19 May
Qeveria në largim ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup në vlerë prej 72 milion euro. Ceremonia përfundoi për kohë të shkurtër, gjë që nuk ishte dukuri gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve të këtilla në të kaluarën. Në sallën solemne në Qeverinë e Maqedonisë përveç kryeministri teknik Emil Dimitriev ishte edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Pas nënshkrimit, Todorov nuk lejoi pyetje të gazetarëve. Por, gjatë tentimit që t’u ikë kamerave, megjithatë ai dha përgjigje.
Gazetari: Në çfarë cilësie e firmosët?
“Si zv/kryeministër dhe ministër i Shëndetësisë”, u përgjigj Nikolla Todorov, zv/kryeministër në qeverinë teknike.
Për një pjesë të profesorëve të së drejtës kushtetuese, kjo firmosje është kontestuese. Sipas tyre, Todorov nuk është dashur ta nënshkruaj marrëveshjen.
Nga aspekti i praktikave të mira, ai ka mundur të pres. Kjo është vulgare, ndërsa nga aspekti i pastër ligjor pak është kontrovers sepse njëkohësisht është edhe deputet edhe ministër. Ndryshe procedura është e përfunduar dhe operatorët maqedonas që duhet të ndërtojnë janë zgjedhur, është zgjedhur ofertuesi, ai tani vetëm e nënshkruan marrëveshjen. Nëse dikush dëshiron ta kontestojë ligjshmërinë, mund ta bëjë edhe në këtë rast – deklaroi profesori Dragan Gocevski.
Todorov në ceremoni tentoi të sqarojë se përse ka firmosur.
Disa njerëz duan që diçka të ndodhë, të tjerë dëshirojnë kjo të ndodhte. Por, njerëzit e vërtetë bëjnë që kjo me të vërtetë të ndodhë. Për këtë projekt unë dhe ekipi im punonim shumë dhe me përkushtim. Gjatë tërë kohës e kishim mbështetjen e plotë nga Qeveria dhe kryeministri, por ky projekt nuk është projekti ynë por është projekt kombëtar, projekt i Maqedonisë. Shëndeti nuk njeh përkatësi politike, etnike, e kështu me radhë dhe për këtë është e rëndësishme që të realizohet tërësisht dhe në kohë – tha Todorov.
Megjithatë Todorov nuk e ftoi mandatarin e ri Zoran Zaev në firmosje, edhe pse ai duhet ta realizojë projektin nëse e formon qeverinë. Përveç ministrit të Shëndetësisë në largim, kamerave iu iku edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, por edhe investitori.
Qendrën e re Klinike do ta ndërtojë konzorciumi “Beton dhe Granit” së bashku me kompaninë italiane Inso Sistemi. Afati i fundit për ndërtim është 45 muaj. Inso Sistemi në periudhën e kaluar në opinion u bë i njohur se në kundërshtim me kushtet e tenderit është zgjedhur për ndërtimin e qendrës klinike “Nënë Tereza”. Nga LSDM paralajmëruan se do të revidohen të gjitha projektet e qeverisë teknike.
Verica Pavlloska