Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se kanë marrë në pyetje edhe tre persona në lidhje me dhunën e 27 prillit në Kuvend. Më tej ata njoftojnë se pas marrjes në pyetje të njëjtit do të lëshohen, ndërsa provat e grumbulluara do të prezantohen para Prokurorisë Publike. “Më 05.05.2017 në bisedë zyrtare janë ftuar tre persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Nga ana e Prokurorit Publik janë dhënë drejtimet, pas mbarimit të kontrolleve të nevojshme dhe bisedave, personat janë lëshuar nga stacioni policor, ndërsa provat e grumbulluara për të njëjtit, në periudhën e ardhshme…
Author: almakos
Punonjësit turistik kërkojnë më shumë linja të rregullta ajrore nga dhe në drejtim të aeroportit të Ohrit, që do të operonin gjatë tërë vitit e jo vetëm 2-3 muaj gjatë verës si linjë çarter. Për momentin vetëm linjat për Cyrih, Bazel dhe Londër janë të rregullta, edhe pse ky rajon po bëhet tërheqës për mysafirët e huaj gjatë tërë vitit. Ata thonë se në këtë mënyrë do të lehtësohej ardhja e tyre këtu. Xheladini thotë se është mirë të vendosen linja të rregullta për në Vjenë, Gjermani apo Stamboll e që do të jenë në interes për mërgimtarët jashtë vendit.…
07 May Banorët e fshatit Bllacë të cilët për çdo ditë shfrytëzojnë transportin publik për të arritur në vende të caktuara ndjehen të rrezikuar për shkak të rrugës së shkatërruar përmes së cilës duhet të kaloj autobusi me numër 81. Këtë e dëshmon edhe vet shoferi i autobusit i cili disa herë në ditë duhet ta kaloj këtë rrugë. “Nuk është aspak mirë, rruga është e keqe ka shumë gropa. Linja është në qarkullim por rruga të paktën të përmirësohet”, u shpreh një shofer autobusi. Ndërkohë, banorët e fshatit dhe mësuesit e shkollës thonë se gropat e mëdha dhe gërryerjet…
07 May Presidenti, Gjorge Ivanov është kthyer në vend nga vizita e tij private në Turqi, megjithatë akoma nuk dihet nëse do të japë mandatin për formim të Qeverisë. Disa ditë pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim Ivanovin se është formuar shumicë parlamentare, nga kabineti i Presidentit nuk bënë me dije nëse ka qëndrime të reja por na udhëzuan që t’i referohemi qëndrimit tashmë të bërë publik. Kabineti i kryetarit konfirmon se ka arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorge Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, konfirmuan nga Kabineti…
07 May Kriza politike e përkeqëson situatën në shëndetin publik. Drejtori i Spitalit të Qytetit në Shkup, Sasho Stojçev tha se për shkak të krizës ende nuk ka zgjidhje për mungesën e infermierëve, kështu që janë të detyruar tani të punojnë vetëm me 3 salla operacioni nga gjithsej 7. Atje trajtohen pacientët me raste urgjente, ndërsa lista e pritjes së atyre me termin të caktuar rritet. Kjo krizë politike zgjat një kohë të gjatë, duhet të gjendet një zgjidhje, sepse ne e ndjejmë atë, punonjësit, dhe përmes neve edhe pacientit. Problemi kronik që e kemi me mungesën e infermiereve vazhdon,…
Ne nuk heshtim, por Gruevski gënjen kanë thënë nga LSDM. “LSDM qartazi dhe haptazi thotë se askush nuk do të mund ta rrezikoj statusin e gjuhës maqedone të unitaritetit dhe të shtetit. Do të mundësohet aplikim praktik i të gjitha gjuhëve, të të gjitha bashkësive, në bazë të nevojave të tyre dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, reagojnë nga LSDM. “Maqedonia do të jetë shtet unitar i gjithë qytetarëve, do të ketë reforma të reja në Qeveri dhe kjo Qeveri do të mundësoj integrim euroatlantik, jetë kualitative, institucione të pavarura dhe drejtësi për të gjithë. Kjo është…
07 May Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se merr udhëzime direkte nga Prokuroria Themelore se si të veprojë me të ndaluarit të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj deputetëve në Kuvend. Në komunikatën e MPB-së thuhet se Prokurori, një ditë më parë ka kërkuar lirimin nga stacioni policor të tre të dyshuarve, pas marrjes së tyre në pyetje. Prokurori i paemëruar në komunikatën e MPB-së, më tej kërkon edhe të informohet për rrjedhën e hetimeve të policisë si dhe vetë Prokuroria të udhëzojë nëse ata duhet të privohen nga liria. Nga ana e Prokurorit publike është dhënë udhëzim…
07 May Prokuroria Themelore Publike shqiptoi masën e arrestit shtëpiak prej tetë ditëve për sulmuesin e zv/kryetares së LSDM-së Radmilla Shekerinska, gjatë natës së dhunshme në Kuvend. Policia njoftoi se personi me inicialet P.A. më 27 prill ka hyrë në sallën e konferencave në Kuvend dhe përveç Shekerinskës ka sulmuar edhe kreun e LSDM-së Zoran Zaev dhe një person tjetër. Ai dje u arrestua nga njësiti policor Alfa dhe rreth orës 19-00 është dërguar në Prokurorinë themelore publike. Në opinion reagime nxiti kapadaillëku i tij me cigare në dorë gjatë dërgimit në Prokurori. Avokati Zvonko Davidoviq këtë e krahason me…
Pa energji elektrike nesër nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të mbesin rrugët “Brsjaçka Buna” dhe një pjesë e rrugëve “Nov Zhivot”, “Pellagonia” dhe “Zletovska”. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 12:00 do të mbesin shfrytëzuesit nga rr. “Zllatko Shnajder” nr. 10, nga ora 7:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e rr. “Skupi” pompa e benzinës “Lukoil” dhe rr. “Skupi” nr.3a dhe nga ora 9:00 deri në 14:30 shfrytëzuesit nga fshati Saraj rrugica 10.
07 May Një nga prioritetet e Qeverisë së re do të jetë reforma në gjyqësor, zotohet kreu i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për Radio Evropa e Lirë për këtë Zaev konsideron se gjyqësorit i nevojitet shpërbërje me qëllim që përsëri të rimëkëmbet. Menjëherë do të duhet t’i hapim proceset rreth pavarësisë së gjyqësorit. Ne dëshmuam se në Maqedoni nuk ka shtet të së drejtës. Gjithçka është në lidhje me ekzekutivin, ose trupit ekzekutiv të pushtetit ekzekutiv dhe të fuqishmëve politik. Premtuam dhe të pastër e kemi situatën me këtë çështje: shpërbërje të gjyqësorit dhe rizgjedhje të të njëjtit…
VMRO-DPMNE vlerëson se lideri i LSDM-së Zoran Zaev me paralajmërimet për rizgjedhje të gjykatësve “dëshiron të mbuloj veprimet në dëm të interesave shtetërore dhe nacionale të cilat e ridefinojnë Maqedoninë”. Nga VMRO thonë se Zaev dëshiron të realizoj skenarin me qëllim që të shpëtoj veten nga krimet e bëra, ndërsa ai përsëri po paraljmëron shkelje të Kushtetutës. “Zaev mendon se nëse në gjykatat vendos njerëz partiak ata do të amnistojnë njëjtë sikurse Cërvenkosvski e ka abonuar për krimin në ‘Globa’, i rëndë tetë milionë euro, ose sikurse Katica Janeva e shpëtoi nga përgjegjësia për rastin ‘Puç’”, ka thënë Darko kostovski…
07 May Shkollat fillore aspak nuk janë të njoftuara me vendimin e Ministrisë së Arsimit që sistemi i Kembrixhit do të filloj të aplikohet në shkollat e përgjithshme, gjegjësisht gjimnazet që nga viti i parë. Që nënkupton se nxënësit e klasave të nënta të cilët do t’ia mësyjnë dyerve të gjimnazit duhet prej fillimi të përcaktohen për njërin nga 6 drejtimet e gjimnazit, matematiko-natyror, humanitaro-shoqëror dhe gjuhësorë-artistik të kombinuara në A dhe B. Njoftimin nga ana e ministrisë e dëgjuam këto ditët e vikendit. Atë që e dëgjuam ne si shkolla nuk kemi asgjë me shkrim dhe nuk kemi orientim…

