05 May Komisioni kundër korrupsionit hesht dhe nuk përgjigjet nëse shkatërron materiale të rëndësishme për hetimet që bën Prokuroria Speciale Nga Komisioni nuk zbulojnë nëse për momentin shkatërrohen dokumente ku ka dëshmi se cili funksionar dhe si është pasuruar deri në vitin 2014. Nga Specialja për Alsat konfirmuan se nga antikorrupsioni kanë kërkuar që t’u dorëzohen listat anketuese për personat për të cilët ka hetime financiare. Janë dorëzuar kërkesa në antikorrupsion për dorëzimin e listave anketuese të paraqitura nga personat për të cilët ka hetime financiare, pastaj deklarata për përplasje të interesave si dhe aktivitete të ndërmarra eventuale të komisionit…
Author: almakos
Një gjykatë në Mal të Zi ka shtyrë seancën dëgjimore për konfirmimin e akuzave ndaj 14 personave, përfshirë edhe dy rusë dhe dy liderë pro-rusë nga opozita, të cilët po akuzohen për komplotin e vitit të kaluar për të rrëzuar qeverinë. Gjykata e Lartë në Podgoricë ka thënë se seanca është shtyrë për 24 maj, me qëllim që avokatët mbrojtës të kenë më shumë kohë për të shqyrtuar mijëra faqe të dokumenteve, materialeve dhe provave për këtë rast. Ligjvënësit Andrija Mandiq dhe Milan Knezeviq nga Fronti Demokratik, dy rusë dhe nëntë qytetarë serbë dhe një malazez, janë akuzuar për krijimin…
05 May Procesi i formimit të Qeverisë së re mbetet i paqartë për aq kohë sa nga Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov, nuk japin detaje për afatet dhe as nëse Presidenti është i gatshëm të japë mandatin. Në pyetjet e Televizionit Alsat, dërguar Kabinetit të Ivanovit, për llogaritjen e afatit kushtetues dhjetëditor, përgjigja ishte e shkurtër dhe jo konkrete. Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të veprojë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë – njoftuan nga Kabineti i presidentit Ivanov. Nga Kabineti nuk konfirmojnë megjithatë jozyrtarisht mësohet…
05 May Policia ka ftuar në bisedë informative kreun e shoqatës patriotike “Qoseto”, Goran Angelov nga Velesi, lidhur me ngjarjet e 27 prillit. Nga MPB kanë njoftuar shkurt se për të njëjtin akoma nuk ka urdhër për arrest. Në kohën kur Angelov po merrej në pyetje, mbështetës të shoqatës “Qoseto” protestuan para stacionit policorë për të kërkuar lirimin e tij. Një ditë më parë MPB ka zhvilluar biseda informative edhe me katër persona tjerë të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale “pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtarë në detyrë” si dhe “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër…
05 May Profesori Jeton Shasivari vlerëson se Presidenti Ivanov është i obliguar të japë mandatin për formimin e Qeverisë dhe nuk ka hapësirë për manovra të reja politike. Sipas Shasivarit, nëse presidenti nuk pajtohet me ligjet e shumicës së re parlamentare, mund të shfrytëzojë të drejtën e vetos gjatë miratimit të këtyre ligjeve në Kuvend. Sa i takon çështjes së dhënies së mandatit nga ana e kryetarit të Republikës, ai ka obligim Kushtetues që mandatin të ja besojë kandidatit që tashmë ka siguruar shumicën parlamentare dhe në këtë rast ai nuk ka hapësirë për çfarëdo manovrash politike në të ardhmen…
05 May Komiteti i Helsinkit një javë pas dhunës në Kuvend ka publikuar raportin në të cilin janë evidentuar të gjitha veprat penale. Për bazë janë marrë videot e siguruara nga mediat. Sipas këtij raporti në Kuvend janë bërë 28 vepra penale kryerësit e të cilave janë ndarë në katër grupe: organizatorë, kryerësit e veprave, shërbyesit policorë dhe eprorët policorë. Në raport janë përmendur edhe mos dhënia e ndihmës mjekësore, pengesa e ekipeve mjekësore dhe promovimi i gjuhës së urrejtjes dhe mos zbatimi i urdhrave profesional. Raporti gjithashtu konstaton se të lënduar nga këto zhvillime të dhunshme janë një deputetë…
Policia do të dorëzojë njoftim të veçantë deri te Prokuroria Themelore Publike edhe për katër persona nga Shkupi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. MPB-ja informoi se dje nga ana e SPB Shkup në bashkëpunim me PSP në biseda zyrtare janë ftuar shumë persona, për të cilët kanë ekzistuar dyshime se janë involvuar në ngjarjet në Parlamentin e Maqedonisë. Për shkak të konstatimit të ekzistimit të dyshimeve për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 nga Kodi penal i RM-së nga ana e personave D.T. (42)…
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në një seancë të cilën do ta mbajë të mërkurën më 10 maj, pritet të shqyrtoj nismat për shfuqizimin e dy neneve nga ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Kodi Zgjedhor, të cilët do t’u mundësojnë kryetarëve të komunave dhe këshilltareve komunalë të ushtrojnë funksionet deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, transmeton Anadolu Agency (AA). Gjykata Kushtetuese ka publikuar në faqen e saj të internetit njoftimin, se në të njëjtën seancë do të vendoset edhe mbi mundësinë që të fillojë subvencionimi i bujqve. Nismat për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunalë…
05 May Shteti përcjell çdo lëvizje dhe është në dijeni për qëndrimet e të gjithëve, thotë ish nënkryetari i Kuvendit, Rafiz Haliti. Haliti thotë se përshkallëzimi i situatës të enjten e kaluar nuk e gjetur në befasi Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai hedh dyshimin se dikush paraprakisht e kishte përgatitur terrenin duke i detyruar madje policët shqiptarë që para kohe të marrin pushimin vjetor. Kanë ardhur pjesëtarë të policisë te unë dhe më kanë informuar se diçka do të ndodhë, diçka ka ndodhur brenda policisë. Derisa Ivanovi mobilizonte ushtrinë dhe përgatiste bunkerin, brenda policisë, ka fakte se sidomos pjesëtarë…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces. Këto deklarime Ahmeti i bëri gjatë takimit më përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBEsë, ambasador Kristian Strohal si dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalainen. “Kryetari i BDI-së foli për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet mes tjerash…
LSDM sot kumtoi se nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re. “Qeveria e re, njëjtë si edhe kryetari i ri i Kuvendit, do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet e Maqedonisë”, kumtoi LSDM. Letra e kryetarit të ri të Kzvendit, Talat Xhaferi drejtuar Gjorge Ivanovit, thuhet në kumtesë, është obligim që Ivanov t’i lërë anash interesat personale për ikje nga drejtësia të Nikolla Gruevskit dhe të veprojë sipas obligimit kushtetues ndaj qytetarëve të Republikës…
VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga lideri i LSDM-së dhe nga LSDM-ja sepse, sipas tyre, ata veprojnë në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore dhe për këtë përgjegjësi duhet të ketë. “Krimineli Zoran Zaev është nxitës dhe mbështetës i intonimit të himnit shqiptar në Kuvend, me shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores për punë të Kuvendit, u përpoq të zgjedhë kryetar të Tiranës të Kuvendit, Zaevi dhe LSDM-ja veprojnë në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore dhe për këtë përgjegjësi duhet të ketë”, qëndron në kumtesë. Zaevi, siç theksohet, ka bërë precedent juridik dhe politik me çka hapi mundësi që në të ardhmen, në mënyrë ilegale të…

