Author: almakos

Riformatim dhe rizgjedhje në gjyqësor, nuk do të ketë testim ekstern dhe taksë radiodifuzive, ndërsa për qytetarët do të ketë energji të lirë elektrike. Këto do të jenë masat e para të Qeverisë së re e cila do të formohet në fillim të qershorit. Kështu ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, në të cilën ka shtuar se ata kanë dëshmuar se në Maqedoni nuk ka shtet juridik dhe se nevojiten reforma thelbësore në Gjyqësor. “Një ndër gjërat e para që do të bëjmë është edhe rritja e rrogës minimale. Shumë vendime…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se njësiti “Alfa” dje e ka privuar nga liria dhe e ka arrestuar në stacionin policor Kisella Vodë P.A (65) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë për veprën e kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale” më 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me personin është kryer bisedë zyrtare, në të cilën ai i sqaroi veprimet e ndërmarra. Pasi P.A. ka hyrë në sallën ku mbahej konferenca për shtyp, me shfrytëzimin e forcës fizike i ka sulmuar deputetët Z.Z., R.Sh. dhe R.I. ndërsa është përplasur edhe me…

Lexo më Shumë

Policia ka marrë në pyetje edhe tre persona në lidhje me dhunën në Kuvend. “Më 05.05.2017 në bisedë zyrtare janë ftuar tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Nga ana e Prokurorit Publik janë dhënë drejtimet, pas mbarimit të kontrolleve të nevojshme dhe bisedave, personat janë lëshuar nga stacioni policor, ndërsa provat e grumbulluar për të njëjtit, në periudhën e ardhshme do të prezantohen në hapësirat e Prokurorisë Publike. Pas shqyrtimit të provave në Prokurorinë Publike, nga ana e tyre do të jepen drejtimi kur do të ngriten kallëzime penale dhe në çfarë mënyre do të sigurohen personat…

Lexo më Shumë

Deri tek Prokuroria Themelore Publike kanë arritur dy kallëzime penale të iniciuara nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër dy personave për veprën penale: “Pjesëmarrje në turmë që do të bëjë vepër penale nga neni 385 nga Kodi Penal”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore Publike, përcjell SHENJA. “Për njërin person, prokurori publik përgjegjës pas grumbullimit të provave ka vërtetuar kualifikimin juridik. Duke pasur parasysh madhësinë e dokumentacionit medicinal për gjendjen shëndetësore të dyshuarit, prokurori publik i cili vepron me lëndën ka propozuar deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 përcaktimin e masës së përkujdesjes. Me Vendim të gjykatës, personit i…

Lexo më Shumë

Sot pas namazit të drekës do të përcillet për në banesën e fundit kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi. Familjarët kanë njoftuar se trupi i tij do të varroset në varrezat e fshatit Bogovinë. Kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri ndaj tij, ku ka marrë 6 plumba në trup. Ngjarja ka ndodhur pas orës 10 të mëngjesit, ndërsa edhe vrasësi ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte qëlluar vetveten pas vrasjes. Banorët e Bogovinës thonë se janë të tmerruar nga ngjarja, ndërsa shprehin ngushëllime për familjet e dy…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar sot LSDM-në se po heshtin ndaj deklaratës së Talat Xhaferit, i cili tha se seancat në Kuvend do t’i udhëheq edhe në gjuhë shqipe. Nga kjo parti thonë se Maqedonia është viktimë e sjelljes anti-shtetërore të Zoran Zaevit. “Krimineli Zaev dhe LSDM, përveç që i mashtruan qytetarët dhe shkelin vullnetin e tyre, shkelën edhe Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, ndërsa tani heshtin dhe mbështesin provokimet me të cilat ka filluar realizimi i Deklaratës së Tiranës. LSDM hesht për vendosjen e flamurit shqiptar në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Tani LSDM-ja hesht edhe ndaj deklaratave të Talat Xhaferit se…

Lexo më Shumë

LSDM ka porositur edhe njëherë MVRO-DPMNE-në që në mënyrë të qetë të dorëzojë pushtetin dhe të bëhet opozitë kontriuktive. Në kumtesë për mediar nga partia e Zaevit thonë se edhe presidenti Gjorge Ivanov është i njoftuar për shumicën parlamentare dhe nuk guxon të shkelë kushtetutën. “Po realizohet vullneti qytetar, do të formohet Qeveria e re, VMRO –DOMNE të distancohet nga provokimet e Gruevskti. Në periudhën që vijon është e rëndësisë së posaçme të mundësohet transfer i qetë i pushtetit dhe formimi i Qeverisë së re reformatore. Ky është interesi kryesor i qytetarëve dhe shtetit. Kjo është e nevojshme si për…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të hetimeve, rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, familjarët tërhoqën trupin e të ndjerit HazbiIdrizi nga spitali klinik i Tetovës. Ai pritet të përcillet sot në banesën e fundit pas faljes së namazit të drekës në varezat e fshatit Bogovinë. Kujtojmë se kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi është qëlluar me armë zjarri paraditen e djeshme, ku për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Tetovës.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Shqipëeisë, Ilir Meta ka ftuar zyrtarisht për një vizitë në Tiranë, kreun e ri të parlamentit Talat Xhaferin. Në një mesazh drejtuar Xhaferit, Meta shpreh gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy parlamenteve. “Ju përgëzoj edhe një herë për zgjedhjen dhe ju ftoj në krye të një delegacioni parlamentar për vizitë zyrtare në Tiranë. Maqedonia është një fqinj i rëndësishem edhe falë faktorit shqiptar shtetformues”, thuhet ne mesazhin e z. Meta. Duke vene ne dukje forcimin e mëtejshëm te marrëdhënieve ndërparlamentare, Meta shprehet se “dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetaret e…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoni pritet të kemi mot të ndryshueshëm gjatë ditës, kohë pas kohe me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu, informon Zhurnal. Temperaturat gjatë natës do të sillen rreth 9-11 grad celsius, ndërsa ato ditore prej 17 deri më 23 grad celsius. Në Shkup dhe rethinë moti do të jetë i ngjashëm ku temperaturat do të sillen prej 14 deri më 23 grad celsius.

Lexo më Shumë

Ziadin Sela u pritë nga një numër i madh i bashkëqytetarëve në Strugë pas daljes nga spitali. Para të pranishmëve, Sela tha vetëm disa fjalë: Këto ishin gjëra të papritshme, por një gjë ta dini: vazhdojmë përpara. Ndryshe sot rreth orës 16:00 Sela u lëshua nga spitali i Tetovës. Kujtojmë se natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë kur turma e protestuesve u fut në kuvend dhe sulmoi deputetët, ishte pikërisht deputetit Ziadin Sela ai i cili përfundoi me plagë të rënda. Fillimisht ai u dërgua për kurim në Qendrën Klinike  e më pas në Klinikën e Tetovës.[embedded content]Sela…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë sot rreth orës 10:45, pasi mori 6 plumba në trup nga ish punonjësi në Komunën e Bogovinës, Qani Abazi. Hazbi Idrizi i është nënshtruar plagëve rrugës për në spitalin e Tetovës. Pas vrasjes, 53 vjeçari Qani Abazi ka tentuar të vetëvritet duke shtënë me armë zjarri në kokë, ndërsa ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve rreth mesditës. Jozyrtarisht, motivet e vrasjes nuk janë politike, por personale. Vrasësi ka punuar si inxhinier në Komunën e Bogovinës, para se të largohet nga puna 3 vite më parë. Pasi kishte humbur punën,…

Lexo më Shumë