Një gazetë serbe i bëri thirrje ambasadorit amerikan në Beograd të kërkojë falje dhe tha se do ta padisë atë nëse nuk i tërheq fjalët. Ambasadori Kyle Scott e ka quajtur “plehër” gazetën Informer dhe e ka akuzuar atë për publikim të gënjeshtrave. “Ambasadori, pa asnjë arsye dhe provokim, ka fyer gazetën në mënyrën më vulgrare”, thuhet në një dekaratë të Informer-it. Në të njëjtën thuhet se gazeta do ta padisë ambasadorin edhe në Serbi, edhe në SHBA nëse nuk kërkon falje. Scott i ka bërë komentet e tij më 18 maj, pasi është pyetur nga një gazetar i Informer-i…
Author: almakos
19 May Takimi i parë mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti, pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë, përfundoi pa detaje për mediat mbi çështjet që janë vënë në tavolinë. Në komunikatën e përbashkët të partive thuhet se janë diskutuar vetëm principet e bashkëpunimit. “Temë e takimit ishin principet e bashkëpunimit, Qeveria reformuese dhe integrimet në BE dhe NATO. Në periudhën e ardhshme do të intensifikohet dinamike dhe bisedimet mes dy partive, përfshirë edhe me partitë që dhanë mbështetje për formimin e Qeverisë së re pas të cilave do të kalohet në zgjidhje…
19 May Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) Mitko Çavkov nuk ka pritur vendimin për shkarkimin e tij që ishte në procedurë qeveritare, por ka vendosur që vetë të largohet nga Drejtoria. Çavkov, sic mëson Alsat nga burime të sigurta ka marrë pushim vjetor, ndërkohë që ka kërkuar të ndërpritet kontratën e tij të punës, e cila përfundonte nga fundi i korrikut me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Çavkov përveç që ka ndërprerë marrëdhënien e punës mësohet se ka mbledhur të gjitha gjërat personale nga zyra e tij. Çavkov përveç që ishte drejtor i Byrosë për Siguri…
Adrian Azizi u përzgjodh si nxënës gjenerate në shkollën e mesme Zef Lush Marku. Vendimi i mor nga një këshill i përbërë nga profesor të kësaj shkolle, të cilët përzgjodhën nxënësit më të mirë në lëndë të ndryshme si dhe bënë përzgjedhjen e nxënësve më të dalluar në çdo klasë. ‘Këshilli i profesorëve ka bërë përzgjedhjen e disa nxënësve të dalluar dhe për ta do të ndaj mirënjohje”, deklaroi një nxënës. Drejtori i kësaj shkolle, Faruk Zeqiri, tha se nxënësit nuk kishin gabuar që kishin përzgjedhur pikërisht këtë shkollë për të marrë hapat e duhura në jetë. ”Më besoni që…
Shenasi Memedi është dëshmitari I vetëm I cili do të sqarojë ngjarjet para dhe gjatë luftimeve në Kumanovë. Gjykatësja refuzoi propozimet për dëshmitë e Ali Ahmetit, Musa Xhaferit, Nikolla Gruevskit, Zoran Zaevit, Sasho Mijallkovit. Nuk u pranuan as dëshmitë e një sërë zyrtarësh të BDI-së dhe VMRO DPMNE-së si Bekir Asani, Ejup Alimi, Sadulla Duraku, Artan Grubi, Gordana Jankullovska, Mitko Çavkov, Zimri Qamili, Besim Dehari etj, që në total përbënin më shumë se 20 emra të propozuar. Prokurorja Villma Ruskovska dhe Gjykatësja Verka Petrovska kishin arsyetimet thuajse të njëjta për shkaqet e refuzimit. Ata këmbëngulin se dëshmitarët është dashur të…
Me vetëm 7 vite burg u dënua Bajram Limani, vrasësi i Komandant Shqiponjës, pasi gjykata vlerësoi se vrasja ka qenë vrasje çasti. Ndërsa Amir Latifi i cili plagosi dy shokët e “Shqiponjës” Gani Demirin dhe Shefki Rexhepin u dënua me vetëm 3 muaj burg, pasi edhe për të gjykata vlerësoi se ka plagosur vetëm njërin prej shokëve të Shqiponjës, raporton SHENJA. Familjarët të shokuar nga ky vendim mezi pranuan të flasin pasi sipas tyre, sot Shqiponja u vra për të dytën herë. “Vendimi i sotëm ‘Shqiponjën’ e vrau për së dyti. Ne e kemi pritur që gjykata është e partizuar…
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian do të vazhdoj të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj të integrimeve evropiane. E pyetur nga gazetarët për krizën politike në Maqedoni, nëse është mrekulli që Maqedonia dhe Shqipëria në të njejtën kohë, me dhënien e mandatit për formim të Qeverisë nga ana e presidentit Ivanonv dhe shtyerjen e zgjedhjeve në Shqipëri, dolën nga kriza e thellë politike, Kocijançiq është përgjigjur se ajo është rezultat I punës dhe I përkushtimit të fortë. “Nuk jam e sigurt se atë do ta quaj mrekulli por, rezultat i punës së fortë…
Nga LSDM nëpërmjet një komunikate për media kanë njoftuar mbi takimin që u zhvillua sot në mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Në komunikatë thuhet se në takim është biseduar për principet e bashkëpunimit, qeveria reformuese dhe integrimet në BE dhe NATO, përcjell SHENJA. “Në periudhën e ardhshme do të intensifikohet dinamika e bisedimeve mes dy partive, përfshirë edhe me partitë që dhanë përkrahje për përbërjen e re të Qeverisë së Maqedonisë, dhe më pas do të kalohet në zgjidhje konkrete për ndarjen e ministrive”, kanë thënë nga LSDM.
19 May Qeveria në largim ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup në vlerë prej 72 milion euro. Ceremonia përfundoi për kohë të shkurtër, gjë që nuk ishte dukuri gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve të këtilla në të kaluarën. Në sallën solemne në Qeverinë e Maqedonisë përveç kryeministri teknik Emil Dimitriev ishte edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Pas nënshkrimit, Todorov nuk lejoi pyetje të gazetarëve. Por, gjatë tentimit që t’u ikë kamerave, megjithatë ai dha përgjigje. Gazetari: Në çfarë cilësie e firmosët? “Si zv/kryeministër dhe ministër i Shëndetësisë”, u përgjigj Nikolla Todorov, zv/kryeministër në qeverinë teknike.…
19 May Edhe tre vjen nga vandalizmi në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, banorët e dëmtuar nuk kanë marr kompensimin e premtuar për pronat e djegura që pasoi një protestë të banorë si shprehje e pakënaqësisë ndaj vrasjes së maturantit Angell Petkovski nga bashkëmoshatari i tij Naser Eshtrefi i dënuar me 15 vjet heqje lirie. Pronarët e lokave të shkatërruara thonë se që nga viti 2014 janë duke u endur në kërkim të drejtësisë por ende pa asnjë epilog gjyqësor ndërsa për këtë fajësojnë edhe politikën e cila siç thonë gjithmonë ka mbrojtur krimin kundër shqiptarëve. Gjithmonë në Gjorçe kur…
19 May Shkollat fillore dhe të mesme kanë bërë përgatitjet e fundit për realizimin e testimit ekstern që duhet të mbahet javën e parë të muajit qershor. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë grupi parlamentar i LSDM-së dërgoi në Kuvend nismën për ndryshime në Ligjin për Arsim Fillor dhe të Mesëm e në të cilën parashihet shfuqizimi i testimit ekstern. Drejtorët e shkollave thonë se janë të obliguar të respektojnë ligjin ekzistues derisa nuk bëhen ndryshime nga Qeveria e re. Nxënësit dhe arsimtarët më tepër shpresojnë se Qeveria do ta shfuqizoj ligjin për testimin ekstern dhe nuk do të mbahet…
19 May Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq ka theksuar se zgjidhja e krizës së stërzgjatur politike në Maqedoni është rezultat i punës së fuqishme dhe vullnetit politik. Sipas saj rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe për këtë qëllim BE-ja është e përkushtuar fuqishëm. Kocijanciq tha se BE-ja do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet e rajonit përfshi këtu edhe Maqedoninë dhe për këtë qëllim përfaqësuesja e lartë e Unionit Federika Mogerini i ka ftuar kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale në Bruksel, e cila do të mbahet në 24 maj.…

