14 April Është zgjeruar hetimi për vjedhjen e rëndë në Bankën NLB. Burimet e sigurta komentojnë se me gjasë i dyshuari Boban S nuk ka qenë i vetëm në tërë këtë operacion ku dëmtoi bankën për 3 milionë euro. Sipas informatave të verifikuar, nën hetim është edhe vëllai i vjedhësit i cili është i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë (BPM). Burimet e “Faktor” vërtetojnë se vëllai i të dyshuarit punon në BPM dhe se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) heton për vendin e punës së tij. Sipas burimeve, vëllai i të dyshuarit është punësuar në njërin nga sektorët…
Author: almakos
Shërbimet e Shtëpisë së Shëndetit Shkup për ditët festive në vijim do të sigurojnë 24 orë mbrojtje shëndetësore përmes pikave kujdestare gjatë natës në poliklinikat Idadia, Çento, Çair, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizarë dhe Draçevë. Siç informojnë nga Shtëpia e Shëndetit, prej orës 8:00 deri në orën 16:00 shërbim specialistik kujdestar do të ketë në Poliklinikën Bukuresht. Gjatë festave do të ketë mbulim 24-orësh nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore, ndërkaq rregullisht do të punojë edhe Shërbimi për vizitë shtëpiake.
Besimtarët e krishterë ortodoksë, sot kremtojë të “Premten e Madhe”, të cilën e quajnë edhe si dita më e vështirë e vitit. Kjo është dita në të cilën nuk bien kambanat e kishave, sepse në këtë ditë është kryqëzuar Jezu Krishti dhe me këtë ditë, fillojnë festat e Pashkëve. Kjo ditë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë kremtohet me liturgji fetare dhe lexim të evangjelisë.E “Premtja e Madhe” ndryshe quhet edhe Kryqëzim, sepse në këtë ditë, sipas besimit ortodoks është kryqëzuar Jezu Krishti, dhe nga këto arsye, llogaritet dita më e vështirë. Sipas besimit ortodoks, me një kurorë gjembash në kokë,…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në prag të festave të Pashkëve do të merren një sërë masash sigurie dhe aktivitete, në pajtim me planet adekuate operuese për punë, për zhvillimin e tyre pa pengesë, si dhe në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike të objekteve dhe të qytetarëve . “Duke marrë parasysh kërcënimet globale terroriste nga ana e SHI-së terroristë, në të cilat caqe janë edhe objektet fetare, siç ishin sulmet paraprake në Egjipt, pastaj targetimin e vendeve nga Ballkani, mes të cilëve edhe Republika e Maqedonisë, ndërsa përfshirë edhe tubimet masive të qytetarëve, MPB do…
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga Republika e Maqedonisë, kumtojnë nga LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata, dhe intensiteti jashtë mjediseve urbane është i matur. Sugjerohet vozitje e kujdesshme, adaptim i shpejtësisë dhe respektim të shenjave të trafikut.
14 April Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut në rajonet malore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri nëntë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 27 gradë.
Mundësitë për shkrirje janë gjithmonë prezent, por sigurisht që kjo varet nga ngjashmëria ose përmbajtja identike e programeve të partive politike. Kështu u shpreh kryetari i partisë UNITETI, Gzim Ostreni, i pyetur për mundësinë e shkrirjes së partisë së tij dhe krijimin e një partie të vetme nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” Ostreni tha se në krijimin e “Aleancës për shqiptarët”, një grup ka punuar në unifikimin e programeve zgjedhore, e më pas është nënshkruar bashkëpunimi për krijimin e “Aleancës për shqiptarët”. Ai theksoi se sipas kësaj, partitë të cilat e formojnë këtë aleancë duhet të veprojnë së bashku në…
Ne e mbështesim shumicën e krijuar prej 67 deputetëve, dhe nuk ka zgjidhje tjetër institucionale. Kështu tha kryetari i partisë Uniteti, Gzim Ostreni, i cili është i ftuar në emisionin Arena në Televizionin SHENJA. Ostreni tha se dëshira e shumicës së votuesve në zgjedhjet e 11 dhjetorit, është që pikërisht kjo shumicë të ketë pushtetin. Ai tha se nuk bëhet fjalë për një marrje me forcë të Kuvendit, por për obligim që duhet ta realizojnë partitë që përbëjnë shumicën e re parlamentare. Ostreni thotë se i ka konsultuar edhe ekspertët juridik, të cilët thonë se krejt kjo që po ndodh…
Rusia ka kritikuar të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga shkaku se këta të fundit nënshkruan protokollin i cili do të hap rrugë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, raporton AA.
LSDM përsëri ka paralajmëruar se në një të ardhme të afërt, shumë shpejt, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën do të marrin përgjegjësitë në Kuvend dhe do të zgjedhin kryeparlamentarin e ri dhe më pas edhe Qeverinë e re. Lupço Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se nuk mund të publikojnë detajet e strategjisë së paralajmëruar nga kjo parti dhe se pritjet e deritanishmë kanë qenë për shkak të kujdesit që ka treguar LSDM. “Opozita e deritanishme e përfaqësuar në Kuvend si shumicë përmes 67 deputetëve, gjatë gjithë periudhës, sillet me shumë durim, kujdes dhe përgjegjësi dhe…
Gjendja e lirisë së mediave gjatë vitit të kaluar është përkeqësuar në të gjithë indikatorët e hulumtimit, siç është legjislativa mediatike dhe zbatimi i saj, gjendja e përgjithshme profesionale, ekonomike dhe sociale e gazetarëve si dhe siguria e tyre. Kështu thuhet në raportin e përgatitur nga SHGM, lidhur me nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në vitin 2016. Sipas kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, aspekti i vetëm pozitiv në këtë raport është përmirësimi i praktikës gjyqësore për paditë për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve. Sipas Selmanit, pozitiv është fakti që numri i padive po ulet,…
Është anuluar seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç tha për Televizionin SHENJËN se shkaku i shtyrjes së seancës është mungesa e ekspertit që është dashur sot të paraqitet në gjykatë, me arsyetimin që nuk ka qenë i gatshëm të dëshmojë këtë seancë. Edhe seancën e kaluar ishte vetëm njeri ekspert, neuropsikiatri Branisllav Stefanovski nga klinika universitare, i cili në vend që të tregoj gjendjen në të cilën ka qenë i akuzuari Boban Iliq kur e ka kryer veprën, ai sipas familjarëve por edhe avokatit të familjes Aliu mundohej…

