Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) përgënjeshtron shkrimet e ditëve të fundit në mediat serbe, për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni. MPJ mbështetur në informatat e siguruara nga institucionet e sigurisë, informon se shkrimet e disa ditëve të fundit janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendecioze që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit. Ato janë pjesë e një fushate të lajmeve të rrejshme që kanë për synim dëmtimin e imazhit të Kosovës, thuhet në reagimin e MPJ. “Çdo tentativë, e kujdoqoftë, për të paraqitur Kosovën si gjenerator të destabilitetit dhe pasigurisë, është tendencioze dhe…
Author: almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një kumtese për media thekson se janë të tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të tyre dhe kërkojnë nga institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje. “BDI është tronditur sot thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. Zemrat dhe mendjet tona në këto momente të rënda janë me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizi. Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë. Të qoftë…
Prokurori publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike- Tetovë është duke kryer hetim në vendngjarje kur rreth orës 10:40 është vrarë kryetari i komunës Bogovinë Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve të para, përcjell SHENJA, i dyshuari ka parkuar makinën në afërsi të komunës Bogovinë dhe është drejtuar kah byrektorja nga ana e kundërt, ku në atë moment ka qenë i ulur kryetari i komunës. “Pas një mosmarrëveshje të shkurt, i dyshuari ka shtënë disa plumba. Pas rastit i dyshuarit, përndryshe ish i punësuar në komunën e Bogovinës, është drejtuar në shtëpi, ku ka tentuar të vetëvritet. Kryetari i komunës me makinë është…
Policia ka dalë me detaje në lidhje me vrasjen në Bogovinë, ku i vdekur ka mbetur kryetari i kësaj komune Hazbi Idrizi, përcjell SHENJA. Sipas policisë aktit tragjik i ka paraprirë një mosmarrëveshje verbale. “Sot (06:05:2017) në orën 10:45 në Qendrën mediacinale në Tetovë është sjellë H.I (58) kryetar i komunës Bogivinë, i cili ka pasur disa plagë në trup të marra nga një armë zjarri. Menjëherë më pas, në Qendrën medicinave në Tetovë është konstatuar se H.I ka humbur jetën. Vrasjen e ka kryer Q.A (53) nga fshati Bogovinë në një objekt hotilierik në afërsi të komunës. Ngjarjes i…
Ka ndërruar jetë edhe personi që mëngjesin e sotëm me armë zjarri vrau kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve të TV SHENJA, Q. A, pasi kishte shtënë gjashtë plumba në trupin e Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten. Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën. Kujtojmë se ngjarja e hidhur ka ndodhur rretho orës 10:45 në Bogovinë. Vrasësi ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës. Të gjitha detajet lidhur me rastin tragjik TV SHENJA do t’ua sjellë ne edicionet…
06 May Qendra shtetërore e provimeve i ka publikuar pyetjet për testim ekstern për nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm. Në internet faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk janë të kapshme rreth 450 mijë pyetje, ndërsa 20 për qind janë ripërtërirë. Testimet duhet të mbahen nga 5 deri më 9 qershor. Nxënësit japin provim në dy lëndë në rrugë elektronike. Oraret për testim do të publikohen më 29 maj. Në cilën lëndë do të japin provim, nxënësit do ta dinë tre ditë para testimit. Sipas ndryshimeve të fundit ligjore për arsim fillor dhe të mesëm, këtë vit risi është ajo që do të testohen…
Njeriu që ka shtënë në drejtim të kryetarit të komunës së Bogovinës është Q.A (1964). Pasi ka shtënë me armë zjarri në trupin e Hazbi Idrizit, ai ka tentuar të bëj vetëvrasjes, duke shtënë një plumb ne trupin e tij. Për shkak të lëndimeve të rënda ai është dërguar për kurim në klinikat e Shkupit. I dyshuari për vrasjen e Hazbi Idrizit ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës. ******** Është plagosur me armë zjarri disa çaste më parë kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve ai është plagosur me 6 plumba. Informacionet flasin se gjendja…
LSDM kërkon që të mundësohet formimi i Qeverisë nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, për shkak se, thonë ata për momentin kjo është interesi i lartë shtetërorë. “Shumica parlamentare do të realizoj obligimin e saj para qytetareve, të formohet Qeveria e re e cila do t’i realizoj reformat e nevojshme. Ky proces ka filluar me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Para qytetarëve dhe para Gjorge Ivanov do të riafirmohen edhe përcaktimi i shumicës për Maqedoni unitare, e cila do të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe të ardhmen evropiane të shtetit. Duhet të ndërpriten…
Është plagosur me armë zjarri disa çaste më parë kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve ai është plagosur me 6 plumba. Informacionet flasin se gjendja e tij është kritike. Detaje të reja në lidhje me rastin do të ju sjellim më vonë. Mësohet se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri ku ky i fundi plagosi për vdekje Hazbi Idrizin ndërkohë mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.
Përmes një kumtese me shkrim sot nga VMRO-DPMNE thanë se LSDM-ja dhe kryetari i saj Zoran Zaev, me tentimin joligjor për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e punës së Kuvendit dhe për këtë potencojnë, duhet të mbajnë përgjegjësi. “Zaev dhe LSDM përkrah krizës politike Maqedoninë e futën edhe në krizë juridike. Krijuan ligje me të cilat në të ardhmen hapen mundësi për vitim joligjor të dygjuhësisë, bankënota dhe uniforma dygjuhësore, gjenocid dhe gjithë elementet tjera të Deklaratës së Tiranës, pa mos respektuar vullnetin e qytetarëve”, theksojnë nga OBRM-PDUKM. Nga VMRO gjithashtu theksojnë se LSDM-ja…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në një shkrim në rrjetin social facebook, ka rrëfyer se përse ka intonuar himnin kombëtarë në foltoren e Kuvendit, më 27 prill 2017. Ai ka numëruar të gjitha mesazhet që me vete ka bartur këndimi i himnit kombëtarë shqiptarë. Ja dhe postimi i plotë: Dhëmb për dhëmb – himn për himn(ekzegjeza e një himni) Të enjten, më 27 prill 2017, si deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në replikën time ndaj një deputeti të VMRO-DPMNE-së, që e këndoi himnin e flamurit maqedonas, e këndova himnin e flamurit shqiptar. Derisa gjatë këndimit të himnit…
VMRO-DPMNE në një komunikatë për media ka thënë se LSDM dhe kryetari i kësaj partie Zoran Zaev me tentimin ilegal për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit kanë shkelur Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe për këtë, thonë ata, duhet të bartin përgjegjësi. “Zaev dhe LSD përveç krizës politike kanë futur Maqedoninë edhe në krizë juridike. Kanë krijuar precedent juridik me të cilat në të ardhmen hapet mundësi për votim joligjor të dygjuhësisë, të bankënotave dhe uniformave, gjenocidit si dhe elementet tjera nga Platforma e Tiranës, pa u respektuar vullneti i qytetarëve”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE. LSDM dhe…

