Author: almakos

Një punëtor 32-vjeçar në fabrikën FZC “11 Tetori” është lënduar kur një koleg i tij duke drejtuar vinçin, nuk e ka vërejtur se ia shtypur këmbët. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 kur V.S. (48) ka drejtuar vinç dhe ka lëvizur nëpër binarët në rrethin e fabrikës dhe gjatë kalimit afër konstruksioneve metalike, ia ka shtypur këmbët I.GJ. nga Kumanova. I lënduari është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për mjekim të mëtejshëm. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Qytetarët kroatë sot iu drejtuan qendrave të votimit për zgjedhjet lokale, raporton Anadolu Agency (AA). Votimi ka nisur në orën 07:00. Në zgjedhje garojnë gjithsej 47.601 kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kroaci (DIP) deklaroi se për votimet në Zagreb janë hapur 612 qendra votimi ndërsa në të gjithë vendin 6.618 qendra votimi. Në zgjedhjet ku marrin pjesë 126 parti politike, do të përcaktohen drejtuesit e rinj për 428 bashki, drejtuesit për 127 kryebashki si dhe drejtuesit e 21 kantoneve. Parashikohet që në votime të marrin pjesë 3.719.157 votues. Ndër të tjera…

Lexo më Shumë

Mali i Zi sot kremton Ditën e Pavarësisë. Në referendumin më 21 maj të vitit 2006, 55.5 për qind e qytetarëve të cilët votuan në referendum u deklaruan për pavarësi të Mali të Zi, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas rezultateve zyrtare, pavarësinë e Malit të Zi e mbështetën nga 230.661 qytetarë ose 55.5 për qind nga 86.3 për qind e qytetarëve me të drejtë vote që dolën në referendum, ndërsa për mbetjen e shtetit të përbashkët me Serbinë votuan 185.002 votues, ose 44.5 për qind. Mbajtjes së referendumit i paraprinë negociatat midis blloqeve për pavarësi dhe shtetit të përbashkët nëpërmjet…

Lexo më Shumë

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesën e PSP-së për të paraburgosur afaristin Sead Koçan dhe ky vendim është përfundimtar. PSP dorëzoi ankesë në Gjykatën Penale pasi afaristët iu hoq masa e paraburgimit, si garacë për për këtë Koçan pagoi shumë financiare prej afër 1 milion eurosh. Edhe Specialen ky vendim ishte absurd juridik. Ata vlerësojnë se nuk ka garanci të mjaftueshme se Koçani nuk do të arratiset sërish, avokati i Koçanit, Nikolla Dodeski, tha se kjo ofertë është krejt ligjore dhe se është praktikë e shumë vendeve demokratike. Biznesmeni Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust nga…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoni do të mbizotëroj mot i ndryshueshëm dhe me reshje shiu në disa vende. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 14, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 19 deri 27 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Grupet e punës të Lëvizjes BESA dhe LSDM-së, sot kanë realizuar një takim në kuadër të mundësive për përfshirje në një koalicion qeveritar. Pas takimit përfaqësuesit e të dyja partive thanë se në takim është biseduar për parimet mbi të cilat duhet të formohet Qeveria e re.Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, tha se në këtë takim nuk është biseduar aspak për resore apo kushte, pasi ata kanë vendosur si primare çështjen e parimeve . Lidhur me parimet e Lëvizjes BESA, Gashi tha se disa prej tyre tanimë janë bërë publike, ndërkaq për të tjerat po bisedohet dhe…

Lexo më Shumë

20 May Turizmi në Strugë e Ohër mund të ballafaqohet me probleme serioze nëse nuk përshpejtohet procedura për vazhdimin e mandateve të kryetarëve të komunave. Kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçeski, për Alsat M paralajmëron se në këtë situatë të këtillë nuk do të mund t’i japin plazhet nën koncesion. Kjo fuqishëm do të ndikojë edhe ndaj rrjedhave turistike në Ohër. Pas një muaji skadon marrëveshja e koncesionit për pjesën më të madhe të plazheve në Ohër. Në këtë rast nuk do të mund të përfundohet procedura për shpalljen e konkursit të ri për dhënien e plazheve nën koncesion dhe nuk…

Lexo më Shumë

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 2,121 migrantë në Detin Mesdhe dhe po ashtu kanë nxjerr një trup të pajetë, ka thënë garda bregdetare italiane. Mbi 45 mijë njerëz janë shpëtuar nga Italia, të cilët ishin nisur nga Afrika e Veriut vetëm gjatë këtij viti. Kjo shifër është 40 për qind më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit 2016.

Lexo më Shumë

Pas takimit të mbajtur sot mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ne BESA tha se këto negociata do të jenë për punë të parimeve, shkruan SHENJA. “Ne do të insistojmë shumë që të merremi vesh. Për neve është gjëja më  e rëndësishme se me  çfarë parime do të funksionon Qeveria e ardhme”, tha Gashi, duke shtuar se resoret nuk kanë qenë temë e bisedimeve. “Disa parime janë publike, por për detajet do të flasim herë tjetër, do ti publikojmë. Nuk punojmë me kushte, me rëndësi është të  flasim për principet”, tha gjithashtu sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA.…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka propozuar për zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, kryetarin aktual të kësaj ode, Nebi Hoxhën. Në pres konferencën e sotme nga kjo odë, kanë theksuar senë këto kushte të krizës, biznesi kërkon stabilitet më të madh për biznesbërjen në vend. Për këtë arsye, ata  nga qeveria e ardhshme kanë kërkuar postin e zëvendëskryeministrit nga radhët e biznesit. Nga kjo odë kanë theksuar se këtë çështje e kanë diskutuar edhe në takimet e realizuara me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, nga i cili kanë kërkuar, biznesi  të ketë qasje në përgatitjen e ligjeve para se të kalojnë…

Lexo më Shumë

Numri i nxënësve shqiptar që pas orarit shkollor ndjekin edhe kurse të tjera edukative apo kulturore është shumë i vogël. Këtë e thotë edhe përgjegjësi i paraleleve shqipe në Shkollën e Muzikës “Ilija Nikollovski-Lluj” në Shkup, Mustafa Imeri. Ai thotë se prej kur janë hapur paralelet në gjuhën shqipe, asnjëherë deri më tani nuk është plotësuar numri i nxënësve që parashihet për një paralele. Sipas tij, edhe pse këto paralele janë hapur me vite, interesimi i nxënësve shqiptar është akoma shumë i vogël. “Momentalisht kemi nga një paralele në çdo gjeneratë, momentalisht katër klasa të cilën deri më tani asnjëherë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale nuk heq dorë nga kërkesa për shqiptimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Ata kanë përsëritur kërkesën e tyre para Këshillit Penal, mes tjerash duke theksuar se kompania “Transmet” akoma po vazhdon të fitojë tenderë nga institucionet, andaj ekziston rreziku që vepra të përsëritet. “Prokuroria Speciale kërkon që të ndryshohet vendimi me të cilën është refuzuar kërkesa jonë për shqiptimin e masës së paraburgimin. Të mos pranohet garancia që është dhënë. Vlerësojmë se në këtë moment nuk ekziston ndonjë garanci e mjaftueshme që garanton se i dyshuari nuk do të ikë sërish”, tha prokurori special, Gavrill…

Lexo më Shumë