Testimi ekstern nuk do të realizohet në muajin qershor, ndonëse datat për realizimin e të njëjtit tashmë janë caktuar nga Qendra Shtetërore e Provimeve. LSDM-ja ka paralajmëruar shfuqizimin e testimit ekstern menjëherë që në momentin e parë të formimit të Qeverisë së Re. Petar Atanasov madje tha se ky ishte projekti më i dështuar i Qeverisë së kaluar që nuk solli asnjë dobi në përmirësimin e cilësisë në fushën e arsimit. Qeveria e re, do të përpiqet të krijojë një qendër për të siguruar cilësi në arsim ku shteti në çdo moment do të garantojë cilësinë e arsimit edhe në…
Author: almakos
15 ditarë të klasave 6,7,8 dhe 9 janë vjedhur nga shkolla fillore “Ismail Qemali”. Drejtuesit e shkollës bën të ditur se për rastin që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje kanë njoftuar dhe Ministrinë e brendshme e cila po punon për zbardhjen e rastit. Siç bëjnë të ditur nga “Ismail Qemali”, vjedhja e ditarëve nuk do të ndikojë negativisht në përmbylljen e notave për nxënësit për shkak se notat janë të shënuara edhe në ditarët elektronikë. Madje punonjësit e shkollës thonë se personat e përfshirë në këtë vjedhje tashmë janë të njohur për udhëheqësinë e shkollës dhe policisë dhe të…
Ende asnjë përgjigje nga presidenti Gjorge Ivanov lidhur me letrën e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për dhënien e mandatit liderin social-demokrat, Zoran Zaev. Presidenti është kthyer nga vizita zyrtare në Turqi por nga kabineti i tij nuk ka asnjë njoftim se kur mund të pritet përgjigje. Në bazë të Kushtetutës Ivanov është i obliguar të kthej përgjigje në afat prej 10 ditëve nga dita e marrjes së njoftimin për formimin e shumicës së re parlamentare. Ndërkohë ende nuk është publikuar as vendimi i shumicës për zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi. Nga Gazeta Zyrtare kanë bërë të ditur se përputhje me…
Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski ka thënë se pret që sa më shpejt të dal vendimi në Gazetën Zyrtare se Talat Xhaferi është kryetari i ri i Kuvendit. Ai tha se disa nga drejtorët ende po insistojnë që të jenë në shërbim të regjimit dhe të kontribuojnë që ky regjim të mbijetojën një ditë dy më tepër. “Drejtori i Gazetës Zyrtare duhet të kuptoj se ai nuk është drejtor i cili duhet të vlerësoj nëse duhet të publikoj por duhet të publikoj vendimet, ndërsa më së paku të vlerësoj vendimin e Kuvendit, dhe kjo duhet bërë që sot”, tha Spasovski.…
Familja e Hazbi Idrizit nuk do të kërkojë llogari nga familja e dorasit që vrau të shtunën kreun e Komunës së Bogovinës dhe më pas kreu edhe vetë vrasje. Këtë e kumtoi familjari i tyre Idriz Zejneli pasi shprehu dhimbje për humbjen e familjarit të tyre, në një mbledhje komemorative që u mbajt sot në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në fshatin Bogovinë. “Ne besojmë në Zot dhe Zoti do ta gjykon. Ai e vrau dhe pastaj u vetëvra”, shtoj Zejneli. Në emër të administratës komunale të pranishmive ju drejtua Nuriman Tefiku, i cili me ketë rast tha se administrata dhe…
Ambasadori I Holandës në Shkup Vauter Plomp është bindur se krizës politike në Maqedoni po I vjen fundit. Sipas tij zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit, I cili u mbështet nga Uashingtoni dhe Brukseli është një hap pozitiv drejt zgjidhjes së ngërçit, ndërsa Maqedonia tani do të duhet të fokusohet në agjendën evropiane. Duhet të ruhet perspektiva që Maqedoni të bëhet anëtare. Holanda është mbështetëse e madhe e kësaj, por e rëndësishme është se krizës politike i erdhi fundi. Periudha pas-zgjedhore nuk ishte e lehtë e arriti kulmin me zhvillimet në Kuvend. Tani me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit…
Qeveria e re do të reformojë policinë duke e vënë atë vetëm në shërbim të qytetarëve dhe do t’i jep fund kontrollit të forcave të sigurisë nga shtabet partiake. Këtë e ka premtuar deputeti i Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në selinë partiake. Spasovski tha se reformat do ti bëjë bashkë me policët profesionist në MPB. “Bashkë me profesionistët do ti bëjmë reformat e nevojshme me të cilat do të mundësojmë polici që do ti mbrojë vetëm qytetarët dhe jo interesat e dikujt personale, partiake ose çfarëdoqofshin. Askush më nuk do të guxojë ta keqpërdor…
08 May Prokuroria Themelore Publike (PTHP) – Shkup, sot ka ngritur Propozim akuzë për nëntë persona pjesëmarrës në trazirat e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer vepër penale pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 384 alineja 1 nga Kodi penal. Për dy persona për të cilët është ngritur Propozim akuzë, Prokurori përkatës ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit. Për një person i cili deri më tani ishte në paraburgim, prokurori publik i cili merret me lëndën ka vlerësuar se ka hapësirë për zbutjen…
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, në ditën e policisë ka thënë se reformat e thella në këtë institucion do të duhet të vazhdojnë për të pasur prosperitet dhe progres. “Policia e shtetit duhet të garantojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët. Siguria Shtetërore dhe ajo publike kërkon vetëm dhe vetëm profesionalizëm…Të gjithë bashkë të angazhohemi që një ditë e më parë i tërë efektivi i policisë të vihet në shërbim të shtetit dhe shoqërisë””, ka deklaruar ministri Nuhiu, përcjell SHENJA.
08 May Moti i vranët me reshje të shiut do të vazhdojë deri ditën e mërkurë, ndërsa nga e enjtja pritet stabilizim i motit dhe rritje të konsiderueshme të temperaturave. Kështu temperaturat të mërkurën do të lëvizin prej 16 deri në 24 ndërsa nga dita e enjte do të këtë rritje të vazhdueshme të temperaturave nga 20 deri në 27 gradë Celsius, të premten prej 24 deri në 30 dhe të shtunën do të arrihet maksimumi ku temperaturat do të varjojnë nga 25 deri në 34 gradë Celsius, kurse të dielën do të kemi përsëri një rënie të lehtë të tyre…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, dërgoi urim deri te Emanuel Makron me rastin e zgjedhjes për president të Francës. “Më paraqet nder dhe kënaqësi të veçantë, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, T’ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes Tuaj për president të Francës, me dëshira për kryerjen me sukses të këtij funksioni me përgjegjësi në dobi të prosperitetit dhe mirëqenies të popullit miqësor francez. Fuqimisht jam i bindur se vizioni Juaj modern dhe karakteri koheziv do të paraqesin garanci për progres të mëtejshëm të përgjithshëm të Republikës së…
Moti i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiutpritet të mbajë deri të mërkurën, ndërsa të enjten pritet stabilizim i motit me erë mesatare jugore dhe me rritje të konsiderueshme të temperaturave. Temperatura të mërkurën do të lëvizë prej 16 deri në 24 ndërsa të enjten nga 20 deri në 27 gradë Celsius, të premten prej 24 deri në 30, të shtunën nga 25 deri në 34 gradë dhe të dielën nga 22 deri në 30 gradë Celsius. Sot pasdite do të ketë ulje të pjesshme të vranësirave ndërsa gjatë natës në veriperëndim do të ketë edhe reshje të shiut.…

