08 April
Në kopshtet për fëmijë në Strugë, situata është alarmante. Për shkak të pensionimit të një pjese të personelit ose të pushimit të lindjes ka mungesë të punonjësve, si dhe ndodh që mos ketë kush të kujdeset për fëmijët. Nga drejtoria thonë se kanë nevojë për tre edukatore të reja dhe dy kujdestare shqiptare, si dhe dy edukatore dhe një kujdestare maqedonase. Gjithashtu kanë nevojë edhe për një pedagog.
Në shtator të vitit të kaluar janë dërguar kërkesa për punësime të reja, por tani për tani nuk ka përgjigje pozitive.
Kopshti po përballet edhe me mungesën e hapësirave. Autoritetet lokale njoftojnë se kjo çështje do të rregullohet me prokurimin e objekteve të parafabrikuara.
Por, nevoja e punësimeve të reja do të hapet edhe më tej. Aktualisht më shumë se 200 fëmijë janë në listën e pritjes për pranim në të dy kopshtet e Strugës.
Miki Trajkovski

