20 May Deponia në hyrjen e qytetit në Tetovë mbetet problem shqetësues për banorët. Premtimi i autoriteteve për transferimin e saj në pikën e re të ngarkim shkarkimit, jo vetëm që nuk është realizuar, por e njëjta vazhdon edhe më tej të mbushet dhe të zgjerohet. Përgjegjësi për higjienë i Ndërmarrjes publike komunale, në prononcimin e tij dhënë para një muaji, tha se në fillim të majit, pika e re do të vihet në funksion. Jemi në pjesën finale të rrumbullakimit të stacionit të ngarkim shkarkimit, besoj që kah fundi i muajit apo filli i muajit maj kjo punë do…
Author: almakos
Presidenti Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës së tij në Jordani dhe pjesëmarrjen në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, në Aman realizoi takim me Uiliam Lejsi Suing, drejtor i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për migrim. Të dy bashkëbiseduesit, kanë këmbyer mendime për bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë dhe IOMit. Në takim presidenti Ivanov ka shprehur gatishmëri për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në aktivitetet e ardhshme të IOMit dhe vazhdim të bashkëpunimit në pajtueshmëri me nevojat e shtetit. Me ftesë të Republikës së Maqedonisë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për emigrim do ta vizitojë…
20 May Komuna e Velesit thuajse ka shuar shpresat për ndërtimin e shkollës në fshatin Kllukovec të kësaj komune. Kryetari i Velesit Sllavço Çadiev si herët e kaluara tha se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe dokumentacioni është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, por nga kjo e fundit kategorikisht hedhin poshtë mohimet e Çadievit. Institucioni i vetëm që për momentin shfaq interes për zgjidhjen e këtij problemi është Ambasada për të drejtat e fëmijëve “Megjashi”, përfaqësuesit e të cilëve vizituan shkollën periferike “Vasill Gllavinov” dhe realizuan takim me prindërit. E jona është t’i nxisim të funksionojnë institucionet në mënyrën e…
20 May Largimi i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe kërkesa e tij për shfrytëzimin e pushimit vjetorë, pengon emërimin e mundshëm të drejtorit të ri në këtë byro. Ekspertët konsiderojnë se derisa Çavkov të jetë në pushim vjetorë, Qeveria e re nuk do të mund të emëroj drejtor tjetër, sepse nuk ka kush pranon vendimin për shkarkim. Ish eprori i policisë Ljubomir Gjurçeski vlerëson se përderisa ka pasur një kërkesë për shkarkimin e Çavkovit, atij nuk është dashur t’i mundësohet pushimi vjetor. Ikja e Çavkovit në pushim vjetorë do të pengojë Qeverinë e re për të…
Sot ka mbajtur mbledhje Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, ku është diskutuar për parimet bazë të bashkëqeverisjes me LSDM-në. Në këtë takim është ngritur edhe një komision i veçantë, i cili prej sot i fillon bisedimet zyrtare me mandatarin e ri. Drejtues ose koordinator i këtij komisioni është caktuar të jetë Dr. Arben Labënishti, nënkryetar i Lëvizjes Besa. Në frymë të premtimit për transparencë me votuesin shqiptar, Kryesia Qendrore e BESËS e informon anëtarësinë e saj, por edhe opinionin në përgjithësi, se do të mbetet e përkushtuar në programin zgjedhor, me të cilin edhe garoi dhe mori besimin e qytetarëve…
Përgjegjësi komanduese dhe hetim të drejtë dhe të veçantë kërkoi sot në konferencën për shtyp kryetari i Sindikata policore të Maqedonisë Aco Antovski për suspendimet më të reja të nëpunësve policorë lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. “Apelojmë deri te Ministria e Punëve të Brendshme që kompetencat e saj t’i kryejë në esencë dhe të drejtë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, madje duke pasur kujdes në të gjithë karakteristikat e veçanta të secilit rast në veçanti, posaçërisht se nëse kolegë të veçantë të cilët kanë qenë vetëm ose në numër të…
20 May Qeveria e re të formohet sa më parë dhe të punojë për kthimin e besimit të qytetarëve te institucionet. Sipas ish politikanit, Imer Selmani partitë shqiptare duhet t’i shmangin imtësirat dhe bashkë me LSDM-në të krijojnë një qeveri të fuqishme, kundrejt opozitës poashtu të fuqishme. Do të ishte shumë e preferueshme që deri në fund të javës së ardhshme të kemi propozim para deputetëve për miratim të qeverisë dhe para mbarimit të muajit ministrat të ulen të marrin në duart e veta dhe të fillojmë t’i shohim frytet e qeverisjes së re. Më e dobishmja për qytetarët e…
LSDM dhe Lëvizja BESA do të vazhdojnë sot takimet në kuadër të mundësive për përfshirje në një koalicion qeveritar, njofton SHENJA. Takimi i sotëm do të zhvillohet në nivel të komisioneve, ndërsa pritet të mbahet rreth orës 16:00. Ndryshe, Lëvizja BESA është njëra nga partitë politike që kanë ofruar nënshkrimet e deputetëve të tyre në mënyrë që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të merr mandatin nga presidenti Ivanov. Menjëherë pasi morri mandatin, Zaev zhvilloi një takim me liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, për të shqyrtuar përfshirjen e mundshme të Lëvizjes BESA në Qeverinë e re.
Një person i panjohur mbrëmë duke u kërcënuar me thikë, ka kryer një plaçkitje në një barnatore në lagjen Radishan të Shkupit, njofton SHENJA. Siç informon Ministria e Brendshme, mbrëmë në 21:05, një e punësuar në barnatoren në lagjen Radishan ka raportuar se një person i panjohur dhe i maskuar ka kryer plaçkitjen. Personi ka kërcënuar me thikë të punësuarën, duka ia marrë qarkullimin ditor, ndërsa më pas ka ikur në drejtim të panjohur. Nga MPB njoftojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.
Prokuroria Speciale Publike nuk tërhiqet nga kërkesa që afaristit Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust”, t’i caktohet masa e paraburgimit. Gjatë seancës së sotme prokurori i PSP-së Gabriel Bubevski tha se garancia financiare që biznesmeni i ofroi Gjykatës nuk është dëshmi e mjaftueshme se ai nuk do e përsërisë veprën. Nga ana tjetër pala mbrojtëse thotë se garancia financiare me vlerë prej afër 1 milion eurosh të cilën e ofroi Sead Koçan, është legjitime dhe është praktikë në të gjitha vendet demokratike. Sipas avokatit të Sead Koçan, Nikolla Dodevski, PSP nuk ka arsye pse të insistojë për paraburgim përderisa…
Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër 11 nëpunësve policorë nga SPB – Shkup dhe kundër katër pjesëtarëve të Njësitit për sistemim të shpejtë vendosi procedurë disiplinore dhe u ka dhënë vendime për largim të përkohshëm nga vendet e punës, ndërsa një eprori të lartë në Ministri i është dhënë vendim për largim të përkohshëm nga vendi i punës. Vendimet, siç njoftuan nga MPB-ja, janë sjellë lidhur me ngjarjet e pakëndshme që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti. Në bazë të materialit të…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në konferencën për shtyp që organizoi sot, përgëzoi Zoran Zaev për marrjen e mandatit për të formuar Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. OEMVP është e bindur se nën udhëheqjen vendimtare të qeverisë së re do të zgjidhen sfidat që janë para si dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve, si një nxitje shtesë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët, i cili do të kontribuojë për një qasje konstruktive në forcimin e demokracisë në vend, dialogut politik dhe zgjidhjen e çështjeve kryesore të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Lidhur me ngjarjet…

