Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev në fjalimin e tij ka qenë decid se nuk LSDM nuk ka pranuar platformën shqiptare, por ai nxori platformën e LSDM-së duke thënë se kjo do të jetë programi e Qeverisë. Ai më tej në fjalimin e tij tha se kush nuk do ta pranon këtë program nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. “Nuk ka platformë shqiptare. Ka program të Qeverisë, ja kjo është. Kush e pranon këtë program do të bëjë Qeveri, kush nuk e pranon nuk do të bëjë Qeveri. Kjo është shumë e lehtë të kuptohet”, tha Tuntev. Ai…
Author: almakos
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajçe Dikov nga foltorja e Kuvendit e falënderoi deputetin e BDI-së Ejup Alimi që ua ka shpjeguar atyre se çfarë është platforma e Tiranës, raporton SHENJA. VMRO DPMNE mbështetet në deklaratat e Alimit të BDI-së, i cili para disa ditëve tha se Platforma e Tiranës ekziston dhe e lexoi atë në Kuvend. Këtë fjalim të Alimit, VMRO e merr si pretekst për të bllokuar punën e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. Kjo i shton edhe më tepër dyshimet se BDI dhe VMRO DPMNE vazhdojnë të funksionojnë në koalicion të fshehtë, ndërsa partia e Ali Ahmetit…
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të cilin më herët e miratoi Senati i SHBA-ve, ku edhe zyrtarisht përfundoi procesi i ratifikimit në SHBA. Senati amerikan paraprakisht ratifikoi protokollin me një shumicë të madhe votash të senatorëve nga të dyja palët, ku 97 votuan “pro”, ndërsa vetëm dy senator, Rend Pol dhe Majk Li, ishin kundër. Senatorët vlerësuan se kjo do të forcojë Aleancën dhe njëkohësisht do të forcojë demokracinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.
Deputeti i PRSD-së që është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Zoran Zaev, duke ju përgjigjur akuzave të VMRO-së tha se nuk ekziston ndonjë platformë shqiptare, por platformë kriminele të VMRO-së. “Të nderuar kolegë edhe nga ana tjetër edhe nga ana tjetër nuk mund të meremi vesht. Kolegë të nderuar nuk ka asnjë platformë. Deputetët e VMRO-së disa ditë mundohen ta mbështesin platformën “dora e majtë xhepi i djathtë”. Të nderuar koleg ka disa ditë që mundoheni ti mbroni kriminelët.”, tha Misovski.
Bakterija Stafilokoka është gjetur tek një i punësuar dhe në çezmën e kuzhinës së Qendrën për trajnim të Policëve në Idrizovë. Një gjë të tillë e treguan rezultatet nga brisi i marrë, që kur javën e kaluar tridhjetë persona të cilët janë pjesë e akademisë janë ankuar për simptoma të helmimit, derisa tre prej tyre kanë përfunduar në Klinikën Infektive. Ndryshe helmimi ka ndodhur para disa ditëve në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme. Asokohe tre nga kandidatët për policë kishin humbur vetëdijen gjatë inspektimit të mëngjesit. Në vendngjarje ishte paraqitur ndihma e shpejtë, pas çka tre personat që…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së, edhe sot kanë vazhduar që të përdorin deklaratat e zyrtarëve dhe deputetëve të BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët për platformën e Tiranës. Ata thonë se pikërisht këta deputet kanë demantuar LSDM-në dhe kanë konfirmuar dyshimet e VMRO-së. “Po të kishit dashur të zgjidhni kryetar Kuvendi ju do të kishit hequr dorë nga ndërhyrjet procedurale dhe debati do të vazhdonte. Por juve ju dhemb se Gëzim Ostreni dhe deputetët e Aleancës për shqiptarët e konfirmuan se ekziston platforma e Tiranës”, tha Stevananxhija.
Ministri grek i punëve të jashtme Nikos Kosias ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me stabilitetin e Maqedonisë, dhe ka deklaruar se “situata jostabile në Shkup, në masë të madhe ka të bëjë me mungesën e kulturës së kompromisit dhe konsensusit”. Në fjalimin e tij e organizuar nga ana e Lëvizjes së ideve dhe aksioneve PRATOO, me të cilën ai kryeson, Kosias foli për më shumë çështje. Ai ka kritikuar edhe BE-në, duke thënë se ajo më nuk ka vizion dhe orientim. “BE po synon të bëhet një lloj perandorie, si në Romë e re dhe nuk mund të…
Bashkimi Evropian vazhdon të shprehë shqetësimin e tij në lidhje me krizën politike në Maqedoni duke i bërë thirrje liderëve politik që të kthejnë vendin në vijat e proceseve demokratike. Së fundmi, zyrtarja për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim e Komisionit Evropian, Gjenoveva Ruiz Kallavera, në një intervistë për European Ëestern Balkans, përcjell SHENJA, ka thënë se BE ka qenë shumë e qartë në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe është përsëritur disa herë se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve. “Jam thellë e shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.…
Gjykata Supreme është duke shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për ndërrim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski nga lënda e Sead Koçanit. PSP në fund të muajit mars bëri kërkesë për ndërrimin e Vangellovskit pas dyshimeve se mund të jetë i njëanshëm, bazuar në bisedat e përgjuara telefonike ku ai dëgjohet teksa flet me ish ministrin Janakievski për rastin “Global”, në kohën duke qenë kryetar i Gjykatës Supreme. Vangellovski kohë më parë pranoi publikisht se zëri në bombën e publikuar është i tij, se inicizimi është autentik, por i pyetur për kumbarinë me kryesuesin e Kuvendit Trajko Veljanovski, ai…
Drejtoria e të ardhurave publike ka publikuar listën e borxhlinjve në të cilën u gjendën mbi 4 mijë firma dhe persona fizik. Borxhliu më i madh është firma “Oteks” e Ohrit e cila nuk ka paguar tatimin e fitimit në vlerë prej 11,1 milion eurosh. “Makedonija Pat” është gjithashtu një prej borxhlinjve më të mëdhenj me 7 milion euro tatim të papaguar. Shumica e borxhlinjve në këtë listë gjenden me muaj të tërë. Edhe Radio Televizioni i Maqedonisë gjendet në listën e institucioneve që nuk kanë paguar tatim ndaj shtetit. Televizioni ka borxh prej 1,4 milion eurosh. Tatimi i papaguar…
Populli nuk pranon Platformë të Tiranës, e as Qeveri të Tiranës dhe nuk lejon të mashtrohet. Për këtë shkak Zaev dhe LSDM janë në panik, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell SHENJA. “Nuk mund përmbushin premtimet me të cilat janë të kërcënuar dhe e dinë se do të përgjigjen penalisht dhe të vuajnë dënime të gjata në burg. Të gjithë do të përgjigjen sepse populli kërkon drejtësi dhe nuk e ka ndërmend të pajtohet me shitjen e interesave më të larta shtetërore dhe nacionale”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Gjithsej 16 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, prej të cilëve në pesë lëndime kanë marrë disa persona, me ç’rast një këmbësor dhe motoçiklist janë lënduar më rëndë, ndërsa në 11 aksidente janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve edhe atë tek 36 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe seç lejohet, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si…

