kemi mesazh të qartë, ndaj çdo përpjekje të LSDM-së që në mënyrë të dhunshme të vijë në pushtet, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren. Ne do të kundërpërgjigjemi. Gjithashtu i themi LSDM-së, se çdo përpjekje e tillë do të shkaktojë revoltë edhe më të fortë tek qytetarët…

Lexo më Shumë

08 April Ekspertët dënojnë ashpër veprimet me anshmëri politike dhe përçarëse të peshkopëve. Gazetari, Zoran Bojarovski vlerëson se ata po shkelin rëndë mbi Kushtetutën po aq sa mbi shenjtërinë religjioze, respektivisht detyrën për të predikuar dashuri dhe tolerancë.  Kur priftërinjtë t’i veshin rrobat e shenjta, ata njëkohësisht e veshin edhe përgjegjësinë. Kur ta veshin përgjegjësinë ata e kanë patjetër të sillen ashtu edhe para publikut. Kur je në veshje të shenjtë nuk mund të përfaqësosh qëndrime radikale politike, të cilat edhe më tepër i ndërlikojnë situatat politike te ne dhe edhe më shumë e nxehin situatën. Kjo është thjeshtë e…

Lexo më Shumë

08 April Maqedonisë i nevojitet Qeveri e re dhe jo zgjedhje të reja dhe askush në BE apo NATO nuk mendon ndryshe. Kështu tha eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll mbrëmë në një intervistë për “360 ​​gradë”. Unë deri tani nuk kam dëgjuar ndonjërin në Parlamentin Evropian i cili mendon se duhet të organizoni zgjedhje të reja. Sipas kësaj, qëndrimi i Parlamentit Evropian, qëndrimi i Komisionit, qëndrimi që e bëri publik z. Tusk gjatë vizitës së tij në Shkup. Ato janë qëndrimet nga gjitha anët, si edhe nga NATO-ja dhe liderët e vendeve partnere; se duhet…

Lexo më Shumë