Author: almakos

09 May Pavarësisht dallimeve etnike, fetare e gjuhësore, qytetarët e Maqedonisë si kurrë më parë janë të bashkuar rreth vlerave evropiane, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai theksoi se 9 Maj i sivjem ka rëndësi të veçantë, pasi vendi ndodhet para formimit të qeverisë së re demokratike. Zaev I bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në ndërtimin e një Maqedonie Evropiane. Maqedonisë më shumë se asnjëherë më parë i nevojitet Evropa, sepse i mbledh qytetarët në vendin tonë në një botë me perspektivë dhe shpresë. Prandaj, qytetarë të nderuar, patjetër ta shfrytëzojmë këtë moment! Para nesh ka edhe…

Lexo më Shumë

09 May Ndërsa Prokuroria Publike nuk jep kurrfarë të dhënash për të ndaluarit e rinj eventual dhe për masat e ndërmarra ndaj autorëve të dhunës në 27 prill në Kuvend, njëri nga tre organizatorët e protestave, Igor Durllovski, është dekoruar nga presidenti Gjorge Ivanov për merita për Maqedoninë. Durllovski mirënjohjen e mori në emër të Operas dhe Baletit të Maqedonisë. Në postimin e presidencës në faqen e facebookut tha se Durllovski u dekorua për prezantimin dhe promovimin e Maqedonisë në fushën e operas dhe baletit, duke kontribuar në këtë mënyrë për pasurimin e kulturës maqedonase. Në ndarjen e dekoratës për…

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot në një njoftim shprehu respekt për pjesëtarët e rënë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këmbim zjarrin në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj të vitit 2015 dhe porositi se rasti do të zbardhet  në mënyrë transparente, të pavarur dhe në mënyrë profesionale, me çka, siç theksohet do të zbardhen të gjitha dilemat dhe spekulimet. “Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja, do t’i përkushtohet zbardhjes së plotë të rastit dhe prapaskenës së tij. Do të kërkojë edhe përkrahje ndërkombëtare në hetim për të siguruar të gjitha informacionet relevante, por edhe për sigurimin e besimit…

Lexo më Shumë

09 May Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie I bëri thirrje presidentit Gjorge Ivanov të veprojë me përgjegjësi, tani që nga kreu I shtetit pritet të dorëzohet mandati për formim të qeverisë së re. Në Ditën e Evropës, Timonie theksoi interesin e lartë të Francës që Maqedonia të kthehet në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe sa më parë të bëhet anëtare e plotë. Ai është kreu i shtetit dhe gjërat janë në duart e tij. Ai është burrë-shtetas i përgjegjshëm dhe jam plotësisht i bindur se do të veprojë në këtë mënyrë. Për ne është shumë…

Lexo më Shumë

Një nga shtyllat kryesore e cila urgjentisht kërkon ndërhyrje për t’u definuar drejt dhe saktë, që në të ardhmen të mund të prodhojë vendime të drejta pa u ndikuar nga politika dhe preferencat partiake, është përfundimisht sistemi i drejtësisë, që i përfshin të gjitha gjykatat dhe prokurorinë publike. Është e patolerueshme që edhe sot e kësaj dite gjykatat të veprojnë me standarde të dyfishta: i tolerojnë dhe ledhatojnë maqedonasit, ndërsa i dënojnë dhe i terrorizojnë shqiptarët. Si ka mundësi që një i ri, në një protestë të kontrolluar, vetëm pse i ka thyer xhamat e gjykatës për të shprehur revoltë…

Lexo më Shumë

p>“E vërteta për ngjarjet e 9 majit në Kumanovë duhet të dalin ne pah dhe rasti duhet të zbardhet deri në fund. Kjo është obligim për familjet e 8 pjesëtareve të policisë që humbën jetën e tyre, për familjet që mbeten pa shtëpi dhe për të gjithë qytetarët e Republikës se Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Nga kjo parti thonë se do te hetojnë dhe do te zbardhin të gjitha indiciet për përfshirje te disa strukturave të caktuara nga qeveria e deritanishme në ketë ngjarje. Kjo Sipas tyre, do te behet në mënyrë transparente, te pavarur dhe profesionale, me…

Lexo më Shumë

Ngjarjet si rasti i Kumanovës vendosin në sprovë shtetet dhe trima. Në këto ngjarje, u dëshmua se Kosova ka trima, por nuk ka edhe shtet. Kështu ka deklaruar ekskluzivisht për TV SHENJA deputeti i vetëvendosjes Rexhep Selimi, pas përfundimit të akademisë përkujtimore që u mbajt në Prishtinë e që u organizua nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Familjarët e të vrarëve në Kumanovë. “Por ne dëshmuam që kemi trima dhe nuk kemi shtet. Këta njerëz që u vranë para një viti në Kumanovë, kishin ideal të cilin shteti i Kosovës nuk e…

Lexo më Shumë

Në dy vjetorin e përleshjes së armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka nderuar 8 të vrarët e forcave policore të cilët mbetën të vdekur gjatë aksionit. Nga VMRO-ja thonë se janë borxhlinj ndaj guximit dhe sakrificës të tyre, duke akuzuar Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovskin të cilët do të mbeten gjithmonë në mesin e atyre që i kthyen shpinën popullit të tyre.

Lexo më Shumë

Rasti i Kumanovës është skenar konspiracioni, i përgatitur nga qeveritë e vendeve në rajon. Ky ishte vlerësimi i ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, në emisionin e mbrëmshëm “Intervista”. Ai tha se disa qeveritarë të kriminalizuar kanë tentuar që përmes këtij skenari të ruajnë pushtetin dhe të fitojnë simpatinë ndërkombëtare, duke sakrifikuar ish ushtarët e Ushtrive Çlirimtare në Kosovë dhe Maqedoni. Këto pretendime, sipas tij, nuk i thotë në rastësi, por i bazon në informacione rreth këtij incidenti. “Mendojmë se ky ka qenë një skenar konspiracioni i qeverive që janë të korruptuara dhe kriminilaziuara në rajon.  Pra ata e kanë…

Lexo më Shumë

LSDM vlerëson se nuk ekziston asnjë pengesë që menjëherë të ndahet mandati për Qeverinë e re dhe se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka asnjë pretekst që të plotësojë detyrimin e tij kushtetues. “Interes shtetëror i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është që të kenë qeveri ashtu siç votuan e cila do ta lëvizë vendin përpara në proceset euroatlantike dhe do të sigurojë jetë cilësore  për të gjithë  dhe kjo do të ndodhë. Do të riafirmohet edhe programi i Qeverisë së re reformuese që e garanton karakterin unitar dhe pavarësinë e shtetit”, citon LSDM-ja në njoftimin e sotëm. LSDM konsideron se…

Lexo më Shumë

Në Kumanovë kam ardhur si shumica e grupit, ndërsa arsyeja ka qenë ftesa e një qytetari nga Maqedonia, i cili thoshte se situata është e tensionuar dhe shqiptarët duhet të mbrohen. Kështu deklaroi në dëshminë e tij para trupit gjykues, Enver Hoxha-Klejn njëri nga të akuzuarit e Rastit të Kumanovës. I pyetur se me cilët persona nga Maqedonia ka kontaktuar dhe a i di emrat e tyre, Hoxha tha se për shkak që nuk u besoj Gjykatës dhe Prokurorisë, emra do të përmend kur rasti të hetohet nga institucionet ndërkombëtare. I akuzuari Enver Hoxha, ka folur edhe për keqtrajtimin që…

Lexo më Shumë