Author: almakos

Ish-drejtori shumëvjeçar i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma, lë hapësirë për dyshime në analizat mjekoligjore në rastin “Monstra”, në aksidentin e gazetarit “Nikolla Mlladenov”, në rastin e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale “Kosta Krpaç”, dhe shumë raste të tjera të ndjeshme për opinionin. Në një intervistë për portalin “NOVATV”, Duma thekson se natyra konspirative e këtyre lëndëve që është krijuar në opinionin, mund të shoshitet vetëm me hetime më të thella që u takojnë ekpertëve mjeko-ligjor profesional. Siç thotë Duma, gjithmonë ka një anë të errët të çdo rasti. “Këto janë punë të ndjeshme, me shumë kurthe, të panjohura.. me…

Lexo më Shumë

Sistemi i shkollave shqipe në zonat e paurbanizuara, jo vetëm që ndikon negativisht në psikologjinë e  nxënësve, por edhe ndikon dukshëm në fazat e zhvillimit të personalitetit të nxënësve. Kështu vlerëson sociologu, Ali Pajaziti, sipas të cilit një fëmijëi cili rritet dhe shkollohet në një hapësirë ku nuk sheh teatër, bibliotekë kombëtare apo muze, nuk mund që të arrijë nivelin e pritur prej tij. Dhe të ardhmen, siç thekson ai, kur do të kalojë në studimet universitare do të ballafaqohet me mangësi  nga mos kontaktimi me vlerat që i prodhon qyteti dhe hapësirat urbane. “Kjo është një politikë e mbrapshtë…

Lexo më Shumë

Pak ditë para mbarimit të mandatit, kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka shfrytëzuar mundësinë për të shpallur një mori tenderësh në vlerë prej qindra mijëra eurosh. Më 6 prill është kontraktuar tendershtesë i paplanifikuar për ndërtimin e Sheshit “Skenderbeu” në vlerë prej afro 300 mijë eurosh. Siç shkruan në tenderin e publikuar në Byronë për Furnizime Publike, marrëveshja është destinuar për ndërtimin e shetitores mbi kompleksin e dyqaneve. Tenderin e ka fituar kompania “BAUER”-BG, e cila ka pasur afat deri më 26 prill që të përfundojë punimet. Por, Izet Mexhiti nuk është ndalur me kaq. Më 2 maj, Mexhiti i…

Lexo më Shumë

Po kalon dita e katërt nga afati i paraparë kushtetues prej 20 ditëve, në kuadër të të cilave mandatari Zoran Zaev duhet të formojë Qeverinë e re dhe Parlamentit t’i dorëzojë programin dhe përbërjen e ekzekutivit të ri të Republikës së Maqedonisë. Pas takimeve të para iniciuese mes partive për formimin e Qeverisë së re, për sot nuk janë parashikuar takime të reja. LSDM-ja po zhvillon diskutime brendapartiake rreth bisedimeve të deritanishme me partitë shqiptare, BDI dhe Lëvizja Besa. “Do të ketë konsultime në kuadër të partisë për bisedimet e deritanishme, tani për tani nuk janë caktuar takime”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Refuzohet ankesa e dytë e Prokurorisë Speciale me të cilën kërkon që Sead Koçanit t’i shqiptohet paraburgim e jo t’i merret vetëm pasaporta dhe garancia prej 1 milion eurosh. Për Specialen kjo nuk është garanci se ai përsëri nuk do të ikë ose nuk do të ndikojë në dëshmitarët dhe provat duke u bazuar në arratinë e tij prej më shumë se dy muajsh. Por, Gjykata Themelore është në një vijë me Gjykatën Supreme të Jovo Vangellovskit me vlerësimin se Koçan nuk rrezikohet të ikë. Kështu që derisa të vijojë procesi kundër tij, Koçan do të mbetet në liri. Ky…

Lexo më Shumë

Në operacionin në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë janë konfiskuar 423 kilogram heroinë ndërsa është arrestuar një person, raporton Anadolu Agency (AA). Prokurori bullgar Sotir Tzatzarov gjatë një konference për media të mbajtur në qytetin Vidin tha se droga ndodhej në kamionin me targa regjistrimi të Bullgarisë i cili u përpoq të largohet nga vendi dhe të transportojë drogën në Holandë. Sipas zyrtarëve, dokumentet tregojnë se kamioni transportonte 23 ton pllaka qeramike në Holandë, dhe se blerësi është një kompani holandeze që operon në sektorin e ushqimit, e cila ka ngjallur dyshime. Në kamion u gjetën 423 kilogram dhe 222…

Lexo më Shumë

< Punët për ndërtimin e teatrit shqiptar në Shkup zhvillohen me ritëm shumë të ngadalshëm kurse menaxhmenti i tij thotë se për këtë vit ka nevojë edhe për mjete tjera financiare që projekti të finalizohet. Drejtori i teatrit Adem Karaga vlerëson se mjetet financiare që  janë ndarë për vitin 2017 dhe që janë rreth 100 milion denarë  do të jetë të mjaftueshme deri në fund të muajt qershor dhe me pas do të duhet që me rishikim të buxhetit të ndahen mjete shtesë. Këto mjete që janë ndarë për këtë vit që janë 100 milion denarë mendoj se deri në…

Lexo më Shumë

Maqedonia është shënjestra i një gare mes Moskës dhe Uashingtonit ku pas formimit të Qeverisë së re, pritet të fitojë perëndimi, vlerëson ish ambasadori Nano Ruzhin. Sipas tij, Rusisë i dhemb fakti se Qeveria e deritanishme pro-ruse po zëvendësohet me një Qeveri që mbështet idetë pro-evropiane. Jorastësisht, sipas Ruzhinit edhe zëvendës sekretari amerikan i shtetit amerikan, Hojt Brajan Ji, së fundi foli për rrezikun nga interesi i shtuar i Moskës për rajonin. Territori i Republikës së Maqedonisë në këtë moment është një interes gjeo-ekonomik, gjeo-politik dhe gjeo-strategjik, në të cilën Rusia para së gjithash dëshiron të merr pjesë të caktuar.…

Lexo më Shumë

21 May Vendimi i Këshillit penal të mos e pranojë ankesën e Speciales me çka Sead Koçan do të mbrohet në liri, është vetëm edhe një shembull për standarde të dyfishta të gjyqësisë, thotë për Alsat M, avokati Zvonko Davidoviq. Sipas tij, ligji jep mundësi të mos përcaktohet masa e paraburgimit, por në rastin konkret nuk janë respektuar rrethanat dhe drejtësia.  E para, asnjëherë nuk ka ndodhur dikujt  që ka qenë në arrati për të mos përfundojë në paraburgim,  t’i hiqet paraburgimi. E dyta, kjo do të zgjasë kohë të gjatë dhe kjo ishte përgatitur. Njerëzit që i ndjekin lëndët…

Lexo më Shumë

Ekspertët e sigurisë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Qeveria e re e Maqedonisë duhet të angazhohet në kthimin e vendit në binarë të sigurt të ecjes drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Në të kundërtën, qarqe të caktuara kriminale në vend, për të shpëtuar nga dhënia e përgjegjësisë, do të synojnë t’i hapin gjithnjë e më shumë shteg ndikimit rus. Këto komente vijnë pas qëndrimit të fundit të shprehur nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan, duke e…

Lexo më Shumë

21 May Pavarësisht të ftohtit dhe reshjeve të shiut, fëmijët me nevoja të posaçme dhe prindërit e tyre të kaluan natën në tendat e vendosura para Kuvendit. Ata thonë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për të përmirësuar jetën fëmijëve. Sipas tyre, përpos disa shoqatave joqeveritare, asnjë nga politikanët nuk i ka vizituar.  “Nuk kishim asnjë vizitë nga politikanët deri më tani, asnjë nuk ka qenë tek ne. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat tona. Çdo muaj më datën 20 deri sa të formohet qeveria do dalim këtu do qëndrojmë dy net…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Speciale Publike, kanë bërë të ditur se nesër me fillim në ora 12:00 do të ketë konferencë për shtyp, ku pritet të shpalosen dyshimet të reja në lidhje me krimin dhe korrupsionin që buron nga bisedat e përgjuara, njofton SHENJA. Në njoftimin e Speciale, nuk specifikohet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë. Deri më tani, PSP ka hapur një numër të madh të lëndëve ku mes tjerash, të dyshuar për vepra të ndryshme penale janë Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Sead Koçan e të tjerë. /SHENJA/

Lexo më Shumë