22 May Përfaqësuesit e partive politike me përjashtim të VMRO-DPMNE-sësërish sot realizuan një takim koordinues me krye-parlamentarin.Talat Xhaferi, por jo për caktimin e seancës për zgjedhjen e qeverisë apo të pikave tjera të pritshme si ato për zgjedhjet lokale apo anulimin e testimit ekstern. Sipas deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi në këtë mbledhje është diskutuar për formimin e komisioneve parlamentare të nevojshme për funksionimin e institucionit ligjvënës. Domethënë të gjitha punët shkojnë në mënyrë paralele, edhe formimi i Komisioneve edhe ndryshimi që do të duhet të bëhet në ligjin përkatës për sa i përket zgjedhjeve lokale dhe të…
Author: almakos
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë njoftoi se sot në vazhdim të Seancës së përgjithshme, do të shqyrtohet referati sipas pyetjes juridike “Se nëse dëshmitë të cilat janë përfituar në mënyrë joligjore mund të përdoren si dëshmi në procedurë gjyqësore”. Javën e kaluar kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski në takim me gazetarët tha se konsideron se bisedat e përgjuara ilegalisht nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi, por vetëm si indikacion për ekzistim të veprës penale. “Puna e PSP-së është që t’i analizojë bisedat dhe të sigurojë dëshmi konkrete që pastaj të mund t’i akuzojë personat e përgjuar për vepër…
22 May Mandatari për formimin e Qeverisë se re dhe njëkohësisht kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka arritur në selinë e LR-PDSh-së për tu ta kuar me kreun e kësaj partie Ziadin Sela. Vetëm pak çaste më parë në paraqitjen e parë para mediave pas ndodhive në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, Sela deklaroi se pa marr parasysh nëse do kenë apo jo poste ato do e përkrahin qeverinë e re.
22 May Fëmijët me nevoja të posaçme dhe prindërit e tyre sot i tërhoqën tendat e vendosura prej të shtunës përpara Kuvendit. Ata thonë se ky qëndrim tre ditor në tenda, nuk solli rezultatet e pritura, pasi asnjë nga politikanët nuk shkoi për t’i vizituar. Prindërit paralajmërojnë se deri sa të merren parasysh kërkesat e tyre ata do të protestojnë në forma të ndryshme. Një ditë më parë LSDM-ja përmes një komunikate, u zotua se pas formimit të Qeverisë së re nevojat e kësaj kategorie të personave do të plotësohen. Fëmijët tanë u rritën, nuk kemi kohë për të pritur.…
Drejtpëdrejt konferenca për shtyp e kreut të LR-PDSH-së Ziadin Sela Nai-post ni Alsat-M.TV noong Lunes, Mayo 22, 2017
Gjatë konferencës së sotme për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike, u fol edhe për rastin “Sopoti”. Më herët është përvjedhur një gabim i paqëllimshëm në një informacion tonin, se PSP ka hapur rast për Sopotin. Burime pranë PSP-së sqarojnë se nuk është hapur rast për Sopotin, sepse atë nuk e jep Prokuroria Themelore Publike, e cila poashtu nuk ia jep PSP-së as rastin “Telekom”, ku përmenden kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi. Mirëpo meqë bëhet fjalë për rast i cili sot e kësaj dite gjendet në gjykata, PSP ka zhvilluar hetime plotësues dhe…
Përveç deputetëve dhe koordinatorëve të grupeve parlamentare, në Kuvend kanë arritur edhe dy ministrat e BDI-së, ai i drejtësisë Valdet Xhaferi dhe ministri i ambientit Bashkim Ahmeti. Që të dy ju ikën gazetarëve dhe nuk u përgjigjën përse kanë ardhur në Kuvend dhe kush i ka ftuar. Jozyrtarisht deputetët po diskutojnë për ndryshimet në Kodin zgjedhorë dhe ligjin e pushtetit lokal me qëllim të zgjatjes së mandatit të kryetarëve të komunave. Por deputetët as nuk konfirmojnë dhe as nuk demantojnë këto informata. Disa prej tyre vetëm kanë pranuar se ka mbledhje koordinuese me Talat Xhaferin, por pa dhënë hollësi për…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1688007271240118/ Prokurorja Speciale Katica Janeva në konferencën për shtyp tha se për disa lëndë siç janë: Rasti Monstra, rastin”Mlladenov” , “Martin Neshkovski”, ende nuk janë hapur lëndë dhe nuk janë në procedurë paraqasëse. Ajo paralajmëroi hapjen e tre lëndëve të reja, të cilat kanë të bëjnë me shpëlarjen e parave. Rasti “Trevnik” ka të bëjë me ndërtimin pa leje të tre shtëpive, duke ndërtuar fillimisht shtëpitë, e duke marrë më pas lejet e ndërtimit. Rasti i dytë “Trajektorja”, ka të bëjë me 4 funksionarë qeveritarë të cilët kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën…
Sindikata e pavarur e policisë ka reaguar sot ndaj suspendimit nga puna të disa pjesëtarëve tëNjësisë për Intervenim të Shpejtë, e njohur si EBR, në lidhje me sulmin e 27 prillit në Kuvend. Nga kjo sindikatë pretendojnë se policët e suspenduar janë të pafajshëm dhe se në mënyrë ligjore do të vazhdojnë të kërkojnë sjelljen e drejtësisë. “Si sindikatëe pavarur i policisë kërkojmë urgjentisht të ndërpritet gjuetia ndaj të punësuarëve në polici të cilët janë në sulm dhe në periudhë prej 20 ditësh kanë marrë vendim për suspendim. Ajo që ndodhi më 27 prillështë ditë që do të analizhet shumë…
Misioni i krijimit të një gjyqësori të pavarur nuk është i pamundur. Është vetëm çështja se si do të arrihet ky qëllim. Kështu vlerëson Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë. Nikollovska thotë se duhet një rivlerësim masiv i gjykatësve për njohuritë e tyre, dhe pse jo edhe e prokurorëve dhe disa avokatëve, në mënyrë që vetëm ata që e meritojnë dhe kanë dije për punën që e bëjnë, të vendosen në sistemin gjyqësor dhe prokurorial. “Sigurisht që duhet të bëhet rivlerësim i gjykatësve dhe…
Në disa pjesë të malit Jablanicë bëhet masovike e druve. Ekipi i Alsat M në vendngjarje ka vërtetuar pohimet e banorëve të fshatit Frangovë. “Ekipi i Alsat M ndodhet në lartësi mbidetare prej 1200 metra. Këtë që e shihni prapa meje është vetëm një pjesë e masakrës që me vite po ndodhë në Jablanicë. Banorët me të drejtë reagojnë dhe kërkojnë që institucionet e shtetit të gjejnë zgjidhje për këtë problem serioz”. Banorët kanë frikë se mund të ndodhë rrëshqitja e dheut Kamera e Alsat regjistroi edhe punëtorë nga Shqipëria duke punuar në pyll. Ata punë e bëjnë me mëditje…
Dyer që nuk mbyllen, xhama të thyer dhe mungesë preparatesh higjienike, këto janë kushtet e shkollës fillore periferike, “Naim Frashëri” të fshatit Senakos. Përgjegjësi i Shkollës, që njëkohësisht është edhe arsimtar, thotë se shkolla e Senakosit është lënë tërësisht pas dore, si nga shkolla qendrore, po ashtu edhe nga komuna e Vrapçishtit. Kemi pasur pengesa, kemi kërkuar ndihmë prej shkollës qendrore, por kemi hasur në vesh të shurdhër dhe morëm iniciativë vet për meremetimin e dyerve. Nuk mbyllen këta, shpresojmë të rregullohet dhe presim ndihmë prej shkollës qendrore dhe prej komunës – deklaroi Rami Ismaili, përgjegjësi i shkollës. Drejtori i…

