Author: almakos

Si pasojë e një shpërthimi në silosin për ruajtjen e lëndëve organike, janë lënduar katër punëtor të Portit të Splitit në Kroaci, dy nga të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore, transmeton AA. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Detarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, zyrtarët e Kapitanerisë së Portit të Splitit, sot në mesditë kanë marrë një denoncim për një shpërthim të ndodhur në një silos të portit të Splitit, ku ka punëtor të lënduar.

Lexo më Shumë

Problemi me transportin i lë shpesh herë pa mësim nxënësit e shkollave të mesme të fshatit Çiflik në komunën e Sopishtës. Ky problem është paraqitur edhe sot për rreth 80 nxënës të këtij fshati. Njëri nga prindërit, Gafurr Jusufi, thotë se për shkak të festës fetare ortodokse, autobusi sot nuk ka ardhur t’i marrë nxënësit e këtij fshati por edhe të fshatit Sveta Petkë. Për këto arsye numri i madh i nxënësve ka mbetur pa mësim. “Edhe sot, edhe tjera herë festat kur kanë qenë, autobusi tek ne në 6, fëmijët kanë mbetur pa shkuar në shkollë. Në jemi detyruar…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme ka mobilizuar forcat policore për të siguruar mbarëvajtjen e festave të Pashkëve. Siç njoftoi policia, janë marrë një sërë masash për të ruajtur rendin publik dhe sigurinë e objekteve dhe qytetarëve. “Duke pasur parasysh kërcënimin global terrorist, në të cilën caqe janë dhe ndërtesat fetare, siç ishin sulmet e fundit në Egjipt, më pas shënjestrimin e vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, duke përfshirë edhe tubimet masive të qytetarëve, nga ana e terroristëve të ISIS-it, MPB do të forcojë masat e sigurisë dhe aktivitete në ditët e ardhshme në të gjithë vendin”, paralajmëruan nga Ministria…

Lexo më Shumë

Në zgjidhjen e krizës ne mbështesim 67 deputetët, mbështesim shumicën e krijuar, pasi këtë shumicë e ka zgjedhur populli. Kështu u shpreh kryetari i partisë UNITETI, duke shtuar se kjo është e vetmja zgjidhje institucionale. Ostreni i ftuar në emisionin e mbrëmshëm Arena në Televizionin SHENJA, theksoi se për thellimin e krizës politike dhe institucionale çdo ditë e më tepër po angazhohen VMRO-DPMNE dhe partitë që janë në kuadër të saj, të cilët sipas tij, duan që këtë krizë ta kalojnë në një krizë etnike me qëllim të pengimit të realizimit të proceseve të mëtejshme paszgjedhore. Ai thotë se duke…

Lexo më Shumë

Kriza momentale në Maqedoni është ajo që e vështirëson jetesën në këtë shtet dhe njerëzit të lodhur nga gjithë këto ngjarje që po ndodhin vazhdimisht detyrohen të ikin jashtë vendit, kështu deklarojnë qytetarët e intervistuar nga Televizioni SHENJA. Ata thonë që kriza politike ka paralizuar çdo institucion dhe madje ajo ka shkaktuar edhe krizën ekonomike, ndërsa politikanët në vend që të përmirësojnë këtë gjendje, e çojnë vendin akoma më prapa. “Kriza për momentin, madje jo për momentin por mund të them që 20 vite prapa jemi kthyer. Kjo është katastrofë, krizë shumë e madhe, po e shihni vet, popullata pa…

Lexo më Shumë

Nuk kanë pushuar përplasjet mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së as gjatë ditëve të festës. LSDM edhe sot inkurajoi se së shpejti do të zgjidhet Qeveria e re nga shumica e re parlamentare dhe se qytetarëve do tu ofrohet një jetë më e mirë. “Pritjet e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar do të plotësohen dhe të njejtat do realizohen. Maqedonia do të ketë së shpejti një qeveri të re. Kjo është rruga e vetme për shtetin. Krijimi i qeverisë është prioriteti më i lartë për të çuar para interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Qeveria e re reformuese do të mundësojë zgjidhje…

Lexo më Shumë

[embedded content] 14 April 79 banorë të zonave të përmbytura gjatë gushtit të kaluar duhet që të lëshojnë konviktin Tome Stefanovski Seniq dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Ky është vendimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, numri një i të cilës, vlerëson se janë krijuar kushtet që banorët të kthehen në shtëpi. Sipas ministrit Ibrahim Ibrahimi, vetëm dy familje do të vendosen në qendrën 25 maji e cila është në kompetencë të kësaj ministrie pasi që sipas tij, është e panevojshme që edhe më tej të shpenzohen mjete për qëndrimin e banorëve në konvikte. Ekipet kanë dalë…

Lexo më Shumë

[embedded content] 14 April Ministria e Brendshme ka shtuar masat e sigurisë në të gjitha nivelet shtetërore në prag të festave të Pashkëve. Sipas qëndrimin zyrtarë të këtij dikasteri, veprimet e tilla burojnë nga informacionet operative mbi ndonjë sulm të mundshëm dhe kanë për qëllim ruajtjen e rendit publik. Në fokus janë objektet fetare. Duke mos kumtuar më tepër, nga MPB thonë se po merren parasysh kërcënimet nga sulmet e mundshme terroriste të paralajmëruara nga Shteti Islamik. Ndërkohë masat e larta të sigurisë po vazhdojnë edhe nëpër burgjet ku momentalisht mbahen të akuzuarit për rastin “Lagja e Trimave”. Ditë më…

Lexo më Shumë

[embedded content] 14 April Shkupi dhe shumë qytete të tjera të Maqedonisë thuajse janë zbrazur tërësisht. Rrugët nga të cilat jo më larg se dy ditë më parë ngriheshin tensione dhe bëhej thirrje për mbrojtjen e shtetit sepse gjoja ajo kërcënohej nga Tirana janë boshe. As zhurma e deputetëve të cilët ishin shumë të zëshëm këtë periudhë nuk dëgjohej. Dyert e dritaret e Kuvendit nga ku çdo ditë u mësuam të dëgjonim fjalë të “mëdha”, sot ishin të mbyllura. Deputetët së bashku me protestuesit apo “mbrojtësit” e Maqedonisë zgjodhën të pushojnë në kohën kur kriza politike ka arritur kulmin e…

Lexo më Shumë

[embedded content] 14 April Vendimi i Gjykatës Supreme që të mos pranojë asnjë ankesë të gjykatësve të pakënaqur nga sistemimi i ri në Gjykatën Penale, për avokatin, Zvonko Davidoviq është dëshmi se dikujt i konvenon, gjykatësit që janë pjesë e “bombave” ose për të cilët PSP-ja kërkon përcaktimin e veprimit joprofesional, të jenë në pozicione kyçe në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Davidoviq është i bindur se dikush nga jashtë e drejton Gjykatën Penale dhe bën orarin e gjykatësve sipas dëshirës së dikujt. Ai konsideron se orari i ri i ushtruesit të detyrës kryetar, Stojançe Ribarev, i cili është thuajse identik…

Lexo më Shumë

14 April Shtresë e re e asfaltit në gjatësi prej gjysmë-kilometri, trotuare, ndriçim rrugorë dhe kanalizim i ri atmosferik në gjatësi prej 800 metër u lëshuan në përdorim në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski përfundimin e këtij projekti e nënvizoi si shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjithë kryetarët e komunave tjera. Trajanovski tha se qytetit të Shkupit re-konstruimi i kësaj rruge i ka kushtuar rreth 8 milion denarë. Zyrtarët e Komunës së Gazi Babës paralajmëruan se deri në fund të vitit në territorin e kësaj komune do të rindërtohen edhe 80 rrugë,…

Lexo më Shumë

14 April Shtresë e re e asfaltit në gjatësi prej gjysmë-kilometri, trotuare, ndriçim rrugorë dhe kanalizim i ri atmosferik në gjatësi prej 800 metër u lëshuan në përdorim në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski përfundimin e këtij projekti e nënvizoi si shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjithë kryetarët e komunave tjera. Trajanovski tha se qytetit të Shkupit re-konstruimi i kësaj rruge i ka kushtuar rreth 8 milion denarë. Zyrtarët e Komunës së Gazi Babës paralajmëruan se deri në fund të vitit në territorin e kësaj komune do të rindërtohen edhe 80 rrugë,…

Lexo më Shumë