Author: almakos

Kush çfarë ka bërë për shqiptarët, në kohën e cilës parti kanë qenë më të dëmtuar shqiptarët, puna e Prokurorisë Speciale si dhe stërzgjatja e përzgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ishin pikat që përplasën përfaqësuesin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në emisionin “Arena”. Përpos tyre, i ftuar ishte edhe Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA. Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri iu drejtua Ilija Dimovskit duke thënë se tani nëntë ditë në Kuvend përfaqësuesit e VMRO-DMNE-së po derdhin lot krokodili se sa gjoja i duan shqiptarët, ndërsa Dimovski tha se edhe në kohën e LSDM-së ka…

Lexo më Shumë

Pesë persona të paregjistruar janë gjetur në Qendrën për Pranim të Refugjatëve në “Gazi Babë”. Gjatë vizitës së fundit të ekipit të Avokatit të Popullit, kanë zbuluar se 5 shtetas të Sirisë të cilët kanë depërtuar në Maqedoni ilegalisht dhe pa asnjë procedurë ligjore, me qëllim që pastaj të nisen drejtë Greqisë, të njëjtit po mbahen në qendrën e refugjatëve në mënyrë ilegale. Në brifingun e organizuar sot nga Avokati i Popullit, Snezhana Teodosievska-Jordanoski bëri  të ditur, se mëngjesin e 4 prillit pesë persona janë sjellur dhe janë fshehur në qendrën e refugjatëve. “Në datën 04. 04 ne shkuam për…

Lexo më Shumë

Komuna e Dibrës akuzon pushtetin qendror se e pengon zhvillimin e turizmit në këtë qytetet duke mos e miratuar Planin Detajor Urbanistik për Liqenin e Dibrës. Nga sektori për urbanizëm në këtë komunë zbardhën për Alsat se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve rreth pikës nga e cila mund të fillojë urbanizimi i bregdetit 6 km i gjatë. Si pasojë, investitorët potencialë nuk mund të realizojnë planet për ndërtimin e komplekseve turistike. Të parashikuara kanë qenë edhe katër pulla për ndërtimin e hoteleve. Autoritetet komunale thonë se me muaj të tërë janë në…

Lexo më Shumë

07 April Kritikat e Bakës Botërore për Maqedoninë që kanë të bëjnë me atë se 2/3 e të rinjve të moshës 15 vjeçare kanë vështirësi në leximin, kuptimin, matematikën dhe shkencat natyrore janë shqetësuese. Nga LASH thonë se disa nga faktorët që ndikojnë në këto rezultate negative tek nxënësit janë: ngarkesa e tepërt për nxënësit me orë dhe programe mësimore, mungesa e kritereve për pranimin e mësimdhënësve si dhe mungesa e objekteve të duhura shkollore. Vet PISA ka alarmu se fëmija deri në moshën 8 vjeçare duhet ti këtë maksimum 4 orë në ditë..Te ne mësimdhënësit nuk pranohen ato që…

Lexo më Shumë

07 April Gjykatësja supreme, Lidija Nedelkova është larguar nga Këshilli i cili duhet të vendosë për masën e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Kërkesën për shfuqizimin e paraburgimit e dorëzoi Prokuroria e Marko Zvërlevskit. Jozyrtarisht, kryetari i ri i Gjykatës më të lartë në vend, Jovo Vangelovski i cili është edhe kumbar i ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, e ka ndërruar vetëm Lidija Nedelkovën. Sipas informatave, në vend të Nedelkovës e cila është gjykatëse në sferën e veprave penale, Vangellovski në këshillin penal ka vendosur gjykatës nga sfera e çështjeve civile. Tani për tani shkaku për këtë rotacion dhe…

Lexo më Shumë

07 April Nuk dihet nëse kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski është paraqitur, apo do të merret në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike për rastin “Titanik”? Në esencë, kjo është pyetja kryesore që Alsat M sot e parashtroi deri tek prokurorja speciale Katica Janeva dhe tek shërbimi për shtyp i partisë në pushtet. As Specialja e as VMRO-DPMNE nuk iu përgjigjën pyetjes sonë. Kjo heshtje vjen pasi Nikolla Gruevski javën e kaluar shkoi dy ditë para kohe në kongresin e Partive Evropiane Popullore në Maltë, dhe për këtë arsye nuk u paraqit në seancën e caktuar në Speciale. Informacionet jozyrtare…

Lexo më Shumë

07 April Vetëm BDI-ja e Ahmetit dhe VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit po përgatiten për zgjedhjen lokale. Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani tha se kryesia në mbledhjen e mbrëmshme kërkoi nga degët e partisë të përgatisin kandidaturat për këshillat komunal dhe krerët e komunave. Të gjitha degët në nivel republike kanë mbajtur mbledhjet, kanë përcaktuar kandidatët edhe për këshilla komunal edhe për kryetarë komune dhe janë dorëzuar deri në kryesi qendrore, por me statut është kryesia qendrore ajo që sjell vendimin final. Besoj se në fillim të javës së ardhshme do të mund të mbahet një mbledhje e kryesisë ku…

Lexo më Shumë

07 April Pavarësisht paralajmërimeve për koordinim mes partive në Kuvend për zhbllokimin e punimeve, një gjë e tillë sot nuk ndodhi. Heshtje në VMRO dhe LSDM. Jo zyrtarisht mësohet se temë e mbledhjeve koordinative ishte paraparë të jetë edhe çështja e konflikteve verbale mes deputetëve. Pavarësisht se nuk kishte seancë, dy partitë përplasjet i vazhduan nga selitë e tyre. Partia e Zoran Zaev akuzon VMRO-DPMNE-në dhe presidentin Gjorge Ivanov për cenim të interesave shtetërore. Nga ana tjetër, partia e Gruevskit akuzon LSDM-në se me iniciativën e saj për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, po tenton të bëj grusht shtet. Ekspertët…

Lexo më Shumë

Sot kur shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë (dita e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë), kur në mbarë botën bëhet bilanci i suksesit të shëndetësisë, ky është edhe një moment i rëndësishëm që ta shohim se në çfarë gjendje është shëndetësia edhe në vendin tonë. Sipas një tradite për përzgjedhjen e një sëmundjeje për fokusim vjetor, këtë vit si problematikë shëndetësore me përmasa pandemike është zgjedhur depresioni, ndërsa fushata realizohet nën moton “Le të bisedojmë !”. Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth 322 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni (4,4 % e popullsisë botërore) dhe ky problem shëndetësor është…

Lexo më Shumë

07 April Skenarët me incidente ndëretnike përveç pushtetin aktual, për momentin nuk favorizojnë  asnjë partie tjetër në Maqedoni. Kështu vlerësojnë ekspertët e sigurisë duke komentuar paraqitjen e shoqatës patriotike “Fronti Nacional Maqedonas”.  Sipas profesorit Bashkim Selmanit grupimet  e tilla paraqiten në momente të tensionuara siç është situata aktuale politike në Maqedoni, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga kriza reale. Elektrizimi i këtyre situatave, Maqedoninë e çon shumë mbrapsht. Këto grupime kanë dy qëllime: njëra për ti frikësuar shqiptarët, dhe e  dyta për ta frikësuar LSDM-në. Por LSDM-ja këtu neglizhon, LSDM-ja duhet në mënyrë të drejtë dhe legjitime të gjej forma…

Lexo më Shumë

Përmes një kumtese me shkrim VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar LSDM-në se po punon kundër popullit maqedonas. “Krimineli Zaev dhe banda rreth tij është e pamatur. Duan t’i heshtin të gjithë ata të cilët flasin kundër Deklaratës së Tiranës dhe të cilët e kanë demaskuar tradhtinë e tyre. Ka premtuar dygjuhësi, debat për himnin, flamurin dhe stemën. Ka premtuar ndryshim të kartëmonedhave, uniforma dygjuhëshe dhe federalizim. Ka premtuar funksione shtetërore dhe me heshtjen i ka aprovuar të gjitha ofendimet dhe ka mohuar identin maqedonas”, thuhet mes tjerash në komunikatë. Sipas VMRO-së në panik janë edhe mediumet e kontrolluara nga LSDM/Soros-i.

Lexo më Shumë

Thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndërrohet në shtet bietnik. Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro vetëm se Maqedonia nuk është ishull, thotë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin kombëtar kroat HTV. “Qëllimi i deklaratës së Tiranës është që këto 20 për qind të ndryshohen, gjuha shqipe të jetë e njëjtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat…

Lexo më Shumë