Author: almakos

Ziadin Sela u pritë nga një numër i madh i bashkëqytetarëve në Strugë pas daljes nga spitali. Para të pranishmëve, Sela tha vetëm disa fjalë: Këto ishin gjëra të papritshme, por një gjë ta dini: vazhdojmë përpara. Ndryshe sot rreth orës 16:00 Sela u lëshua nga spitali i Tetovës. Kujtojmë se natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë kur turma e protestuesve u fut në kuvend dhe sulmoi deputetët, ishte pikërisht deputetit Ziadin Sela ai i cili përfundoi me plagë të rënda. Fillimisht ai u dërgua për kurim në Qendrën Klinike  e më pas në Klinikën e Tetovës.

Lexo më Shumë

Këshilli Botëror për Ar (World Gold Council/WGC) ka publikuar regjistrin e ri të shteteve me rezerva më të mëdha të arit, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 8.133,5 ton, raporton Anadolu Agency (AA). Në listën me 100 shtetet më të pasura, e dyta është Gjermania me 3.377,9 tonelata ar, ndërsa i treti është Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) me 2.814.0 ton. Në mesin e dhjetë shteteve më të pasura janë edhe Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda. Për sa i përket Ballkanit, shteti me rezervat më të mëdha të arit është Serbia (18.8 ton) dhe gjendet…

Lexo më Shumë

Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe paralajmërimet e presidentit Gjorge Ivanov se mund të japë mandatin për formimin e Qeverisë, sipas analistëve Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin veçmë janë hapat e parë të zgjidhjes përfundimtare të krizës dhe dorëzimit të VMRO-DPMNE-së. Analisti Ramadani madje shton se mund të ketë tentim nga kryesia e VMRO-së për të sjellë ndonjë satisfaksion karshi anëtarësisë së tyre, por ata e kanë kuptuar realitetin se duhet të jenë në opozitë. “Ekziston mundësia, duhet shumica parlamentare por edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm se ata mund të bëjnë ndonjë incident sporadik aty këtu, por…

Lexo më Shumë

LSDM edhe sot ka kërkuar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov që të dorëzoj mandatin për formim të Qeverisë, kryetarit të kësaj partie Zoran Zaev. Sipas LSDM, interesi i lartë shtetërorë është që të mundësohet sa më shpejtë formimi i Qeverisë. “Shumica parlamentare do të realizoj obligimin e saj para qytetareve, të formohet Qeveria e re e cila do t’i realizoj reformat e nevojshme. Ky proces ka filluar me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Para qytetarëve dhe para Gjorge Ivanov do të riafirmohen edhe përcaktimi i shumicës për Maqedoni unitare, e cila do të punojë në pajtim me…

Lexo më Shumë

Një depo mbeturinash nga dita në ditë po ngulfat hyrjen në liqenin Treska dhe hapësirat gjelbëruese përreth. Banorë të pandërgjegjshëm të komunës së Sarajit hedhin mbeturina nga më të ndryshmet duke shkatërruar një pjesë të madhe të sipërfaqeve gjelbëruese. Shumë prej banorëve e dënojnë këtë veprim por thonë se kjo bëhet për shkak të mungesës së pikave të mjaftueshme për hedhjen e mbeturinave. “Kush i derdh, banorët prej këtu, nuk vjen ai prej Shkupi ti derdh ato mbeturina, ka vend ku duhet mi hudh ato.”. “Nuk duhet ti hudhin, ajo është turp por po i hudhin. Komuna i pastron mirëpo…

Lexo më Shumë

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka dalë prej spitalit, pasi siç kanë thënë edhe mjekët, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dukshëm. Kujtojmë se deputeti Sela u sulmua nga huliganët që u futën në Kuvend më 27 prill 2017. Nga të gjithë deputetët që u sulmuan, Sela ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore. Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela disa ditë qëndroi në Spitalin e Shkupit dhe më pas u transferua në spitalin Klinik të Tetovës.

Lexo më Shumë

Banorët e zonave të përmbytura të cilët qëndrojnë në konviktin Tome Serafimovski Siniç, kanë ngelur në udhëkryq pas vendimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të lëshuar këtë konvikt. Alsat vizitoi shtëpitë e dy familjeve Mahmuti dhe Rushani në Hasanbe. At thonë se skanë kushte elementare për tu kthyer në shtëpitë e tyre. “Ne po blejmë vetë dhe po gatuajmë vetë , kemi nevoj për pak para se vështirë është këtu ne konvikt , 2300 euro kemi marr  nga shteti më shumë jo dhe se dijë se çka të them më shumë  vetëm zoti të na ndihmon  .…

Lexo më Shumë

06 May Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka dal nga spitali klinik i Tetovës aty ku po mjekohej pas lëndimeve që mori gjatë sulmeve në Kuvend javën e kaluar. Sela disa ditë do të qëndrojë në mjekim shtëpiak dhe pastaj do i rikthehet detyrës së tij në Kuvend. [embedded content]

Lexo më Shumë

Një plan mirë i menduar për të shmangur vepra të rënda penale. Kështu ish prokurori Aleksandër Nakov i komenton veprimet e Prokurorisë publike themelore pas ngjarjeve të përgjakshme të enjten e kaluar në Parlament. Që atëherë kaluan dhjetë ditë, dhe sipas Nakovit, prokuroria e Marko Zvërleskit edhe më tej e zvarrit rastin duke e mbrojtur krimin. Qëllimi është të shmangen veprat e rënda penale. Veprat e tilla penale i karakterizojnë veprimet individuale të personave të caktuar. Nuk mundeni ju me veprimet e një personi të caktuar, ku me mbajtëse për kamerë, të godet një person tjetër, me çfarë mund ti…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Shkupit tenton me çdo formë që të zvarritë hetimin dhe procedimin e lëndëve ndaj sulmuesve që ushtruan dhunë natën e 27 prillit në Kuvend. Pas informacioneve se kjo Prokurori kërkon nga MPB-ja para-kualifikim të lëndës dhe mbështetjen me fakte të veprimeve të sulmuesve, me pasoja konkrete, ALSAT mëson nga burime të sigurta, se Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Shkupit, Gordana Geshkovska ka urdhëruar të gjithë eprorët në Ministrinë e Brendshme që të informojnë vetëm atë për çfarëdo që ka të bëjë me natën e përgjakshme, dhe jo prokurorët përgjegjës. Urdhri është gojor, thonë burimet e sigurta, dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari tashmë i ndjerë i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, u lind më 21 mars, të vitit 1959 në Bogovinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe shkollën e mesme të ekonomisë në Gostivar. Më 1985 diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka punuar si kontabilist i autorizuar prej 1985 deri më 1995. Pastaj deri më vitin 2000 ka qenë kryetar i Këshillit të komunës së Bogovinës,e gjatë periudhës 1998 deri më 2000 ka qenë drejtor i Fondit për rrugë lokale në komunën e Tetovës. Prej vitit 2000 deri më 2005 ka qenë kryetar i komunës së Bogovinës, pastaj prej…

Lexo më Shumë

06 May LSDM-ja edhe një herë kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov që pozitivisht t’i përgjigjet letrës së kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe t’i dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Në një komunikatë LSDM-ja kërkon nga VMRO DPMNE-ja që të pranojë faktin se është opozitë dhe të sillet në mënyrë konstruktive. “Patjetër të ndalen të gjitha gënjeshtrat në lidhje me disa kërcënime ndaj interesave nacionale dhe shtetërore, me të cilat Nikolla Gruevski i shqetëson qytetarët. Ivanov është i detyruar të veprojë sipas obligimeve kushtetuese dhe të tërhiqet nga interesat personale të Gruevskit. Atë duhet ta bëjë edhe VMRO DPMNE-ja, e…

Lexo më Shumë